Sezoni i ri televiziv duket se do ta gjejë moderatoren dhe këngëtaren Orinda Huta me një projekt të ri. “Surpriza SD” quhet emisioni i ri, i cili pritet të nisë gjatë këtij sezoni televiziv në platformën “Tring”. Këtë lajm vetë Huta e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” ku ka paralajmëruar nisjen e këtij programi nën regjinë e Altin Agos. Ky do të jetë një program i veçantë që do të ketë fokus personat me sindromën Down dhe realizimin e ëndrrave të tyre. Mesa duket Orinda do të vijë këtë herë me një program ndryshe, i cili jo vetëm do të bëjë më të bukur jetën e këtyre personave, por që ka për qëllim të informojë publikun edhe më tepër për personat me sindromën Down.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: