NGA: ORNELA MANJANI*
Skadon afati për kundërshtimin e ven dimit të vlerësimit të pronës për dosjet e administruara nga Agjencia e Trajnimit të Pronave në vitet 1993-1994. Për pronarët që janë njohur me regjistrin e vendimeve të cilët kanë njohur të drejtën për kompensim dhe vlerësimin e vendimeve të viteve 1993 dhe 1994 në fund të muajit maj dhe të gjithë ata që nuk kanë apeluar vendimin mbetet në fuqi vendimi i caktuar nga ATP-ja. Agjencia e Trajtimit të Pronave në zbatim të ligjit nr.133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” për vitet 1993 dhe 1994.

Në total për këto dy vite janë identifikuar 385 vendime të vitit 1993 dhe 3364 vendime të vitit 1994. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuar, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentacion apo vlerësimin përkatës janë publikuar në faqen zyrtare të ATP-së. Ndërkohë subjektet e interesuara që evidentojnë të meta apo pasaktësi në këtë regjistër mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

VENDIMET DHE PAGESAT
Vlerësimi ekonomik i vendimeve për kompensim ka filluar me hyrjen e ligjit në fuqi dhe përfundon në një afat 3-vjeçar. Ndërsa vendimmarrja apo procesi i shqyrtimit të njohjes së pronësisë dhe i vendimmarrjes përkatëse për trajtimin e kërkesave të patrajtuara deri tani për njohje pronësie zgjatet edhe ky brenda një afati 3-vjeçar. Ndërkohë që, shpërndarja e fondit të kompensimit, i cili përbëhet nga fondi financiar dhe i tokës, realizohet në krye të 10 viteve të ardhshme, pra nga sot e 10 vitet në vijim fillon shpërndarja e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e të gjitha vendimeve të deritanishme të dhëna për kompensim ndaj pronarëve.

LLOGARITJA
ATP do ti japë përparësi kompensimit të truallit. Kompensimi për ish-pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50 sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.133/2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave thotë se subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim financiar.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb