Konfliktet në familjen e Dafina Zeqirit prej disa kohësh janë bërë publike, megjithatë, vëllai më i vogël i këngëtares flet për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Driton Bajraktari është vëllai nga babai i Dafinës dhe motrës së saj Besa, me të cilat ai tregon se nuk ka asnjë kontakt. “Nuk jam në kontakt me Dafinën. Babai im është përpjekur të kontaktojë me motrat e mia, Dafinën dhe Besën, por ato nuk kanë dashur, pasi mendojnë gabim për babain tim. Shpresoj që një ditë të bashkohemi dhe të flasim si njerëz të rritur. Është e dhimbshme, shumë e dhimbshme”, tregon Dritoni, teksa zbulon se ndihet shumë keq për situatën në familjen e tyre.

“Unë nuk dëshiroj të shoh askënd keq, as Besën, as Dafinën dhe as babain tim”, pohon ai. I pyetur nëse ndihet keq që për shkak të babait të tij, Dafina nuk pranon të flasë as me vëllain e saj, Dritoni përgjigjet: “Jo! Dafina nuk do të më flasë sepse ajo mendon gjëra të gabuara, sepse mamaja e saj nuk i tregon të vërtetën”. Megjithatë, vëllai i këngëtares pohon se çështja mes mamasë së Dafinës dhe babait është delikate dhe se ajo që ka ndodhur mes tyre është mirë që të qëndrojë brenda familjes. “Gjëra si këto është mirë që të sqarohen brenda rrethit të vogël të familjes, pa qenë nevoja t’ia themi të gjithë botës”. Dritoni do kishte dëshirë që një ditë Dafina të ulej dhe të dëgjonte edhe anën tjetër të medaljes.

“Në një konflikt është mirë të dëgjohen të dyja palët”, tregon Dritoni, teksa thekson se dy motrat, Dafina dhe Besa Zeqiri, e cila është gjithashtu një emër i famshëm në botën e modelingut, refuzojnë të dëgjojnë versionin e babait. Megjithatë, djaloshi që jeton në Shtetet e Bashkuara, shpreson që koha do t’i rregullojë problemet që janë mes tyre dhe këngëtarja e famshme shqiptare do të shohë përtej konflikteve të së shkuarës.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: