Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Rama: Do t’i fitoj zgjedhjet, gati pėr debat me Berishėn
» Dėrguar mė: 08/12/2012 - 03:49
Lajme te ngjashme
TV debates failed, “fighting” between parties
• Datë: Jun 12, 2009


Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje në një intervistë për “Abc News”, se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet në 2013-ën. Ai shtoi se është i gatshëm të përballet në debat me Berishën në çdo studio televizive.
Në PS, ka pasur disa largime deputetësh që nga 2009-ta?
Ky është proces evolutiv. Njerëzit kanë pikëpamjet e tyre, dhe duke qenë se jemi në opozitë nuk është e thënë që ata të qëndrojnë në opozitë në këto kushte. Ka dhe nga ata që kanë dobësi, kështu që ne nuk jemi në kushtet kur na duhet të bëjmë përmbysje të mëdha. Grupi i PS-së është i vendosur të zbatojë programin për Rilindje Kombëtare.
Ka pasur disa kauza taktike, pavarësisht atyre morale; a i keni braktisur kauzat e drejta nga frika e humbjes?
Ne nuk kemi braktisur asnjë kauzë. Fakti që zgjedhjet e qershorit do të jenë pjesë e kushteve në qëndrimin e BE-së për statusin e kandidatit, e cila nuk mund të humbi nga këto çështje. Nga ana tjetër, kauzat nuk humbasin për çështje morale. Jam takuar me kreun e LSI-së në një kohë të caktuar, dhe do ta bëja sërish nëse do duhej ta bëja sërish. Sa i përket kandidaturës së zotit Visha, e kemi mbështetur, jo sepse ishte avokat në një proces të caktuar (Gërdecin), dhe ishte koherent në çështjen që ai mbulonte. Nuk ka asnjë cedim nga një kauzë morale për jetën e njerëzve me uljen në një tavolinë me kundërshtarët. Kjo bëhet në funksion të asaj që quhet e mirë publike, kur bëhet fjalë për një vendimmarrje që na kapërcen ne vetë. Mos harroni, kam kërkuar që të takohem me të gjithë, dhe jam takuar me të gjithë. Ashtu sikurse jam takuar me njeriun që është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, por unë nuk mund të harroj se ai është fajtor për vrasjet e 21 janarit. Saliu është një i rrëzuar që qëndron në karrige nëpërmjet votave të vjedhura.
Ju, me çdo kusht doni ta rrëzoni Berishën me standardin demokratik? Do ta rrëzoni i vetëm Sali Berishën, me aleancë të gjerë? Si do ndodhë kjo?
Unë e besoj, jo sepse dua që të besoj kështu, por ky është rezultati i nxjerrë nga takimet me njerëzit, të cilët na kanë kërkuar që ata të zgjedhin lirisht. Ne i kemi fituar zgjedhjet edhe në 2009-ën. Në 2009-ën kjo qeveri nuk e mori mandatin e dytë. Kjo ishte arsyeja që ne kërkuam vetëm transparencë të atyre zgjedhjeve. Ne jemi në opozitë dhe LSI është në qeveri, dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet si opozitë. Sa u përket zgjedhjeve të 2011-ës, kush gjykon mbi votat e numëruara, gjykon mbi një rezultat që është i pavërtetë. Votat në komuna dhe bashki në këshillat e tyre janë votat më të deformuara se sa vetë votat e 2009-ës. Ne fitojmë ndjeshëm pikërisht në zonat urbane. Dhe kjo është një histori që ka një të vërtetë, në këtë Shqipëri rurale, ku zgjedhjet sundohen nga korrupsioni.
Fiton e vetme PS-ja në zgjedhjet e 2013-ës?
PS-ja nuk është e vetme, ajo ka një numër të konsiderueshëm aleatësh dhe është e hapur për koalicione të majta, të djathta, të qendrës, dhe çfarëdo që të jenë. Për ne, mjafton që të rreshtohemi në përmbysjen e kësaj qeverie korrupsioni dhe varfërie. Programi ynë është i frymëzuar dhe po formësohet nga çdolloj propozimi që përmirëson këtë program. Ne nuk kemi asnjë dallim dhe nuk na hap asnjë lloj problemi asnjë parti që mendon që në themelin e marrëdhënieve vendos një dialog mes qeverisë dhe biznesit, si dhe që mendon njësoj si ne sa u përket shërbimeve shëndetësore, e kështu me radhë. Ajo që është e rëndësishme, është që vlera e progresivitetit, meritës dhe konkurrencës janë baza e mënyrës se si ne mendojmë se duhet të qeverisim në koalicionet tona. Nëse LSI-ja qëndron aty ku është, ne do ta mundim së bashku me atë koalicion.
A do të ketë një debat Rama-Berisha në këtë fushatë elektorale?
Jam i gatshëm të bëj debat me të, në çdo vend dhe në çdo studio ku ai dëshiron. Por nuk ekziston në asnjë vend, që një kryeministër duhet të ndërmarrë vendimin më të rëndësishëm të vendit të tij, marrjen e statusit të vendit kandidat. Unë e kam ftuar tre herë të diskutojmë, por ai nuk ka pranuar.
Çfarë do të ndodhë me Edi Ramën në rast se PS-ja nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme?
Në rast se unë nuk do t’i kisha fituar zgjedhjet në 2009-ën, do të kisha dhënë dorëheqjen. Por duke qenë se vota u vodh, atëherë unë kam detyrimin që të vazhdoj përpara. Por jam i bindur se populli shqiptar do të vendosë që unë të jem kryeministër i popullit shqiptar. Unë do të largohem si fitimtar. Më 23 qershor ne do t’i fitojmë zgjedhjet.
Kur do të publikohet Programi i plotë?
Do ta publikojmë kur ne do ta shikojmë të arsyeshëm, pasi po bëjmë konsultime edhe me publikun, dhe ai ndryshon sipas sugjerimeve që na vijnë nga të gjitha konsultat që ne po zhvillojmë në takimet në terren. Do të nxisim punësimin sipas sipërmarrjes, arsimin etj.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.