NGA ERMELINDA HOXHAJ

TIRANE- Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon udhëzuesin teknik për aplikimin në 34 universitetet publike dhe private të vendit. Por hapi i parë që duhet të bëjnë maturantët është pagesa e faturës së aplikimit e cila është 2 mijë lekë të reja. Çdo kandidat që do të garojë në një nga universitetet për vitin akademik 2016-2017 duhet të bëjë pagesën dhe faturën e pagesës ta dorëzojë në shkollën ku ka kryer gjimnazin. Më pas shkolla i kalon në sistem të dhënat e maturantit dhe notën mesatare, pas këtij hapi maturantët mund të hynë në portalin “Matura Shtetërore on-line” për të bërë plotësimin e formularit të aplikimit.

Aplikimin për në universitet maturantët mund ta bëjnë vetëm duke hyrë në adresën elektronike ‘matura. akp. gov. al’, dhe në çdo ambient ku ata kanë akses në internet, plotësojnë formularin e aplikimit, ku duhet të listojnë 10 degë që preferojnë të ndjekin studimet. Renditja e degëve nuk ka problem pasi fituesit e garës në universitetet publike dhe private do të shpallen nga institucionet e arsimit të lartë brenda datës 5 shtator.

HAPAT PËR APLIKIM
Mesatarja pasqyrohet në sistemin informatik nga përfaqësuesit e autorizuar të shkollave të mesme pasi kandidati të dorëzojë mandatin e pagesës së faturës së aplikimit prej 2 mijë lekësh. AKP sqaron se pas kryerjes së kësaj procedure, maturanti mund të bëjë plotësimin e formularit të aplikimit për në IAL në çdo mjedis ku ka akses interne-kangjitur shkrimit. “Plotësimi i këtij formulari lidhet me përzgjedhjen e jo më shumë se 10 (dhjetë) programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë për vitin akademik 2016 -2017. Pas këtij procesi të kryer me sukses, kandidati bëhet pjesë e garës për t’u shpallur fitues në programet e studimit që IAL-të ofrojnë. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 29.07.2016 ora 08.30 deri 10.08.2015, ora 16.30”,- sqarohet nga AKP.

Maturantët që nuk ndjekin këto hapa, nuk do të mund të aplikojnë për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare. Formularin e aplikimit kanë të drejtë ta plotësojnë të gjithë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2016, si dhe kandidatët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar formularin A1Z. Po ashtu, sistemi automatik skualifikon aplikantët që nuk kanë mesataren 6 apo një mesatare të dytë për degë specifike të miratuara nga vetë universitetet siç është Universiteti i Mjekësisë.

Në programet e studimit Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci mesatarja e gjimnazit për aplikantët duhet 8.5, ndërsa për programet e tjera të Fakultetit të Shkencave Teknike duhet mesatare 8. Kandidatët që nuk plotë-sojnë këtë kusht sistemi nuk i lejon të aplikojnë.

Në udhëzuesin teknik, i cili është në tabelat bashkangjitur, parashikohet edhe rasti kur mesatarja është më e vogël se 6-të. Nëse maturanti aplikues e ka mesataren e futur në sistem nga sekretaritë mësimore të shkollave të mesme më të vogël se 6.0, atëherë atij në sistem do ti shfaqen vetëm programet e studimitdyvjeçare profesionale që ofrohen nga disa universitete shtetërore dhe private.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: