Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Shpėtim Gjika: Edi Rama mos luaj me PS e Vlorės
» Dėrguar mė: 04/02/2012 - 15:56
Darina Tanushi

Mbledhja e Asamblesë së zgjeruar të PS-së së qytetit të Vlorës, u shoqërua dje, me debate të ashpra mes kreut socialist të bashkisë së qytetit, Shpëtim Gjika e të deleguarve. Burimet nga mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura, bënë të ditur se mbledhja është hapur nga deputeti i Vlorës, Arben Isaraj, i cili tashmë është caktuar si i deleguar në Gjirokastër. Ai mësohet se u ka thënë patriotëve të tij, por njëherësh të zgjedhurve të PS-së së Vlorës, se i vjen keq që po ikën nga Vlora, por “gjithsesi dua të reflektoj vullnetin e partisë”, mësohet të jetë shprehur Isaraj. Më pas, foli edhe e deleguara e re e kryesisë së PS-së, Valentina Leskaj, e cila ka bërë prezantimin e saj, duke thënë se edhe ajo është pjesë e Vlorës, sepse është nga Vlora. Por, situata është acaruar në momentin që ka marrë fjalën kreu socialist i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Edhe pse i sapongritur nga shtrati, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Gjika reagoi sërish dje, ashpër ndaj vendimit të kryesisë për të caktuar ajo të deleguarit për Vlorën. Burimet bëjnë të ditur se Gjika ka thënë: “Të deleguarit nuk i ka zgjedhur asambleja, por janë zgjedhur disa koka për të dëmtuar Partinë Socialiste të Vlorës. I them Edi Ramës të mos luajë me PS-në e Vlorës. Ja kam thënë këtë në Asamble në Tiranë, ja them edhe këtu”,- mësohet të jetë shprehur Gjika. Ai ka mbështetur fort Eltar Dedën, që është njëherësh edhe kryetar i PS-së së Vlorës, por edhe deputet. Sipas Gjikës, Deda duhet të qëndrojë në këtë post, sërish, pavarësisht papajtueshmërisë së mandateve. “Eltari është fitues, ka mbështetjen time dhe të të gjithëve. Eltari është kryetari dhe të vazhdojë, nuk ka lidhje me konfliktin e interesit. Të zbatohet statuti, po pse të bëhen zgjedhje në Vlorë”,- mësohet të jetë shprehur Gjika. Nga ana e saj, e deleguara, Valentina Leskaj është shprehur se statuti parashikon që deputeti nuk mund të ërojë edhe funksionin e kryetarit të partisë. Atëherë, Gjika mësohet t’i ketë thënë se “si e deleguar çoja Ramës, që PS e Vlorës e ka vendimin unanim” dhe në këtë moment ai ka kërkuar që të ngrihen të gjithë ata që janë dakord me të. Një pjesë e të pranishmëve e kanë mbështetur Gjikën. Ndërsa vetë deputeti Eltar Deda mësohet të ketë thënë se “unë do t’i bindem vullnetit të bazës dhe të partisë, por kryesisht do t’i bindem vullnetit tuaj”, duke iu drejtuar asamblesë. Në sallë është ngritur të flasë edhe një nga anëtarët e vjetër të PS-së, Xhevdet Suli, i cili ka kritikuar fort edhe Gjikën e PS-në. Gjika ka kërkuar që ai të nxirrej jashtë sallës. Pas disa momentesh, Suli është rifutur në sallë, me premtimin se do të fliste me qetësi dhe pa e acaruar situatën.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.