Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Del Formulari A3, MASH: Plotėsimi vetėm online
» Dėrguar mė: 28/10/2012 - 15:47
Lajme te ngjashme
Formulari A2, sot afati i fundit pėr kryerjen e pagesės
• Datë: Jul 22, 2014
Ola Mitre

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar Formularin A3 me renditjen e programeve të studimit, ku kanë mbetur kuota të paplotësuara në universitetet e gjithë vendit. Ky formular është i vlefshëm për raundin e dytë të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë publik. Nëpërmjet tij kanë të drejtë të aplikojnë maturantët apo kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me Formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me Formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që: kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar Formularin A2, ata që kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2012 si dhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IAL e vendit tonë. Gjithashtu, të drejtën për të aplikuar për kuotat e mbetura bosh përmes Formularit A3 e kanë edhe maturantët apo kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me Formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta maturantë nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin. MASH sqaron këta kandiadtë se nëse në përfundim nuk arrijnë të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbeten fitues në programin ku janë regjistruar dhe vijojnë studimet e ciklit të parë. Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, kandidatët fitues në preferencën e parë të shprehur në Formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve dhe fituesit që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit online e që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve.
Plotësimi
Plotësimi i Formularit A3 do të bëhet vetëm online, ndërkohë që aplikimi do të fillojë prej datës 31 tetor 2012 dhe do të mbyllet në orën 24:00 të datës 2 nëntor 2012. Ndërkohë që, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës do të zhvillojë konkurset për programet e studimit të parashikuara në Formularin A3 më datë 03.11.2012. Akademia e Arteve, Shkodër do të zhvillojë konkurset për programet e studimit të parashikuara në Formularin A3 në datat 6 nëntor deri në datën 10 nëntor. Përsa i përket pranimit të dokumenteve të fituesve pranë sekretarive, ato do të bëhen brenda një afati kohor prej 5 ditësh, nga data 8 deri në datën 12 nëntor. Fituesit duhet të paraqesin dokumentin e identifikimit, 2 fotografi dhe mandat arkëtimin e tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IALP-ve përkatëse.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.