Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
ISSH: Pensionet e ushtarakėve, pengesė mungesa e tė dhėnave
» Dėrguar mė: 02/07/2012 - 03:30
Lajme te ngjashme
Klajda Gjosha: Bojkoti i opozitės, pengesė jo e vogėl pėr integrimin
• Datë: Nov 23, 2014
Lorenc Rabeta

Ndërsa është zgjidhur problemi i pensioneve për rreth 21 mijë ish-ushtarakë, për një numër të konsiderueshëm prej tyre nuk po arrihet ende të gjendet zgjidhja përfundimtare. Sipas asaj që raportohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ajo që i pengon ish-ushtarakët e mbetur të përfitojnë pensionet është mungesa e dokumentacionit të nevojshëm për të plotësuar dosjet. Drejtues të lartë të ISSH-së raportojnë se për çdo dosje që mbërrin e plotësuar procedohet brenda dy - tre ditëve për lidhjen e pensionit, ndërkohë që nuk mund të hidhet asnjë hap për dosjet e paplota për shkak të informacionit të munguar prej institucioneve nga ku kanë dalë në pension apo lirim ish-ushtarakët.
Dosjet e paplota
Instituti i Sigurimeve Shoqërore vijon të paguajë rreth 21 mijë ish-ushtarakë, 12098 prej të cilëve me pensione të parakohshme dhe 8832 me pensione suplementare. Drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Saba Goci shprehet se kanë mbetur ende pa u llogaritur apo rillogaritur edhe disa pensione të cilëve nuk iu është plotësuar ende dokumentacioni nga institucionet që ata kanë dalë në lirim apo pension. "Instituti i Sigurimeve Shoqërore e ka theksuar se, për çdo dosje të ardhur nga këto institucione është përfunduar procesi i llogaritjes apo rillogaritjes meqenëse rillogaritja parashikon edhe një pjesë të atyre që kanë qenë në kushte përfitimi gjatë këtyre viteve", - është shprehur Goci.
Sipas kreut të Përfitimeve në ISSH rezulton se, komunikimi mes ISSH-së dhe institucioneve nga ku kanë dalë në pension apo lirim ish-ushtarakët si Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, SHISH apo dhe ndërmarrje ushtarake ka qenë i vazhdueshëm, por ende mbeten pa u plotësuar edhe mjaft dosje, sidomos për kategoritë e nënkolonelëve, të cilët duket se kanë hasur vështirësi me gjetjen e dokumenteve në ish-ndërmarrjet e tyre. "Dëshiroj të theksoj se, paratë për të gjithë ish-ushtarakët ndo-dhen në fondin e ISSH-së dhe gjithkush do të përfitojë pensionin e tij sapo t'i plotësojë dokumentet. Ne vijojmë që brenda një afati shumë të shkurtër, dy - tre ditë, të lidhim përfitimet e çdo dosjeje që mbërrin nëpër drejtoritë tona rajonale", - tha Goci.
Metodika e llogaritjes
Ndërkohë, Goci ka shpjeguar edhe mënyrën e llogaritjes së pensionit të ish-ushtarakëve sipas të cilit pensioni suplementar i pleqërisë jepet 1 për qind për çdo vit shërbimi si ushtarak, në llogaritje me pagën mesatare neto, por jo më shumë se 50 për qind të pensionit të pleqërisë që një ish-ushtarak merr nga ligji 7703. Ndërkaq, ish-ushtarakët pritet të pësojnë rritje në bazë të vendimit të fundit të qeverisë për rritjen e pensioneve. "ISSH ka marrë masat administrative për ta aplikuar rritjen sapo të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për këtë rritje", - tha Goci.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.