Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Importuesit: Nafta, faji i shtetit dhe i bursės
» Dėrguar mė: 09/01/2012 - 11:39
Lajme te ngjashme
Ligji pėr "Policinė e Shtetit", hiqen gradat pėr disa kategori
• Datë: Sep 01, 2014
Papėrgjegjėsia ndaj shtetit!
• Datë: Sep 01, 2014
Rriten pensionet pėr Policinė e Shtetit, formula e llogaritjes
• Datë: Aug 31, 2014
Policia e Shtetit, ndryshimet pėr pensionet dhe strehimin
• Datë: Aug 30, 2014
Lorenc Rabeta

Çmimet e karburanteve kanë pësuar një rritje të fortë gjatë ditëve të para të këtij viti, rritje që, sipas tregtarëve ishte e pashmangshme, duke qenë se të gjithë faktorët - të brendshëm e të jashtëm - që përcaktojnë çmimin e këtij produkti favorizuan shtimin e kostove në dëm të konsumatorëve. Importuesit shpjegojnë se përveç hyrjes në fuqi që prej 1 janarit të ligjit për taksën e re të qarkullimit, edhe faktorët e jashtëm, që janë çmimet në bursat ndërkombëtare dhe kursi i dollarit, lëvizën në drejtim të kundërt me ato të interesave të konsumatorit, duke theksuar edhe më tej rritjen e çmimeve. “Motivi kryesor pas rritjes së çmimit të karburantit në tregun tonë qëndron te rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, të cilit që prej 1 janarit iu shtua edhe taksa e re e qeverisë, pa harruar edhe forcimin e dollarit, i cili gjithashtu ka peshën e vet”,- shpjegon për Gazetën Shqiptare, Behar Çukaj, administrator i kompanisë importuese “Bolv Oil”. Të njëjtën gjë nënvizon edhe Frident Kuqi, President i “Europetrol Durrës Albania”. “Hyrja në fuqi e taksës së re dihej prej kohësh, ndërkohë që në lajme flitet çdo ditë për rritjen e çmimeve nëpër tregje, ashtu si dhe për rritjen e dollarit”, sqaron Frident Kuqi.
Rritja e çmimit
Çmimi i karburanteve ka shënuar një rritje të fortë që prej gushtit të vitit 2011-të, kur hyri në fuqi taksa e qarkullimit për karburantet. Rritja tjetër u regjistrua në muajin nëntor, deri në gjysmën e parë të të cilit, në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë shitej mesatarisht 164 lekë, 1 litër benzinë 180 lekë, kurse një litër Euro Diezel, 178 lekë, ndërkohë që prej ditëve të para të janarit, nëpër pikat e furnizimit me pakicë, një litër naftë nisi të shitej mesatarisht me 182 lekë/litri, kurse benzina me 184 lekë/litri. Fillimi i vitit i ka gjetur drejtuesit e mjeteve të transportit me një karburant të rritur me 3-4 lekë për litër, ndërsa prej gushtit, me të paktën 8.4 lekë për litër, ose 5.5 për qind më tepër.
