Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Kapet suedezi me 9 pistoleta nė Muriqan, trafiku u spiunua
» Dėrguar mė: 06/09/2012 - 09:57
Lajme te ngjashme
Shkatėrrohet linja e trafikut tė heroinės, tre nė pranga
• Datë: Oct 25, 2014


Zbulohet trafikimi i armëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Paraditen e së mërkurës janë sekuestruar 9 pistoleta të cilat po transportoheshin nga Muriqani. Ndërkohë është vënë në pranga suedezi Lars Tommy Rosenm, 32 vjeç, i cili po bënte kalimin e armëve me çantën e tij të shpinës. Zbulimi i këtij trafiku është bërë ndërsa autobusi i linjës Prishtinë-Ulqin po kalonte doganën e Muriqanit. Rreth orës 11:00 të së mërkurës, autobusi i shoqërisë kosovare "DEVA Tours", me targa 03199CT është ndalur në pikën e kontrollit kufitar. Në autobus kishte rreth 50 pasagjerë të cilët kishin destinacione të ndryshme. Mes tyre ishte dhe personi i cili po bënte transportimin e armëve. Mësohet se ndërkohë në rrugë operative ishte marrë informacioni se një person po tentonte të kalonte kufirin dhe me vete kishte armë të cilat do t'i dërgonte për trafikim në Gjermani. Nisur nga këto të dhëna, kontrolli i bërë në autobus ka qenë edhe më i hollësishëm. Autobusi u vendos në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Si rezultat mes morisë së çantave është identifikuar çanta e dyshimtë të cilën suedezi e mbante tek këmbët e tij. Pasi kanë marrë çantën e shpinës dhe e kanë kontrolluar uniformat blu kanë gjetur 9 pistoleta të kalibrit 9 mm, të markës "Ekol Special " dhe 9 karikatorë pa fishekë. Menjëherë është bërë shoqërimi i 32-vjeçarit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dhe ndaj tij rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të armëve. Burime nga Drejtoria e Policisë bëjnë me dije se i arrestuari nuk ka bërë asnjë deklarim në lidhje me armët e gjetura. Kanë nisur hetimet për të identifikuar mënyrën sesi shtetasi suedez kishte siguruar armët dhe për të vazhduar pikat e shitjes. Për këtë në ndihmë mund të vijë dhe Interpoli. Pika kufitare e Muriqanit ka qenë në qendër te mediave edhe pak ditë më parë, pasi u sekuestruan 5 kg drogë, heroinë dhe u arrestuar personi i cili po bënte transportimin e drogës.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.