Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Lezhė, vritet me plumb nė kokė 26-vjeēari
» Dėrguar mė: 11/01/2013 - 04:50
Lajme te ngjashme
45-vjeēari: Si u shpėtova 30 plumbave
• Datë: Sep 14, 2014
Agron Lisi

Një 26-vjeçar ka mbetur i vrarë dje në fshatin Shënkoll të Lezhës, ndërsa një tjetër është plagosur. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak mesnatës së të mërkurës, në një lokal në rrugën Milot-Lezhë, kur shtetasi Martin Shtjefni nga Lezha është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Ëngjëll Nika nga fshati Mërqi. Pas dëshmive të personave të ndodhur në vendngjarje, policia ka mundur të identifikojë si autor të vrasjes 26-vjeçarin Mariglen Përgjini nga fshati Manati, ndërkohë që janë vënë në pranga dy të tjerë për moskallëzim krimi.
NGJARJA
Mbrëmjen e së mërkurës, 26-vjeçari Martin Shtjefni kishte shkuar në një lokal me muzikë, në rrugën Milot-Lezhë, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Mësohet se viktima ka qënë në tavolinë me 7 persona të tjerë. Gjatë mbrëmjes 26-vjeçari, ndërsa ka qënë duke kërcyer, është përplasur me autorin Mariglen Përgjini. Një përplasje e paqëllimshme është bërë edhe shkak i sherrit. