NGA: ERMELINDA HOXHAJ
Studentët në univer sitetet publike duhet të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit për këtë vit akademik që po ndjekin. Universitetet kanë përcaktuar afate të ndryshme për datën e fundit kur duhet ta bëjnë pagesën, por përgjithësisht është pak ditë para nisjes së sezonit të provimeve në muajin shkurt. Universiteti i Mjekësisë ka përcaktuar si datë të fundit të pagesës së tarifës së shkollimit për studentët e ciklit të parë, por edhe për studentët e ciklit të dytë, datën 10 shkurt.

Sa u përket tarifave të studimit në Universitetin e Mjekësisë, ato nuk kanë pësuar rritje, por janë në nivelin e vitit akademik 2015- 2016. Për studimet e ciklit të parë tarifat variojnë nga 35 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në vit. Ndërsa tarifa për një program të dytë studimi, (e cila për të gjitha programet është e njëjtë) është 233.916 lekë në vit. Sipas njoftimit të Fakultetit të Mjekësisë, studentët pagesën mund ta bëjnë në çdo bankë të nivelit të dytë, ndërsa faturën e kanë në faqen online të fakultetit.

“Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në programet e studimit Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Bachelor në Shëndet Publik, Master Shkencor dhe Master Profesional në Shëndet Publik, se tarifa e shkollimit për vitin akademik 2016-2017 duhet të paguhet gjatë periudhës 16.01.2017 deri 10.02.2017. Faturën për arkëtim mund ta printoni në linkun: http:/ /www.fakultetimjekesise. edu.al/mandate-arketimi2 dhe pagesa mund të bëhet në çdo bankë. Dy kopje të faturave të marra nga banka pas arkëtimit të pagesës duhet të dorëzohen në sekretarinë mësimore”, njofton Fakulteti i Mjekësisë.
(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: