Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura 2013, Formulari A1 do plotėsohet online
» Dėrguar mė: 05/01/2013 - 02:54
Lajme te ngjashme
Matura Shtetėrore, 34 mijė mbetės dje mbyllėn provimet
• Datë: Sep 23, 2014
Maturantėt qė s'kanė fituar, shansi i fundit, mė 29 shtator
• Datë: Sep 18, 2014
Matura Shtetėrore, MAS: Nė vjeshtė, 34 mijė maturantė
• Datë: Sep 10, 2014
Ola Mitre

Ndryshe nga vitet e kaluara, plotësimi i Formularit A1 për Maturën Shtetërore 2013 do të bëhet vetëm online. Pohimi vjen nga vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili bën me dije se përveç disa ndryshimeve të vogla, ky vit nuk do të sjellë ndryshime thelbësore për Maturën Shtetërore. Sipas tij, plotësimi online vjen pas një eksperience pozitive, e cila u aplikua për herë të parë me plotësimin e Formularit A2. “Ne tashmë kemi eksperiencën e vitit të kaluar me plotësimin online të Formularit A2, e cila rezultoi e suksesshme, dhe mendojmë që këtë vit kjo të aplikohet edhe me plotësimin e Formularit A1”,- u shpreh Tafaj. Vitin e kaluar, edhe Formulari A3, i cili shërben për rishpërndarjen e kuotave të mbetura bosh në universitete, u bë online. Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2013, vetëm nga maturantët e vitit 2013. Ndërkohë që, për regjistrimin e maturantëve, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e mëparshme, regjistrimi në maturë bëhet përmes Formularit A1Z.
Lëndët me zgjedhje
Ndryshimi tjetër në lidhje me Maturën Shtetërore 2013 u takon lëndëve me zgjedhje. Sipas ministrit Tafaj, këtë vit maturantët do të mund të zgjedhin jo më tepër se 2 lëndë, të cilat do t’u japin jo më pak se 8 kredite. Vitin e kaluar nxënësit mund të zgjidhnin deri në 3 lëndë, por sipas ministrit kjo procedurë vetëm sa vështirësonte sistemin, ndërsa nuk rriste në mënyrë domethënëse numrin e pikëve të kandidatëve studentë. E reja e këtij viti qëndron në faktin se maturantëve do t’u jepet e drejta të marrin edhe dy gjuhë të huaja si lëndë me zgjedhje, me kushtin e vetëm që njëra prej tyre të jetë gjuhë e parë, ndërsa tjetra të jetë gjuhë e dytë. Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, më kusht që njëra të trajtohet si gjuhë e huaj e parë me 10 kredite, ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë me 6 kredite. Ashtu siç u theksua edhe nga ministri, shuma e krediteve të këtyre dy lëndëve duhet të jetë jo më e vogël se 8. Ndërkohë që, sipas rregullores së Maturës Shtetërore të miratuar tashmë, maturanti, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht edhe lëndën bërthamë, përjashtuar këtu lëndët e provimeve të detyruara.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.