TIRANE – Mungesa e kujdesit në ruajtjen e ushqimeve, gatimi i gabuar, apo diçka tjetër, mund të na çojë në helmim nga ushqimet. Por, ekzistojnë disa mënyra që ju ndihmojnë të shmangni këtë problem, që në ndonjë rast mund të rezultojë edhe me pasoja realisht të rënda.
LANI DUART
Lani duart para dhe gjatë gatimit dhe të ngrënit dhe duhet t’i lani mirë. Nëse nuk mundeni, përdorni xhel dezinfektues, ose letra të lagura patjetër.
SHMANGI KUZHINËN NËSE KENI GASTROENTERIT
Nëse vuani nga gastroenterit mos u merrni me gatimin dhe kujdesuni për larjen e mirë të duarve.
RUAJINI GATIMET NË FRIGORIFER
Mos i konsumoni ushqimet që keni gatuar më shumë se 2 orë para, nëse i keni lënë në temperaturë ambienti. Gjithmonë duhet t’i mbani ato në frigorifer.
PASTRONI FRIGORIFERIN
Nëse ju pikon diçka nga ushqimet në frigorifer, pastrojeni menjëherë vendin. Herë pas here pastrojeni edhe në tërësi të gjithë frigoriferin.
VERIFIKONI TEMPERATURËN E FRIGORIFERIT
Në zonën me të ftohtë, temperatura duhet të jetë ndërmjet 0 dhe +4ºC. Shihni edhe që dera të mbyllet mirë.
PËRDORNI PLLAKË DRURI PËR TË PRERË USHQIMET
Zgjidhni një pllakë druri për të prerë mishin dhe peshkun, një tjetër për produktet e ziera dhe perimet. Druri është me higjenik se materialet plastike.
KONSUMOJINI MENJËHERË PRODUKTET QË NUK REZISTOJNË GJATË
Disa gatime dhe ëmbëlsira nuk mund të rezistojnë më shumë se 3 ditë, kështu që nëse nuk doni të helmoheni, konsumojini ato sa më parë.
MISHIN E GRIRË GATUAJENI MIRË
Për t’u mbrojtur nga agjentët patogjenë, mirë është që mishi i grirë të gatuhet sa më mirë. Mos e lini gjysmë të pjekur, sepse mund të helmoheni.
KUJDES ME USHQIMET “E GJALLA”
Konsumimi i mishit “të gjallë”, peshkut krudo, apo produkteve të qumështit të pagatuara më parë nuk këshillohen, sidomos për fëmijët, shtatzënat dhe ata me imunitet të dobët. BIBERONËT MBAJINI NË VENDE TË FRESKËTA Ushqimetdhebiberonëtefëmijëveduankujdestëveçantë. Mirë është që ato t’i mbani në vende të freskëta, deri në +4ºC për të shmangur problemet.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb