Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Homofilia dhe gjeopolitika
» Dėrguar mė: 22/05/2012 - 02:12
Nga Alfred CAKO

Natyrisht që, njerëzit te ne, qoftë me vetëdije e qoftë intuitivisht, e pyesin veten se çfarë e lidh me këtë kauzë intime e personale seksuale të atyre pak personave shqiptarë me deviancë seksuale, politikën zyrtare të shteteve të ndryshme perëndimore? Edhe nëse kjo sëmundje apo ky perversitet seksual i fituar nga mjetet propagandistike edukative dhe rrethanat e mbrapshta shoqërore – siç konsiderohet ajo nga shumica heteroseksuale monogame e shoqërisë sonë – shihet si një vlerë nga disa politika zyrtare të disa shteteve perëndimore (nuk mund të themi nga shumica e shoqërive të tyre, pasi kjo nuk është e vërtetë), ç’punë kanë këta ambasadorë që duan t’i transmetojnë këto zakone të tyre te popujt e tjerë që nuk i pranojnë ato? Ata mendojnë se nëse puna do të ishte te mbrojtja kundër përndjekjes ligjore të homofilëve, kjo nuk do të shihej si një veprim i gabuar, pasi kjo përndjekje do të ngjante si një inkuizicion mesjetar ndaj një pjese të papërfillshme të sëmurë të shoqërisë. Por përse duhet që ky grup të ndihmohet me kaq brohorimë nëpër media, a thua se po shkojnë si kryqtarë që të çlirojnë Jerusalemin e pushtuar? Ç’e shtyn ambasadën holandeze që, ashtu si në kohën e Princ Vidit, të shtyhet me brirë pa shkak me myslimanët shqiptarë dhe me të gjithë besimtarët e krishterë, për një kauzë të humbur morale? Ndërsa koloneli Tomson dhe princi i ndjerë Vidi kërkonin para 100 vjetëve ta orientonin barkën e Shqipërisë sipas rrymave politike të kohës për ta shpëtuar këtë vend dhe shoqërinë e tij të re politike, sot ambasadori holandez nuk ka përballë ndonjë Haxhi Qamil e 200 kaçakë të tij, por ka kundër shumicën absolute të shqiptarëve, sepse ata nuk pranojnë që të goditet vlera më e lartë tradicionale e mbijetesës dhe bërthama e jetës së shoqërisë - familja. Çfarë e shtyn ambasadorin holandez ta quajë indirekt injorante një shoqëri të gjerë, e cila për këtë çështje mendon e unifikuar se është një perversitet dhe amoralitet për t’iu bërë publicitet në rrugë dhe televizione me parada? Sepse në Shqipëri zor se gjen ndonjë familje shqiptare e cila ëndërron që djali i vet të bëhet me pirsing në gjuhë e të ndërrojë emrin dhe të ketë një deviancë seksuale. Sepse Miri mund të bëhet ‘Mira’, por ‘Mira’ s’bëhet dot nënë pasi nuk e kryen dot funksionin kryesor të shumimit që ka çdo gjallesë në këtë planet në emër të Krijuesit apo Zotit e Allahut. Në fund të fundit, vlerat e shoqërive janë relative. Vendet e Islamit i refuzojnë prej kulturës dhe përkufizimit të identitetit të tyre fetar pikturat dhe skulpturat e njerëzve apo të ‘idhujve’ të tjerë dhe këtë e konsiderojnë si shirk. Ata kanë dëshirë të hanë në shilte dhe në sofër; ata nuk duan të hanë mish derri e të pijnë alkool. Të duash t’u futësh atyre me imponim vlera të tjera, nuk do të ishte një sjellje diplomatike në një vend të huaj. Madje në Holandë, këto ditë nuk quhet kundravajtje penale edhe pedofilia me fëmijë mbi 12 vjeç dhe ka kohë që lejohet ligjërisht edhe përdorimi i marijuanës. Po shteti i Holandës, a do të lejonte që një ambasador shqiptar të sillej me një sens arrogance dhe të propagandonte kauzën e refuzuar nga shumica e shoqërisë holandeze, p.sh ndaj naziskinëve ose antisemitëve, dhe ky ambasador hipotetik ta quante bastard e prapanik ndonjë zyrtar të lartë të qeverisë së tij të nderuar, kur ai të pozicionohej kundër këtyre grupeve? Gjithashtu në SHBA, në shumë shtete, zbatohet ekzekutimi me vdekje për vrasësit gjakftohtë, ndërsa në Evropën e Kamysë dhe tek ne, kjo quhet ligjërisht si diçka barbare dhe e tejkaluar. “Unë nuk i vlerësoj objektet dhe zakonet tuaja”, do t’i thoshte njëherë ‘perandori diell’ kinez Qianlong të dërguarit të parë britanik në Kinë, Lordit Macartney, në vitin 1793, kur ai i pati refuzuar dhuratat e famshme të derës mbretërore britanike, përfshirë edhe një balonë gjigante dhe një pilot për drejtimin e saj.
