E keni menduar ndonjëherë se sa kohë duhet për të rënë në dashuri? Ja përgjigjja e saktë. Sipas një studimi shkencor të kryer nga universiteti i Sirakuzës, koha që duhet për të rënë në dashuri është 1/5 e sekondës. Arsyeja? Në fakt gjithçka lidhet me një reaksion kimik që ndodh në tru.

Sapo shikojmë një person, hormone të ndryshme lëshohen nga 12 pjesë të ndryshme të trurit. Ocytocina, dopamina, adrenalina dhe vasopressina kombinohen së bashku dhe krijojnë ndjenjën e dashurisë. Kjo “ndjenjë” prek funksionet konjitive komplekse si: imazhin e trupit dhe prezantimin mendor të personin përballë. Po në fakt, dashuria vjen nga zemra apo nga truri? Sipas shkencëtarëve, kjo është një çështje tejet delikate.

Si zemra ashtu edhe truri luajnë rolin e tyre. Aktivizimi i disa zonave të trurit mund të stimulojë zemrën, qepallat dhe stomakun. Ndërsa disa simptoma që ne mendojmë se vijnë nga zemra, në fakt vijnë nga truri. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se “goditja e dashurisë” ka thuajse të njëjtat efekte si kokaina. I gjithi ky zbulim është një provë e re që tregon se dashuria me shikim të parë ekziston vërtet.
(ed.me/summerpages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb