Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Vangjel Tavo: Ju rrėfej jetėn jashtė politikės
» Dėrguar mė: 13/08/2012 - 15:15
Lajme te ngjashme
"Shteti do financojė operacionet jashtė shtetit"
• Datë: Oct 21, 2014
Ola Mitre

Prej shumë vitesh ai është një prej politikanëve më në zë të vendit tonë. E kemi parë në sipërmarrje të rëndësishme,
ndërsa ka mundur të sigurojë jo pak, por pesë mandate të njëpasnjëshme në Kuvendin e Shqipërisë. Vangjel Tavo, prej pak kohësh ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme, atë të ministrit të Shëndetësisë, por sot do të vijë në faqet e suplementit “Summer Pages” jashtë kornizave politike. Në këtë rrëfi m ekskluziv ai do të ndajë momentet më të rëndësishme në jetën e tij, duke fi lluar që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Fshati ku lindi dhe u rrit, shkolla e mesme, Fakulteti i Mjekësisë, në të cilin ka mbaruar studimet dhe lëvizja studentore e Dhjetorit, hyrja në politikë e deri tek jeta private. Njohja me Suelën, gruan që për vitesh i qëndron në krah e që, siç e pohon edhe vetë, e dashuron njëlloj si në momentin e parë të njohjes. Do të vendosë kurorë me të, apo do të vazhdojë bashkëjetesën? Këto dhe shumë të tjera, do të mund t’i zbuloni në këtë intervistë të jashtëzakonshme...
Z. Tavo, ju kujtohet fëmijëria juaj?
Nuk mund të them që më kujtohet gjithë fëmijëria, por ka momente të cilat në jetën e çdo njeriu kanë lënë gjurmë dhe normalisht më kujtohen shumë mirë edhe mua. Më kujtohen gjithë shokët e fëmijërisë, më kujtohet jeta në zonën në të cilën unë jam rritur, më kujtohen aktivitete të ndryshme që organizonim me grup shokësh, fëmijësh, më kujtohet shkolla fi llore dhe 8-vjeçare që unë kam bërë në fshatin tim, më kujtohen mësuesit e mi të mrekullueshëm që kam pasur në këtëshkollë, më kujtohet absolutishtrritja apo edukimi që më është bërë nga ana e prindërve në vazhdimësi dhe çdo njeri refl ekton në jetën etij atë çka familja edukon. Pra kashumë gjëra që realisht nuk mund të harrohen nga pjesa e fëmijërisë në përgjithësi. Kuptohet që ka pasurshumë gjëra që mund të të mërzisin në momente të caktuara, por nukbesoj se ka pasur çështje të tilla, të cilat më kanë krijuar impresione, qëunë nuk i harroj.
Si ka qenë fëmijëria juaj?
Mund të them që fëmijëria ime ka qenë e njëjtë me fëmijërinë e atij brezi. Bëhet fjalë për vitet ‘70, ku kuptohet që ka pasur shumë mungesa, por ka qenë një fëmijëri e bukur, e shëndetshme, dhe mund të them që shoqëria në vetvete nuk ka pasur këto vese që përjeton sot dhe shpeshherë janë çështje nga të cilat ndikohet një pjesë e fëmijërisë shqiptare. Për fat të mirë ne nuk i kemi përjetuar. Ka qenë vërtet një shoqëri e mbyllur, por, ka qenë pozitive mungesa e problemeve në atë kohë.
Cila është familja ku jeni rritur?
Unë jam rritur në fshatin ku kam lindur, në Jurgucat të Gjirokastrës. Një familje e thjeshtë punëtorësh kooperativistë si shumica e zonës sime të Dropullit, me dy prindër që punonin nga mëngjesi deri në darkë për të mbajtur familjen. Ne jemi 5 fëmijë. Kam një vëlla dhe tre motra, ndërsa unë jam më i vogli. Më kujtohen shumë mirë sakrifi cat e prindërve për të na mbajtur, për të na shkolluar, për të na arsimuar, për të na çuar në shkollë të lartë. Pastaj vjen shkollimi e kështu me radhë.
Ju kujtohet shtëpia ku jeni rritur?
Absolutisht po, sepse banoj në të njëjtën shtëpi. Në fshat kam të njëjtën shtëpi me prindërit e mi. Kuptohet që ajo ka pësuar disa ndryshime, por gjithsesi është në të njëjtin vend, ka të njëjtën hapësirë, të njëjtat kushte, kuptohet me ato ndryshimet që u bënë pas viteve ‘90, ku në çdo shtëpi janë futur kondicionerët dhe televizorët. Në fakt, në fshat shumë pak familje kanë kondicioner... Patjetër që kam kondicioner. Nuk mund të mendohet që sot njerëzit të mos kenë një të tillë dhe për fat të mirë, ka ardhur koha që edhe në fshat pjesa dërmuese të kenë kondicioner. (Në këtë moment i bie telefoni dhe më pas na shpjegon se kush qëndron mbrapa tij...Ishte goca ime, e dashura ime, bashkëjetuesja ime, nusja ime. Nuk jam martuar, por...Ajo na bashkohet pas disa minutash.)
E lamë tek shtëpia ku jeni lindur e rritur. A ka kopsht?
Po, si të gjitha shtëpitë në fshat,ka kopsht mjaftueshëm, obormjaftueshëm. Në kopsht kultivonim zarzavate të ndryshme, kam pemë frutore të llojeve të ndryshme. Kam një oborr goxha të madh me një panoramë të jashtëzakonshme, ku nga oborri i shtëpisë sime, - duke qenë se e kam në pikën më të lartë të fshatit, - mund të shikohet e gjithë fusha e Dropullit. Mund të shikohet edhe pika kufitare e Kakavijës, pavarësisht se është 9 km larg dhe po ashtu mund të shikohet edhe Libohova, Nepravishta përballë, deri afër Gjirokastrës; duket Lazarati dhe normalisht duken përballë malet.
Ndonjë rrënjë hashash, keni mbjellë në këtë kopsht?
Në fakt, ndonjëherë spekulohet me idenë e kultivimit të hashashit. Nuk bëhet fjalë, asnjëherë nuk është diskutuar çështja e hashashit në Dropull. Asnjë familje dropullite nuk ka mbjellë hashash, kështu që, edhe pse flitet shpesh për kultivim hashashi në Lazarat, nuk mund ta përgjithësojmë. Mund të jenë raste të veçanta, por jo të gjithë e kultivojnë.
Po gjimnazi?
Kam mbaruar shkollën e mesme bujqësore në fshatin Bularat në Dropull, rreth 8 km larg fshatit tim. Kam mbaruar me medalje të artë dhe pas hyrjes në fuqi të asaj kohe më është dhënë mundësia që, nga shkolla e mesme bujqësore të zgjidhja një degë dhe të kaloja në Fakultetin e Mjekësisë, ku jam diplomuar Mjek i Përgjithshëm dhe më pas mora specializimin për obstetër-gjinekolog.
Profesionin, e zgjodhët vetë?
E kam zgjedhur absolutisht me dëshirën time. Që në shkollë të mesme më ka pëlqyer Fakulteti i Mjekësisë dhe kjo ishte edhe arsyeja që mua më intrigoi për të bërë të gjitha përpjekjet për të arritur këtë rezultat, pra për të mbaruar pikërisht me medalje të artë, pasi ishte e vetmja mundësi që unë, nga një shkollë bujqësore të kaloja në një fakultet tjetër, siç ishte Fakulteti i Mjekësisë. Kjo, pasi në shkollë të mesme nuk më është dhënë mundësia të shkoja në gjimnaz, duke qenë se zona ime nuk ka pasur gjimnaz, por vetëm shkolla të mesme me profil bujqësor.
Në çfarë vitesh e keni mbaruar universitetin?
Kam ardhur në vitin 1988 dhe kam mbaruar në vitin 1993.
Si i kujtoni ato vite?
(Pyet të dashurën: Si i kujtoj ato vite?)
Kanë qenë vite me vështirësitë e kohës, vështirësi të cilat i përjetonte gjithë shoqëria shqiptare dhe normalisht reflektoheshin edhe në jetën studentore. Megjithatë, kanë qenë vite shumë të bukura. Fakulteti i Mjekësisë ishte një nga fakultetet më të preferuara nga shumë të rinj të brezit tim në atë kohë, por nga ana tjetër ishte fakultet me një kërkesë llogarie shumë të lartë dhe me një nivel absolutisht shumë të lartë në krahasim me fakultetet e tjera. Ky fakultet ka bërë atë që, shumë studentë të brezit tim të kenë mbaruar me rezultate shumë të mira dhe sot janë mjekë të shquar në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por po aq të shquar mjekë të brezit tim gjen sot edhe në spitalet universitare të Tiranës.
Ju keni qenë student në vitit 1988-1993, - vite të ndryshimeve të sistemit....
Po, më kanë zënë ndryshimet demokratike, lëvizja studentore e dhjetorit.
Keni marrë pjesë?
Absolutisht. Ishte e pashmangshme të mos merrje pjesë. Janë ngjarje që i kujtojnë gjithë shqiptarët, por më tepër se kushdo i kujtojmë ne që kemi qenë promotorë të ndryshimeve demokratike në Shqipëri.
Çfarë ndjenit gjatë lëvizjes studentore?
Në fakt, në atë kohë ishte dëshira e madhe për të sjellë ndryshimin e sistemit, dëshira e madhe për ta bërë Shqipërinë dhe jetën e të gjithë të rinjve shqiptarë të njëjtë me jetën e qytetarëve evropianë dhe realisht, jo vetëm unë, por gjithë brezi i asaj kohe sot ndjehen krenarë që ia dolën. Ia dolën për të realizuar edhe ato ndryshimet e sistemit të asaj kohe dhe mund të them se lëvizja e dhjetorit, me ndryshimet që solli me vete, ka bërë që shqiptarët të ndjehen realisht pjesë e Evropës, që sot shqiptarët të jetojnë realisht si gjithë qytetarët e kontinentit në të cilin jetojmë. Askush nuk mund ta mendonte në vitin 1990, se shqiptarët do të lëviznin të lirë në Evropë, do vinte një ditë ku të rinjtë shqiptarë do të studionin në universitetet e huaja, pasi edhe atëherë ka pasur studentë që studionin jashtë, por ishin të përzgjedhurit e sistemit.
I zgjatët flokët në atë kohë?
Asnjëherë.
E menduat?
Nuk e kam menduar. Realisht nuk kam pasur ndonjëherë dëshirë të mbaj flokë të gjata. Më pëlqenin femrat me flokë të gjata. Prandaj zgjodha edhe një femër me flokë të gjata për ta pasur në krah (shikon Suelën dhe qesh).
Cila është familja juaj aktuale?
Aktualisht, përveç familjes që përmenda (2 motra, vëllai dhe dy prindërit) në Tiranë kam bashkëshorten time të mrekullueshme dhe dy fëmijët e mi, me të cilët jetojmë të lumtur.
Çfarë moshe kanë fëmijët?
Fëmijët janë të rritur: 15 vjeç djali dhe 13 vajza. Janë nxënës, të cilët i kanë ngjarë prindërve. Mësojnë shumë mirë. Më vjen mirë që edhe fëmijët po ecin në gjurmët e prindërve dhe normalisht e kanë një kulturë qytetare. Janë larg veseve të rinisë dhe shoqërisë... të asaj pjese të shoqërisë, që të mos keqkuptohemi.
Pse vendosët të hyni në politikë?
Nuk ka qenë zgjedhja ime. Ka qenë një propozim i ardhur nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë të asaj kohe, Sabit Brokaj, i cili më propozoi të bëhesha pjesë e Partisë Socialiste dhe të isha kandidat i kësaj force politike në zonën ku unë kam lindur, jam rritur dhe banoja. Ka qenë vendim i vështirë për mua, por z. Brokaj dhe Dritëro Agolli kanë arritur që të më mbushin mendjen për t'u angazhuar në politikë. Kuptohet, kam hyrë pa dëshirë, por mund të them që jam përpjekur që në politikë t'u qëndroj premtimeve të mia ndaj elektoratit tim. Jam përpjekur që elektoratin ta ndjej, ta respektoj dhe mund të them që kam ndjerë të njëjtin reagim dhe të njëjtën dashamirësi, të njëjtin respekt edhe nga ana e njerëzve, të cilët më kanë mbështetur dhe më kanë bërë deputet, jo pak por 5 herë radhazi në të njëjtën zonë elektorale. Pra, doja të them se që nga momenti që u futa pa dëshirë, mund të them që jam në politikë me dëshirë dhe i kënaqur. Ndjej sadisfaksion për punën që kam bërë dhe ndjehem i kënaqur me elektoratin tim, pasi kam krijuar një marrëdhënie të veçantë. Jo si i zgjedhur dhe zgjedhës, por një marrëdhënie miqësore dhe njerëzore.
Çfarë ndjetë në momentin që u zgjodhët deputet për herë të parë?
Ndjeva përgjegjësi, sepse zgjedhja erdhi pas një fushate jo të lehtë. Fushatë që në ato vite ka pasur edhe tensionet e veta, por edhe kushtet, sidomos të zonës time elektorale nuk kanë qenë shumë të favorshme. Flas për kushtet e infrastrukturës dhe normalisht mua si përfaqësues i zgjedhur i tyre më lindte detyrimi që të merresha me gjithë ato probleme që kam vërejtur dhe të zgjidhja ato probleme të cilat i kam parë me sytë e mi në çdo fshat të zonës sime elektorale që kam shkelur. Por jo vetëm në fshatra, por edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, në Bashkinë e Libohovës, dhe nuk ishte e thjeshtë. Nuk mund të them që u ndjeva shumë i lumtur, por mund të them që isha i kënaqur që fitova, por e dija ç'më priste. Më priste një punë shumë e vështirë, që të arrija të paktën të realizoja premtimet që unë i kam bërë elektoratit. Pas mandatit të parë, të dytë, të tretë, të katërt, mund të them që ndjehesha shumë mirë, sepse përballesha me elektoratin tim, me premtime 100% të realizuara.
Po kur ju akuzojnë që nuk i keni mbajtur premtimet elektorale, çfarë ndjeni?
Nuk ka bërë vaki asnjëherë. Sinqerisht po jua them dhe ju do mendoni si ka mundësi, por unë kam zgjedhur rrugën e premtimeve jo boshe, por rrugën e premtimeve të cilat vetë e ndieja që i kam mundësitë dhe aftësitë për t'i realizuar, dhe normalisht kam zgjedhur këtë rrugë: Duke u thënë hapur njerëzve që, nuk mund të premtoj më shumë sepse ndoshta nuk do ta kem mundësinë për t'i zgjidhur këto probleme. Prandaj kam premtuar gjithmonë atë çka unë mendoja se ishte e realizueshme dhe nëse do të kisha mundësi të zgjidhja edhe pjesën time të problemeve, absolutisht që e bëja, por nuk e premtoja kurrë.
Më mirë nënkryetar i Kuvendit apo ministër i Shëndetësisë? Nuk mund ta them se çfarë është më mirë, sepse nuk e kam provuar se çfarë është të jesh ministër Shëndetësie. Këtë mund t'jua them vetëm pasi të kalojë pak kohë.
Cila është jeta juaj jashtë aktiviteteve politike?
Një pjesë të konsiderueshme normalisht e zë familja ime, po aq e zë edhe elektorati im.
Po, por jashtë elektoratit...
Absolutisht, njerëzit nuk i kam parë si zgjedhësit e mi dhe unë i zgjedhuri i tyre, por i kam parë gjithmonë në marrëdhënie shoqërore dhe realisht një pjesë të kohës ia dedikoj shoqërisë dhe miqësisë që kam me këta njerëz.
Merreni me sport?
(Shikon Suelën dhe qesh. "E kemi lënë të fillojmë palestrën", - thotë Suela). Merresha me sport...deri në momentin që nuk gjeja më kohë për t'u marrë.
Po deri kur e keni gjetur kohën për t'u marrë me sport?
Deri para një viti.
Me çfarë sporti merreshit?
Palestër, futboll, volejboll, por më tepër futboll.
Cila është muzika juaj e preferuar?
Jam paksa tradicional. Më pëlqen muzika e jugut, muzika e zonës sime.
I keni planifikuar pushimet?
Ende jo, por me siguri do ta gjejmë edhe kohën për të bërë pushime. Kam preferuar shpesh pushimet brenda vendit, bregdetin e jugut të Shqipërisë: në Dhërmi, Himarë, Sarandë, por mund të shkojmë edhe në veri sivjet, në Lezhë. Mali nuk është se s'më pëlqen, por është çështje kohe. Jo rrallë kemi organizuar me familjen dhe me shoqërinë ikje të ndryshme edhe në Malin e Dajtit, por edhe në zonën time jo pak herë kemi vizituar Çajupin. Megjithatë, është koha ajo që nuk na e jep mundësinë të jemi të apasionuar pas pushimeve malore.
Çfarë ju lumturon më tepër?
Kuptohet që çdo njeri e lumturon më tepër një familje e shëndoshë. Edhe mua më lumturon familja ime, të cilën e kam të mrekullueshme, dhe realisht ndjehem shumë i lumtur dhe i kënaqur që kam marrëdhënie të mira me njerëzit e zonës sime elektorale.
Çfarë ju trishton?
Jo vetëm mua, por kam përshtypjen të gjithë njerëzit trishtohen kur dëgjojnë lajme të dhimbshme, kur dëgjojnë kronika të ndryshme dhe bëhet fjalë për humbje jetë njerëzish, ose për aksidentet e ndryshme që mund të ndodhin. Lajme, të cilat realisht i sjellin dhimbje njerëzimit në përgjithësi. Jashtë kësaj pjese të njerëzimit nuk mund të jemi edhe ne politikanët.
Ju pëlqen të lexoni?
Po, shumë.
Çfarë lexoni kryesisht?
Në fakt lexoj shumë literaturë njerëzore, por jo vetëm aq. Lexoj libra historikë, diplomacie, pavarësisht mundësisë që na jep koha e lirë për të lexuar. Kuptohet, kur marr një libër mundohem ta përfundoj sa më shpejt.
Keni frikë nga vdekja?
Pyet Suelën: - A kam frikë nga vdekja? Është një pyetje e papritur, por mund të them që ashtu si çdo njeri ka lindjen dhe jetën, mund të presë edhe vdekjen. Nuk mund të them se kam frikë nga vdekja, por gjithsesi çdo njeri kur mendon këtë pikë ndjen një farë mundimi ose një farë ankthi, mërzitje, sepse nuk është diçka e këndshme.
Ju mungon profesioni i vjetër?
Po, më mungon shumë. Është një profesion që unë e kam zgjedhur vetë me dashuri, e kam ushtruar këtë profesion deri para zgjedhjeve të 2009-ës. Më pas kam ikur për një specializim në Kanada, për diagnozë prenatale, gjithmonë në fushën time. U ktheva në Shqipëri me mendimin që do ta ushtroja profesionin tim, por impenjimet politike nuk ma krijojnë mundësinë që të merrem full-time me këtë profesion, pasi profesioni i mjekut kërkon një angazhim të madh dhe nuk mund të merrem me profesionin tim, të kem pacientet e mia dhe të mos u kushtoj atyre vëmendjen, që në fakt çdo pacient e kërkon nga mjeku i vet. Është profesioni i tillë, që krijon marrëdhënie të veçanta midis gjinekologut dhe pacientes, kështu që një paciente kur shkon tek gjinekologu i vet do që të ketë vëmendjen e mjekut të vet dhe nuk mund të vizitohet tek një mjek tjetër. Kështu që, nëse do të merrem me profesionin tim, do të duhet të shkëputem nga politika dhe të merrem seriozisht me gjinekologjinë.
Po deri në vitin 2009, si ishte e mundur që ishit edhe politikan edhe mjek?
Deri në 2009-ën unë nuk kam pasur klinikë private. Kam punuar në Spitalin nr. 1, kam bërë edhe roje vazhdimisht. Kam pasur pacientet e mia, të cilat i ndiqja periodikisht, por nuk duhej që të rrija full-time në spital.
Çfarë ndjetë kur shpërtheu makina juaj përballë Prokurorisë së Tiranës?
Ishte diçka e papritur. Kuptohet që njeriut në ato momente i shkojnë shumë gjëra në mendje, por për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem. Ishte krejt aksidentale. Ka qenë një kosh plehrash, ku siç ndodh zakonisht, njerëz të pakujdesshëm mund të kenë hedhur ndonjë cigare dhe për fat të keq makina ime ishte e parkuar ngjitur me koshin e plehrave dhe mori flakë.
U trembët?
Jo, nuk u tremba, sepse nuk mund të mendoja asgjë, përveçse ndonjë pakujdesie ose ndonjë defekti teknik të makinës, por të ishte problem teknik nuk mund të ishte, sepse ajo ishte makinë e re, por gjithsesi nuk kisha aspak frikë dhe kur më pyetën në momentet e para, pa dalë shkaku i vërtetë, nëse kisha ndonjë problem me ndonjë njeri, kam thënë 'jo'. Absolutisht nuk mund të më shkonte në mendje për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme dhe nuk rezultoi ashtu.
Keni ndonjë peng në jetë?
Peng?. . . (Ngre supet) Jo.
Mendoni se i keni realizuar 100 për qind synimet tuaja?
Nuk mund të them që më ka ngelur diçka pa realizuar. Kuptohet, e mira s'ka fund. Çdo njeri do dëshironte të kishte vazhdimisht të mira, por mendoj se njeriu është i kënaqur me atë çka ka.
Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen?
Së pari, suksesi në dikasterin ku unë sapo jam emëruar. Së dyti, fitorja e forcës të cilën përfaqësoj, fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës, pra e një mandati deputeti. Pra, edhe kjo është një nga ambiciet e mia kryesore që shpresoj t'ia dal dhe sigurisht ambiciet profesionale nuk mund të lihen jashtë. Sikurse ju thashë, kam bërë një specializim në fushën time, të cilin normalisht duhet të gjej kohë ta ushtroj sepse është një fushë e pa eksploruar në vendin tonë. Ka nevojë në këtë fushë. Dhe t'ju vija në ndihmë femrave që realisht kanë nevojë në këtë fushë.
Po në jetën personale, cilat janë ambiciet? A do të vendosni kurorë?
Absolutisht po. Unë, pavarësisht se nuk kam vendosur kurorë, Suelën e quajta bashkëshorten time dhe realisht ashtu është. Nuk do të thotë që jam ortodoks, e duhet patjetër të vë kurorë. Apo jo?!
Po në gjendjen civile, do të bëni martesë?
Më vjen keq, që jeni e re dhe nuk e kuptoj çfarë ndryshimi ka kjo. Me shoqen time kemi vite të tëra që jemi bashkë dhe ndjehemi njëlloj si të martuar. Jemi po aq të dashuruar sa në momentin e parë kur jemi njohur.

Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.