Taksat shtetërore dhe bursa
Sipas burimeve zyrtare pranë “shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve”, e gjithë kjo rritje marramendëse çmimesh duhet kërkuar te taksat e shumta që aplikon shteti mbi këtë produkt. Shoqata sqaron se mes akcizave, fiskut e taksave vendore, numërohen plot 13 taksa që aplikohen mbi këtë produkt të cilat në fund shkarkohen tek konsumatori. Ndër to peshën më të madhe e zënë TVSH-ja, Akciza, Taksa e karbonit, Taksa e qarkullimit dhe Tatim fitimi, ndërkohë që në listë nuk përfshihen një seri taksash e tarfimesh vendore, siç janë tarifa e gjelbërimit, tarifa e tabelës, pastrimi, mjedisi. Sipas Shoqatës së hidrokarbureve, të mbledhura së bashku këto taksa e rrisin me thuajse 100% çmimin për konsumatorin fundor, ndërkohë që po nga të dhënat zyrtare të shoqatës, marzhet e fitimit për tregtarët e mëdhenj të naftës luhaten në kuotat 2.3-4%. “Shteti vjel pjesën më të madhe të të ardhurave nga tregtimi i karburanteve, duke na i ngushtuar ndjeshëm marzhet e fitimit”,- sqaron Behar Çukaj i “Bolv Oil”. Tregtuesi shpjegon se motivi kryesor pas rritjes së çmimit të karburantit në tregun tonë qëndron te rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. “Arsyeja tjetër është vendosja e taksës së karbonit që u aplikua në janar, e cila bashkë me TVSH-në e rriti 5 lekë të reja çmimin në total. Përtej këtyre, kursi i dollarit, si rrallë ndonjëherë, është rritur në tregjet financiare bashkë me naftën në tregun e energjisë, gjë që ka shtuar edhe më tej kostot për importuesit shqiptarë”, shpjegon Çukaj, duke theksuar se kursi i dollarit ka lëvizur historikisht në raport të zhdrejtë me çmimin e naftës, ndërkohë që kësaj here ka ndodhur e kundërta.
Tregu shqiptar
Sipas Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, në Shqipëri operojnë në tregun e karburanteve rreth 156 kompani që merren me benzinën e me naftën. 48 janë kompanitë importuese, të pozicionuara në treg sipas volumit të naftës që tregtojnë. Më të mëdhatë me peshë të rëndësishme në treg janë shtatë apo tetë, të cilat operojnë përmes dy pikave tona të hyrjes, që janë Petrolifera në Vlorë dhe Porto Romano në Durrës. “Firmat shqiptare më parë punonin me tregun grek, ndërkohë që aktualisht janë orientuar drejt tregut italian. Sepse shoqëritë italiane janë më elestike e garantojnë volume më të mëdha tregtare”,- sqaron Presidenti i “Bolv Oil”, kompani tregtimi me shumicë e me pakicë, e cila është e pranishme në zonën e lirë të Porto Romanos me depozita me kapacitet 14 mijë ton. Zona e lirë u ka krijuar firmave importuese një ambient të përbashkët ndërkombëtar, ku tregtuesit e mëdhenj botërorë që trajtojnë sasira shumë të mëdha karburantesh, mund të magazinojnë sasi të konsiderueshme produktesh, e cila likuidohet nga kompanitë shqiptare në çastin kur zhdoganohet e hidhet në tregun vendas.
Treg i rregulluar
Sipas Çukajt, diçka e tillë ka funksionuar më së miri për rregullimin e tregut të brendshëm, jo vetëm duke bërë që nga Italia të vijnë karburante të cilësisë së mirë, por edhe duke i frenuar praktikën e prapapagimit. “Më parë, si në shumë sektorë të tjerë të tregut shqiptar, edhe në sektorin e naftës funksiononte praktika e prapapagimit. Me këtë praktikë krijohej një zinxhir detyrimesh të pashlyera, që niste që nga konsumatori e shtrihej deri te importuesit e mëdhenj të shumicës”,- sqaron Çukaj.
Çmimet për 2012
Sa për pritshmëritë e çmimeve të karburanteve për vitin 2012, Çukaj nuk jep parashikime të sakta, duke qenë se “Çmimi i naftës varet nga shumë faktorë ndërkombëtarë, mes të cilëve një peshë mjaft të rëndësishme zë edhe spekulimi”. Sipas tij, rritja e çmimit nuk pasqyron gjithnjë raportin kërkesë-ofertë, ndërkohë që çmimi në tregun shqiptar lidhet në një farë mënyre edhe me prodhimin vendas. “Gjithnjë Armo ka luajtur rolin e stabilizuesit në tregjet e brendshme, duke qenë se shton sasinë e naftës në treg. Kur ka mungesë nafte në treg, çdo subjekt mund të përfitojë e të spekulojë duke rritur çmimin e naftës që tregton”,- thotë presidenti i “Bolv Oil”.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.