Po Shtetet e Bashkuara, që konsiderohen aktualisht në rajon si aleatët më të mirë strategjikë dhe çlirimtarë të shqiptarëve, çfarë i shtyn drejt kësaj kauze komprometuese që i bën të shihen me dyshim edhe për vlerat e tyre të tjera të mëdha liberale që ata kanë, nga pjesa absolute e shoqërisë sonë? Këtu s’ka persekutim ligjor për askënd që vuan nga devianca e orientimit seksual, prandaj daljet e tyre nëpër parada të sponsorizuara mirë dhe evokimi me superlativa morale i kauzës së tyre në shumë aktivitete publike, duket se perceptohet si një joshje dhe karrem për një pjesë që nuk e kanë këtë defekt nga lindja por që janë të pafatë për t’u mirëedukuar nga familja për shkak të kushteve të vështira ekonomike e sociale të rinisë dhe adoleshencës shqiptare, të ëndërrojnë sikur në botën e këtyre perversiteteve moderniste do të gjejnë limanin e shpëtimit dhe parajsën. Shoqëria ballkanike në përgjithësi, ashtu si edhe ajo shqiptare, i refuzon sjelljet mitike pagane me ganimedë, sjelljet e shthurura me dylberë të kohës së Perandorisë turke, sjellje të cilat në fakt kanë qenë të rralla dhe jo një fenomen i zakonshëm për pjesën e gjerë të popullsisë, sepse në Ballkan ka një popullsi që urren sodominë dhe veset e qytetit të Lotit, që i përmendëm në shkrimin e parë.
Natyrisht që, Perëndimi duhet të ketë një interes jo të vogël në mbrojtjen e këtyre kauzave morale të pakicës, të refuzuara me përçmim prej shumicës absolute të shoqërive ballkanike. Kjo nuk është një lojë personale e ambasadorëve, të cilët në Shqipëri sillen ndoshta jo nga nivelet e larta të diplomacisë së këtyre shteteve dhe shpeshherë, edhe shumica e tyre nuk e kupton se përse vijnë nga lart orientime të caktuara politike. Nisur nga ky këndvështrim, mendojmë se shkaku themelor i këtyre politikave ka lidhje me eugjenizmin konspirativ, apo shkencën e kontrollit të popullsisë globale, kauzën e së cilës përpiqet ta orientojë në të gjitha shtetet Klubi i Romës (KR), i krijuar në vitin 1968 nga frimasoni Aurelio Pecei. Pecei ishte shefi ekzekutiv i kompanisë së motorëve “Fiat”, në varësi të presidentit dhe bilderbergasit të shquar Giovanni Agnelli (Komt. 300). Pecei ishte një mbrojtës i devotshëm i qeverisjes botërore dhe Klubi i tij i Romës ka krijuar plane për ristrukturimin e botës në pesë rajone nën kontrollin e një autoriteti qendror global. KR është krijuar pas takimeve në pronën private të familjes Rokfeler në Bellagio, Itali. Në vitin 1952, pas dekadash financimesh dhe mbështetjesh të shkencës së eugjenikës, Xhon D. Rokfeler III krijoi Këshillin e tij të Popullatës, që ende ekziston edhe sot e kësaj dite. Ky front i Elitës bënte thirrje për rritje zero të popullsisë në Shtetet e Bashkuara dhe për “përhapje të lëvizjes së popullsisë zero sipas maltusianizmit edhe në vendet e zhvilluara”. Natyrisht që në qendër të politikave mbi kontrollin e popullsisë qëndron libri shumë i famshëm i priftit T.R.Maltus të përkthyer edhe në shqip, “Ese mbi parimin e popullsisë”, i cili ka hedhur tezën e tij të famshme për veprimin mbi shoqëritë njerëzore të një ligji natyror të padukshëm, që e rrit popullsinë në progresion gjeometrik (1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55…) dhe burimet për mbajtjen e saj me ndihmën edhe të teknologjisë, në një progresion aritmetik (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9…). Kur në shoqëri ka shproporcione të thella midis popullatës dhe burimeve për mbajtjen e saj, ky ligj fut mekanizma të tilla si luftërat, sëmundjet epidemike, urinë, rritjen e vdekjeve dhe promiskuitetin moral. Sipas këtij koncepti bazë, roli i KR ishte dhe vazhdon të jetë kontrolli i ritmeve të rritjes së popullsisë, propaganda rreth krizës ambientale dhe përdorimi i tyre për të justifikuar centralizimin e fuqisë mbi parimin problem-reagim-zgjidhje dhe duke përmbajtur zhvillimin industrial në të gjithë Perëndimin dhe në Botën e Tretë, apo në republika bananesh si Shqipëria. Në këtë kuptim, KR është një nga institucionet legale më të fuqishme mbikombëtare e mbishtetërore, për këto çështje. Duhet thënë se dy librat bazë të KR, në fillim kanë qenë: “Humnera para nesh” i A.Peceit, i famshmi “Epoka teknotronike” e Z.Brzezinskit, si dhe “Objektivat e njerëzimit” nga eugjenisti i famshëm hungarez Ervin Lazlo (1977) e “Global 2000”. I famshëm është edhe një raport i quajtur “Kufijtë e rritjes”. “… pika më thelbësore, që nënvizon gjithë nevojat e politikës së jashtme amerikane është shqetësimi i mbipopullimit të botës”, thuhet te “Global 2000”.
Kundër KR dhe personit vip të tij, H.Kisingerit, veproi ish-kryeministri Aldo Moro në Itali, në lidhje me kërkesën për uljen e ritmeve të zhvillimit, sidomos të Italisë së jugut, dhe kundër modernizimit teknologjik të industrisë italiane, veprim të cilin ai e pagoi me kokë. Moro nuk pranonte t’u nënshtrohej vendimeve të marra nga ky Klub në një takim në vitin 1967, në një rezidencë të Nënës Mbretëreshë të Anglisë në Francë, të quajtur “Konferenca mbi disbalancat globale dhe bashkëpunimin atlantik”, që lindi fillimisht si një reagim i CIA-s për të neutralizuar dhe dobësuar NASA-n, agjencinë e hapësirës dhe shpikjet e saj. Këto pasoja kundër politikave të KR i di mirë edhe malësori ‘liberal’ Dr.Berisha, i cili bashkëpunoi me zell, për hir të ambicieve të tij të pafre politike, me USAID-in dhe njerëzit e saj për të promovuar ligjin në favor të LGBT. Natyrisht këto lloj ligjesh antipopullore kalohen kur mazhoranca janë partitë e majta, ndërsa partitë e djathta dhe krerët e komuniteteve i kundërshtojnë ato publikisht. Por ndërsa në SHBA Vatikani është diskredituar në lidhje me disa akuza publike mbi priftërinjtë e vet si homoseksualë e pedofilë, nuk kuptohet se përse heshtin publikisht krerët e komuniteteve të tjera në Shqipëri. Ndërsa një grup myslimanësh suni demonstruan, pa pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të tyre, Hirësia e Tij Kryepeshkopi Janullatos (ky përpiqet vetëm se si të lërë në krye të ortodoksëve shqiptarë një grek dhe nuk flet për ngjarje të tilla pasi i duken me interes sipas axhendës së Asfalisë në lidhje me gjakmarrjen dhe degjenerimin e shqiptarëve) dhe Kryegjyshi bektashian nuk dimë që të kenë bërë ndonjë reagim kundër promovimit të fortë publicitar e mediatik të kauzës së pinderëve dhe ‘zogjve’ të Tiranës. Ndërsa ka gjasa të pranojmë se kryetari i opozitës, z.Rama, i rrethuar nga një grup ithtarësh të kësaj kauze të ardhur te PS nga MJAFT-i, e sheh me simpati të heshtur këtë sjellje të ‘malësorit konservator’ të Tropojës. Gjithsesi z.Berisha, ashtu si edhe për çështje të tjera antipopullore të ndërmarra me arrogancë prej tij (kujtoni varret greke në Toskëri, futja e biznesit serb në Shqipëri dhe afera e kufirit detar me shtetin grek, etj) me një besim të madh në vetvete në manipulimin e popullit të vet për hir të pushtetit personal, ka treguar një guxim të madh, guxim i cili do ta kishte bërë të skuqej, sikur t’i kishte menduar këto bëma para 20 vjetëve kur nisi karrierën e lartë politike. Sa për dijeni, një nga pikat e KR ndalon përdorimin e energjisë së lirë dhe asaj nukleare për qëllime paqësore me synim për një rritje zero të GDP (kështu që GDP zakonisht rritet vetëm prej rritjes së shpenzimeve ushtarake, fatkeqësive natyrore apo shpenzimeve të kompanive të sigurimit, të cilat në fakt nuk sjellin zhvillim). Ky Klub p.sh, është kundër eksperimenteve të quajtura për “pishtarin fusion”, i cili mendohet se do t’i sillte shumë të mira njerëzimit për një energji të lirë e pa kosto të lartë. Gjithashtu, nga shumë autorë mendohet që deri në vitin 2050 KR synon, nisur nga pikëpamjet maltusiane, ta pakësojë botën me rreth 3 miliardë shpirtra – të cilët konsiderohen si ‘vemje të padobishme’ – nëpërmjet të gjitha formave si luftërat, sëmundjet, uria, përdorimi i viruseve laboratorike në ampulat e vaksinimit, hedhja e tyre me tymrat e avionit në vende të caktuara, etj. Një armë efikase konsiderohet edhe promiskuiteti moral dhe devianca seksuale, e cila dobëson moralin e popullit duke rritur edhe varësinë e një pjese të tij ndaj drogave. Natyrisht që në perëndim këto kanë filluar qysh në vitet ’60-të, të nxitura edhe nga pop- kultura, kanali muzikor MTV dhe grupet e ndryshme të rrokut si Rolling Stones e Beatles, nën ndikimin e të cilave mori hov edhe devianca seksuale. Të gjitha këto veprime janë kryer me synim uljen e numrit të popullsisë dhe janë ndërmarrë nga qeveritë e perëndimit sipas direktivave të KR. Këto ngjajnë me një ‘prezervativ’ gjigant që synon të mos lejojë rreth 3,5 miliardë banorë të shumohen. Nëpërmjet rritjes zero të industrisë do të ketë shumë papunësi dhe njerëzit e demoralizuar do t’i jepen alkoolit, drogave dhe degjenerimit moral. Seksi i pafre dhe epidemia e përdorimit të drogave, përveç të tjerave, shërbejnë për të larguar vëmendjen nga ngjarjet e ndryshme dhe kufizojnë shqetësimin e tyre politik për të ardhmen. Futja në sistemin kapitalist, kushtet e rënda ekonomike prej sistemit komunist dhe fillimi i hapjes së Shqipërisë solli, veç të tjerave, eksportimin e prostitucionit në Perëndim me femrat shqiptare (ashtu siç veproi e gjithë Lindja ish-komuniste). Ky prostitucion riktheu në vendin tonë, si dëmshpërblim moral nga Zoti, nëpërmjet këtij kontingjenti dhe kodoshëve të tyre, edhe shumë sëmundje veneriane të rrezikshme, ku kampion është AIDS (Acquired Immune Deficiency Syndrome), si edhe sëmundje të tjera të cilat te ne kanë qenë të përhapura pak, kryesisht vetëm në disa zona të veriut të vendit dhe që ishin duke u zhdukur në kohën e regjimit diktatorial të komunizmit. Po kështu, edhe mbi heteroseksualët monogamë familjarë të rregullt në Shqipëri, si rezultat i presionit kulturor perëndimor të lirisë seksuale, filloi një trysni