Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Universitetet publike, MASH hap 13 degė tė reja studimi
» Dėrguar mė: 08/12/2012 - 03:57
Lajme te ngjashme
Universitetet e mbyllura, Nikolla: Studentėt, transferim nė publik
• Datë: Sep 02, 2014
Ola Mitre

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka urdhëruar hapjen e 13 programeve të reja studimi në disa prej universiteteve publike. Në këto programe përfshihen, si niveli i parë i studimeve, ashtu edhe niveli i dytë, pra ai Master. Numri më i madh i programeve të reja është parashikuar për universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, me 4 programe të reja në nivelin Master Profesional. “Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi”, “Administrim Biznesi”, Financë Banke” dhe “Psikologji Shëndeti” janë 4 programet e reja, të cilat do të fillojnë në këtë vit akademik. Ato do të realizohen me 90 kredite, ndërsa kohëzgjatja është 1.5 vite akademike ose thënë ndryshe, 3 semestra. Në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës do të hapet një program studimi për Master Shkencor në “Mësuesi për Arsimin Fillor KL. I-VI”. Ky program realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja e tij është 2 vite akademike, ndërkohë që aplikimi i tij fillon vitin e ardhshëm akademik. Në Universitetin Politeknik të Tiranës do të hapen dy programe të reja studimi në Master Profesional. “Teknologji Informacioni” dhe “Inxhinieri Informatike” janë dy programet e reja që do të fillojnë të aplikohen që në këtë vit akademik, me 90 kredite dhe me një kohëzgjatje prej 1.5 vite akademike. Sa i takon Universitetit të Tiranës, pritet të hapet programi i ri në Master Shkencor me specialitetin “Etika në Institucione dhe Lidershipi”. Ky do të jetë një program me 120 kredite, me kohëzgjatje prej dy vitesh akademike, ndërkohë që do të fillojë veprimtarinë në vitin akademik 2013-2014. Në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është urdhëruar hapja e 1 programi studimi Bachelor me emërtimin “Multimedia dhe Televizioni Dixhital”, një program që do të realizohet me 180 kredite dhe me një kohëzgjatje 3 vitesh akademike. Programi i dytë i ri në këtë universitet i takon nivelit Master Shkencor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI” me një kohëzgjatje 2 vite akademike. Këto dy programe do të fillojnë veprimtarinë vitin e ardhshëm akademik. Ndërkohë që, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit do të hapen degët e reja, që janë Bachelor në “Ekonomi Turizmi” me një kohëzgjatje prej tre vitesh akademike, si dhe Master i Shkencave në “Mësuesi-Arsimi Fillor” me një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike. Aplikimi i tyre nis vitin akademik 2013-2014. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të hapet një program studimi në Master Shkencor për “Mjekësi Bimore”. Ai do të realizohet me 120 kredite dhe me një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike. Aplikimi i tij do të fillojë vitin e ardhshëm akademik.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.