Nje shofer limuzine nga Bergen Counti (ose Konteja Bergen) ka pranuar se ka kaluar (ose perqendruar) 80 mije dollare nga kryetari i Partise Socialiste ne Shqiperi tek fushata e rizgjedhjes se Presidentit Barak Obama.

“New Jersey 101.5” shkruan se shtetasi Bilal Shehu, një 48 vjeçar shtetas amerikan u deklarua fajtor të mërkurën pasi ka dhënë me vetëdije donacione dhe kontribute të huaja për fushatën e presidentit amerikan.

Ai rrezikon të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë USD gjobë, ndërkohë që vendimi do të jepet në 5 tetor. Prokurorët federalë thonë se Shehu në vitin 2012 bleu bileta për mbledhje fondesh në fushatë në emër të tij dhe të gruas së tij në San Francisco.

Megjithatë Shehu tregoi se ka shkuar në takim me Edi Ramën, i cili është tani kryeministër i një vendi në Europën Juglindore, shkruan media amerikane.
Edhe pse Rama ka mohuar se ka marrë pjesë në takimin e fushatës, ai arriti të shkëpusë një foto me Presidentin Obama i cili shfaqet duke qeshur.
Rama e përdori këtë foto në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Ai e postoi fotografinë edhe në faqen e tij në Facebook.

Një vit më vonë, në 2013, partia e tij fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe ai u bë kryeministër i vendit.

Avokati i Shtetit Paul Fisherman tha se komisioni i fushatës së Obamës nuk u akuzua për shkelje ligji dhe bashkëpunoi plotësisht në hetim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: