Edhe këtë javë, pushuesit në brigjet e jugut të Shqipërisë e jo vetëm janë “turbulluar” nga pamjet mahnitëse të bukurosheve të showbiz. Ata që nuk kanë mundur t’i kenë pranë në plazhet ku po pushojnë, i kanë shijuar hiret e tyre nëpërmjet fotove. Nisur që nga Mariza Ikonomi, Luana Vjollca, Françeska Jaçe dhe Olta Gixhari, bukuroshet e ekranit kanë pozuar me bikini, teksa kanë ndarë me adhuruesit e tyre pjesëza nga pushimet herë luksoze, e herë të zakonshme.

Morena Taraku
Morena Taraku shihet shpesh duke ekspozuar jetën e saj luksoze, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet e shumta që bën. Edhe këtë herë, modelja nga Kosova nuk ka nguruar të tregojë se ka në plan të shpenzojë shuma marramendëse për pushime. Morena ka udhëtuar drejt Maltës, ku po pushon në një hotel luksoz, teksa sjell foto tejet joshëse me bikini. Nuk dihet kush e shoqëron bukuroshen në këtë udhëtim, por fansat e saj aludojnë për të dashurin misterioz, për lidhjen me të cilin Morena përflitet prej kohësh.

Olta Boka
Teksa është në xhirimet e klipi të saj të ri, Olta Boka ka përfituar nga koha edhe për të pushuar. Por, ndryshe nga ç’e prisnin të gjithë, që këngëtaren ta shoqëronte i dashuri i saj gjatë kohës së relaksit, Oltën në fakt e shoqëron familja. Këngëtarja, e cila rrallëherë është parë me bikini, këtë herë ka arritur të joshë edhe teksa mbante të veshur një fustan plazhi.

Ilda Bejleri relaksohet me masazh
Për Ilda Bejlerin pushimet nuk janë vetëm qëndrimi në një shezlong, shijimi i koktejleve, apo qëndrimi në plazhet VIP. Bukuroshja e sportit tregon se për një relaks të plotë gjatë pushimeve nevojitet edhe një masazh i mirë. Të paktën kështu ka vepruar Ilda, e cila pozon në një qendër masazhi në bregdetin e jugut, ku siç duket edhe është kënaqur.

Rozana Radi
Koha nuk kalon për Rozana Radin, e cila duket gjithmonë e më shumë në formë. Këngëtarja prej disa javësh tashmë na sjell foto nga pushimet, por këtë herë i ka mrekulluar të gjithë me format e saj gati-gati të përkryera. Teksa qëndronte e mbështetur në një shkëmb, dallgët kanë përplasur trupin e Rozit, e cila nuk ka aspak frikë ta ekspozojë. E duhet thënë, se për hir të së vërtetës, këngëtarja nuk ka asgjë për t’u kritikuar.

Olta Gixhari
E konsideruar si një nga aktoret më seksi të skenës shqiptare, Olta Gixhari na tregon çdo ditë se e meriton tërësisht atë titull. Aktorja ka zbuluar format e saj të kolme, me një palë bikini blu, ndërsa në një foto tjetër ku nxjerr dekoltenë në pah ajo, duket mjaft provokuese. Gixhari i ka sfiduar të gjithë me fotot e saj dhe të mendoni se derisa vera të përfundojë duken edhe disa javë.

Seldi Qalliu
Pas një lidhjeje të gjatë me Dafinën, vajzën e gazetarit të njohur kosovar Milaim Zeka, Seldi është sërish vetëm. Të paktën kështu rrëfejnë thashethemet e kohëve të fundit, sipas të cilave këngëtari është sërish “single”. Seldi ende nuk e ka konfirmuar, por, një dëshmi që forcon këto dyshime është fakti se aktualisht këngëtari po pushon në shoqërinë e një mashkulli dhe jo të së dashurës së tij. Nuk dihet se cili është djali që e shoqëron, megjithatë Seldi duket i lumtur dhe i relaksuar me këto pushime.

Luana Vjollca
Ndryshe nga shumë vajza të showbiz-it, të cilat luftojnë për të humbur sa më shumë në peshë, Luana Vjollca ka vendosur të shëndoshet, madje edhe ia ka arritur. Megjithatë, ndonëse më e kolme, prezantuesja vazhdon të mbetet seksi dhe për këtë janë të gjithë dakord. Por, ajo që i ka irrituar paksa fansat e Luanës është fakti që shkon në plazh e grimuar. Në fotot e saj të fundit me bikini, veç siluetës së saj të përkryer, fansat kanë parë edhe tualetin “për mbrëmje” të prezantueses, dhe e kanë kritikuar për këtë fakt.

Mariza Ikonomi
Me siguri që askush nuk e ka pritur që Mariza Ikonomi të publikonte ndonjë foto të nxehtë, aq më pak duke ekspozuar hiret e saj. Por ja që pritshmëritë janë zhgënjyer, pasi këngëtarja e njohur nuk i ka rezistuar tundimit për të treguar se edhe ajo është mjaft në formë e ka me çfarë të “lëvdohet”. Mariza na sjell së fundi një foto nga plazhi, teksa mban të veshura një palë bikini trup që i nxjerrin në pah gjoksin, dhe pantallona të shkurtra që fshehin një pjesë të trupit të saj.

Françeska Jaçe
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Françeska Jaçe di se si të qëndrojë në vëmendjen e të gjithëve. Gjatë muajve të fundit, vajza nga Vlora është përfolur për grindjet e dhunshme në publik me femra të tjera, për ndarjen nga i dashuri e për rikthimin me të. Megjithatë, modelja i ka lënë thashethemet jashtë pushimeve të saj. Ajo po pushon në Mykonos, nga ku na sjell edhe foto tejet joshëse.

Dorina Mema
Kur mendoni Dorina Memën duhet të bëni kujdes, madje edhe gjatë kohës kur ajo është me pushime. Modelja e fitnesit i tregon muskujt edhe gjatë kohës që bën plazh. Aktualisht Mema është me pushime në Budva, por në vend të pamjes së saj sensuale, ajo ka zgjedhur të ekspozojë muskujt, për krijimin e të cilëve ka punuar gjatë gjithë dimrit. Me siguri, meshkujt e Malit të Zi janë menduar dy herë përpara se t’i afrohen bukuroshes shqiptare.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: