TIRANE- Qeveria ka parash ikuar të shtojë në skemën e ndihmës ekonomike 4 mijë familje gjatë vitit 2017. Zgjerimi i numrit të familjeve që do të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike, nga 79 mijë familje të trajtuara në 2016 në rreth 83 mijë familje përgjatë 2017. Kjo rritje vjen si rezultat i shtrirjes së sistemit të menaxhimit të informacionit dhe përdorimit të formulës së pikëzuar në të gjithë vendin për targetimin më të mirë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Do të trajtohen rreth 164,734 persona me PAK, nga 164,000 persona që po trajtohen në vitin 2016. Rritja e lehtë vjen si rezultat i zbatimit të reformës mbi sistemin e ri të vlerësimit të aftësisë të kufizuar bazuar në Modelin Social. Garantimi i standardeve të shërbimeve sipas kuotave të përcaktuara me ligj (ushqim, veshmbathje, aktivitetet integruese, kushte materiale dhe infrastrukturën e nevojshme) për 1,094 klientët rezidencialë e ditorë të 28 institucioneve të përkujdesit shoqëror, në të cilat trajtohen fëmijët jetim, të moshuar të braktisur, viktima të trafikimit, si dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe viktima të dhunës në familje”-thuhet në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Në Programet e Nxitjes së Punësimit do të marrin pjesë rreth 6 mijë punëkërkues të papunë dhe do të trajtohen me pagesë papunësie rreth 6 mijë persona në vit.

Nga trajnimet e formimit profesional do të përfitojnë rreth 16.200 persona dhe për punëkërkuesit e papunë, do të kryhen rreth 16.700 ndërmjetësime për punë. Rritja e aksesit dhe cilësisë së ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional: 25% më shumë pjesëmarrës në sistem se viti 2016 dhe 8 Shkolla të AMP të ndërtuara/rikonstruktuara dhe të kompletuara me bazë prodhuese dhe pajisjet e nevojshme janë prioritet i qeverisë për vitin e ardhshëm.
(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: