Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Vrau komisionerėt nė ‘97, pranga nė Greqi
» Dėrguar mė: 27/05/2012 - 09:14
Lajme te ngjashme
Korrupsioni, pranga drejtorit tė Mjedisit
• Datë: Sep 30, 2014
Thimi Samarxhiu

Kishte kryer 2 vrasje në vitin 1997 dhe u kap dy net më parë në Greqi. Policia e Athinës arrestoi shqiptarin 43-vjeçar Kastriot Fejzo, pasi për të ekzistonte një urdhër-arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga autoritetet shqiptare, sipas të cilit ai është dënuar me 18 vite burg. 43-vjeçari akuzohet se në qershor të vitit 1997, së bashku me bashkëpunëtorët e tij vrau 2 komisionerë dhe plagosi 5 të tjerë. Tre bashkëpunëtorët e Fejzos janë dënuar në mungesë për këto krime. Spartak Sageri, Roland Hasani, Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli, janë në kërkim nga policia, pasi kanë marrë dënimin me nga 20 vjet burg secili. I vetmi i arrestuar është Adriatik Sejati, i dënuar me 18 vite burg.
Ngjarja
Pas zhvillimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare të datës 29.06.1997, në zonën e Leskovikut, të nesërmen më datë 30.06.1997, rreth orës 07:00, në qendër të këtij qyteti, janë grumbulluar komisionerët që përfaqësonin bashkimin “Aleanca për Shtetin” (PS) dhe ata të grupimit “Bashkimi për Demokraci”(PD), për të transportuar materialet e kësaj zone në Komisionin Zonal të qytetit të Ersekës. Pasi nuk kanë rënë dakord të udhëtonin me të njëjtin mjet, komisionerët e “Bashkimit për Demokraci” kanë udhëtuar më vete, ndërsa dokumentacioni i votimit dhe komisionerët e grupimit “Aleanca për Shtetin”, të dëmtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe viktima Ilirjan Arapi, të armatosur, kanë udhëtuar në një automjet, shoqëruar ky dhe nga furgoni i policisë. Rreth orës 09:30, këta të fundit kanë mbërritur në Ersekë dhe pasi kanë parkuar makinat para shkallëve të Bashkisë, të dëmtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe viktima Ilirjan Arapi, të armatosur, kanë shkuar të dorëzojnë kutitë e votimit në Komisionin Zonal, në godinën e Këshillit të Rrethit që ndodhej aty pranë, te shkallët e së cilës kanë parë Shefin e Komisariatit dhe Hysni Dervishin e Roland Hasanin. Meqenëse situata ka qenë tepër e rënduar dhe kandidati për deputet i së majtës i ka këshilluar për t’u larguar menjëherë, Komisionerët e Leskovikut kanë dalë dhe janë kthyer te mjeti i tyre për t’u larguar. Ndërkohë, në sheshin e Bashkisë ishin parkuar midis të tjerave dhe tre automjete, një autoveture “Opel” e drejtuar nga Spartak Sageri, ku ndodheshin dhe persona të tjerë të armatosur, makina “Toyota” e drejtuar nga Kastriot Fejzo, si dhe një furgon i bardhë me targa TR, i Shkëlzen e Sulejman Sulejmanit. Në momentin që komisionerët e Leskovikut kanë zënë vendet në furgonin e tyre për t’u nisur, u është bllokuar rruga nga mjeti “Toyota”, i drejtuar nga Kastriot Fejzo, në të cilën ndodheshin dhe dy persona të pa identifikuar. Pasi ka dëgjuar Kastriotin të urdhëronte shoqëruesit “Hidhu një difensive”, i dëmtuari Fredi ka reaguar duke rimbushur armën që kishte mes gjunjëve, tërhequr siguresën dhe drejtuar atë personave të ndodhur në mjetin “Toyota”. Kjo ka mjaftuar për t’i trembur dhe mjeti “Toyota” ka lëvizur prej aty. Meqenëse automjeti me të cilin udhëtonin komisionerët e Leskovikut ka qenë në pamundësi lëvizjeje prej aty, për shkak të bllokimit nga automjetet e tjera, të dëmtuarit dhe viktima kanë zbritur, duke e lënë me shoferin të takohen te Spitali Civil dhe kanë lëvizur në këmbë për t’u larguar. Në momentin që ishin duke ecur në afërsi të Bashkisë, atyre i janë afruar tre persona me gishtat e dorës përpjetë, pa armë në dorë, por me xhepa të fryrë, dy prej të cilëve ishin vëllezërit Sulejmani, ndërsa i treti i pa identifikuar.
Përplasja
Pasi këta të fundit kanë pyetur të dëmtuarin Fredi “Ti je Fredi Shehu?” dhe ky i është përgjigjur “Une jam, por mos bëni asnjë lëvizje, asnjë tentative se armën e kam të mbushur dhe po më ngacmuat apo vepruat do ju qëlloj”, ndërkohë ata janë larguar. Pas kësaj Komisionerët e Leskovikut kanë vazhduar lëvizjen, për t’u larguar kur kanë dëgjuar klithmën e viktimës Ilirjan “Oh ... më vranë”. Të dëmtuarit kanë kthyer kokën dhe kanë parë viktimën të rrëzohej në afërsi të shkallëve hyrëse të Bashkisë. Në këtë moment është plagosur me armë zjarri dhe Fredi Shehu dhe duke parë intensifikimin e të shtënave me armë, të dëmtuarit janë futur për t’u mbrojtur në Bashki, duke mundësuar dhe tërheqjen e viktimës Ilirjan, që në atë moment ka qenë gjallë, i plagosur në këmbë. Pasi e kanë lënë Ilirjanin në katin e parë, pranë derës së Bashkisë, të dëmtuarit janë ngjitur në katin e dytë, ku kanë filluar të kundërveprojnë me armë, pra midis palëve ka pasur shkëmbime zjarri. Nga jashtë qëllohej në tre drejtime: cepi i lulishtes, hotel “Borova” dhe cepi i Muzeut. Në këtë moment të dëmtuarit Taqo Skupra, Kastriot Zejnollari dhe viktima Nako Skupra, të ndodhur rastësisht aty, kanë shkuar dhe hipur te automjeti i viktimës Nako Skupra, i parkuar para Bashkisë, me pjesën e parme nga ajo dhe pjesën e prapme nga hotel “Borova”. Në përpjekje për të lëvizur makinën, si rezultat i kryqëzimit të breshërive të plumbave ka mbetur i vdekur viktima Nako Skupra, ndërsa dy të tjerët kanë dalë prej saj dhe me zvarritje janë larguar në drejtim të hotel “Borovës” duke shpëtuar.
Shpërthimet
Pasi ka vazhduar kjo gjendje për disa orë, Hysni Dervishi u ka bërë thirrje të dëmtuarve të dorëzoheshin dhe kur në dritaren e katit të dytë ka dalë i dëmtuari Arben, i maskuar për t’u përgjigjur, ndaj tij është qëlluar me breshëri. Ndërkohë te dera e Bashkisë janë hedhur 5 granata të të njëjtit tip, njëra prej të cilave ka mbetur e paplasur. Nga plasja e granatave ka mbetur i vdekur dhe Ilirjan Arapi. Gjendja është qetësuar më 11:30 me ndërmjetësinë e shefit të rendit, kandidatit për deputet të së majtës, të afërmve të viktimës. Pavarësisht se në ngjarje kanë marrë pjesë disa persona, në lidhje me sa u tha më sipër janë akuzuar të pandehurit Hysni Dervishi, Spartak Sageri, Adriatik Sejati, Roland Hasani dhe Kastriot Fejzo dy herë për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe pesë herë për “Vrasje të kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë.
Ka rezultuar se 10 ditë para ngjarjes, në qytetin e Leskovikut kishte ndodhur një incident banal. S.Pasho, në gjendje të dehur dhe i armatosur me pistoletë ka kërcënuar dhe më pas ka bërë që të hiqeshin zvarrë, dy drejtues të PD-së Leskovik, gjest ky i interpretuar si i organizuar nga dëshmitari Alfred Shehu. Të indinjuar nga ky veprim poshtërues publik ndaj kunatit të tyre, të cilit i kanë dhënë dhe ngjyrim politik, Shkëlzen dhe Sulejman Sulejmani kanë provokuar një incident me shkrehje armësh në qendër të Ersekës. Ndërkohë, për të zgjidhur këtë problem, në qytetin e Leskovikut ka shkuar ish-Shefi i Komisariatit të Policisë Ersekë, i shoqëruar nga Hysni Dervishi dhe Roland Hasani. Këta kanë replikuar ashpër dhe me Fredi Shehun, për problemin e një pasaporte për jashtë shtetit, të djalit të këtij të fundit. Ngjarjet e mësipërme, si dhe humbja e forcës politike, militantë të së cilës ishin të pandehurit dhe mënyra provokuese e ardhjes së deputetëve të Leskovikut, si “triumfues” e të armatosur në qytetin e Ersekës, ka çuar në konfliktin e armatosur të datës 30.06.1997.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.