Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Viti i ri shkollor nis me probleme nė mbarė vendin
» Dėrguar mė: 13/09/2011 - 07:58
Lajme te ngjashme
Lehtėsimi nė pagesėn e taksave, Shqipėria renditet nė vendin e 131-tė
• Datë: Nov 22, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Viti i ri mësimor, i cili startoi dje në mbarë vendin, nisi me një sërë problemesh. Mbipopullimi i klasave, mësimi me dy turne por edhe kushtet e papërshtatshme të godinave arsimore kanë qenë disa nga problemet që janë hasur. Shumë kopshte dhe shkolla të Tiranës, për shkak të kërkesave të shumta janë detyruar që t'i mbipopullojnë klasat. Fatkeqësisht për kryeqytetin, gjatë këtyre viteve që numri i nxënësve ka ardhur në rritje, numri i godinave ka ardhur drejt tkurrjes. Probleme ka pasur edhe në shumë rrethe të tjera; në Bulqizë fëmijët e minatorëve nuk kanë shkuar në shkollë, në qytetin e Korçës, 130 vogëlushë e ditën e parë të kopshtit e kanë zhvilluar në lulishte, por ashtu edhe në Elbasan ka pasur probleme, pasi rrezikohet që të mbyllen dy shkolla 9-vjeçare, ndërsa në Peshkopi absurditeti thellohet edhe më shumë, ku në oborrin e këtyre dy shkollave ka nisur të ndërtohet një qendër tregtare.
Tirana
Kryeqyteti vijon të ketë probleme me mungesën e ambienteve. Edhe pse janë bërë investime në shumë godina shkollash, mbipopullimi i klasave do të vijojë edhe këtë vit. Godinat e shumë shkollave 9-vjeçare janë në kushte të papërshtatshme për të nisur mësimin, pasi kanë probleme me lagështinë, bllokime të kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe të nyjave sanitare. Veç këtyre problemeve, te disa objekte të tjera edhe pse ka nisur procesi mësimor punonjësit e Bashkisë do të vijojnë punën, pasi nuk kanë arritur t'i mbyllin punimet brenda datës 11 shtator. Pra nxënësit e shkollave "Ahmet Gashi", "Servete Maçi", "Siri Kodra" etj, do duhet që orët e mësimit t'i zhvillojnë mes pluhurit dhe zhurmave që do shkaktohen nga puna e punonjësve të ndërmarrjes së Bashkisë. Në një gjendje po aq të rëndë janë edhe godinat e kopshteve dhe të çerdheve, ku numri i fëmijëve në një grup është dyfish më shumë sesa norma. Sipas drejtuesve të kopshteve, kjo ka ardhur pasi shumë prindër i kanë larguar fëmijët nga kopshtet private sepse preferojnë më tepër ato publike.
Korçë
Ka qenë e pazakontë dita e parë për 130 vogëlushë të kopshtit nr.10 në qytetin e Korçës, të cilët me tufa me lule për edukatoret e tyre, janë detyruar që mësimin ta zhvillojnë në lulishtet përpara godinës së kopshtit. Shkak kanë qenë kushtet mjerane të këtij kopshti, ku tavani rrezikon shembjen. Ndaj për këtë arsye, drejtues të kopshtit kanë vendosur që ditën e parë të mësimit ta zhvillojnë nën qiell të hapur. Drejtoresha e kopshtit, Liljana Hysolli thotë për Gazetën, se janë kushtet të papërshtatshme dhe tavanet e varura që rrezikojnë jetën e fëmijëve. Ndërsa kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi ka sqaruar se fëmijët do të transferohen në një objekt tjetër të sigurt, deri sa të rregullohen ambientet e kopshtit nr.10, pasi në këto kushte vogëlushët nuk mund të vazhdojnë mësimin sepse janë në rrezik për jetën.
Elbasan
Dy shkolla në qarkun e Elbasanit, përkatësisht në fshatrat Paper dhe Shalë, janë paralajmëruar nga inspektorët sanitarë se do të mbyllen provizorisht nëse nuk plotësojnë kushtet brenda kësaj jave. Veç kësaj, në disa shkolla në zonat rurale ka pasur vonesa në shpërndarjen e teksteve. Po ashtu, edhe në shumë shkolla të tjera kushtet higjieno-sanitare lënë për të dëshiruar.
Peshkopi
Ndërtimet pa leje në qytetin e Peshkopisë duket se nuk kanë të ndalur. Kështu para pak ditëve, 'viktimë' e skandalit të dhënies së lejeve të ndërtimit kanë rënë jo një, por dy shkolla 9-vjeçare "Demir Gashi" dhe "Selim Alliu", në qendër të qytetit, të cilat funksionojnë në të njëjtën godinë dhe kanë të njëjtën çati. Në oborrin e këtyre dy shkollave ka nisur të ndërtohet një kompleks tregtar, në pronësi të ish-deputetit të PD-së për qarkun e Dibrës, ku rreth 2000 nxënësve që mësojnë në to, do t'u duhet të zhvillojnë mësim vetëm duke ndezur dritat elektrike, pasi dritaret do zihen nga godina e re. Këto shkolla kanë probleme edhe me bazën materiale; i kanë xhamat e dritareve të thyera si dhe muret të palyera.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.