joshëse dhe, kombinimi i një jete të tillë heteroseksuale poligame të fshehtë, natyrisht që ka rritur shumë rreziqet mbi shëndetin seksual edhe në vendin tonë. Natyrisht që është mirë të flasim dy fjalë edhe për historinë e virusit të rrezikshëm AIDS, i cili është i lidhur ngushtë edhe me homofilinë. Për shfaqjen e saj ka disa shpjegime nga më qesharaket e deri në më të habitshmet: sikur ka shpëtuar një virus nga laboratorët e CIA-s nga mungesa e kujdesit; sikur Zoti e dërgoi këtë nëmë si epidemi për të dënuar vetëm homoseksualët dhe përdoruesit e drogës; sikur erdhi nga hapësirat jashtë Tokës nëpërmjet drejtimit të një komete. Por zyrtarisht sot, për këtë virus thuhet se është marrë nga majmunët e Afrikës prej disa racave të negërve. Në fakt, në mënyrë zyrtare për këtë virus është folur fillimisht në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-ve prej Dr.Donald MacArthur, i cili kërkonte fonde për krijimin e një mikrobi që mund të përdorej për shumë qëllime nga qeveria e SHBA-ve brenda 5-10 vjetëve. Kongresi e financoi këtë studim të tij dhe ja ku dhjetë vjet më vonë, AIDS u zbulua për herë të parë në Afrikë më 1977-‘78. Një gazetë e quajtur “Patriot” në Indi akuzoi më 4 qershor të vitit 1984, se virusi ishte krijuar në një laborator të Fort Detrick në Maryland, i njohur si Qendra Frederic Kundër Kancerit. Përdorimi i parë i këtij virusi ndaj rreth 1,000 homoseksualëve jo monogamë, sipas këtyre burimeve, është kryer në vitin 1978, duke e futur atë në vaksinën e hepatitit B, në Qendrën e Gjakut të NY në Manhatan, të sponsorizuar prej Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutit Nacional të Shëndetit (NIH), ndërsa të infektuarit e parë u zbuluan në 1979-ën. Deri në vitin 1985, rreth 650 të rinj prej këtij grupi homofilësh kishin vdekur. Po kështu, në Manhatan u zbuluan edhe dy viruse të tjera që kishin prekur këtë grup: herpesi dhe Kaposi’s sarcoma ose e njohur ndryshe si kanceri i homoseksualëve, i studiuar te kafshët një dekadë para se të shfaqej AIDS.
***
Duke mos u zgjatur shumë në këto argumente, edhe pse kontrolli i popullsisë sipas parimeve të Maltusit ndiqet me mjete normale profilaktike edhe në vende të tilla të lindjes komuniste si Kina, përsëri, mbështetja e homofilëve është një lloj politike e diktuar nga i superfuqishmi Klubi i Romës. Ashtu siç përdoren prezervativët apo medikamentet e tjera për të kontrolluar lindjet, apo siç lejohet aborti me nxitjen e KR, kundër parimeve të të gjitha feve, po në atë mënyrë përdoret edhe nxitja e homoseksualizmit për të njëjtat qëllime. Dihet se bashkëjetesa midis këtyre çifteve apo grupeve nuk është riprodhuese por vetëm shkakton kënaqësi shpirtërore dhe seksuale mbi një denatyrim të funksioneve të organizmit dhe kundër urdhrit të Zotit për shumim, që iu dha prej Tij Adamit dhe Evës. Gjithashtu, nëpërmjet nxitjes së lirisë seksuale edhe tek heteroseksualët, nëpërmjet biseksualëve, ashtu si dhe nëpërmjet transmetimit të virusit në mënyra të tjera aksidentale, shkaktohet përhapja e sëmundjeve të ndryshme veneriane, çka ndihmon sipas studiuesve të ndryshëm, që bota në 30 vitet e ardhshme të bjerë në total, në mbi 45% të numrit të saj të tanishëm.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.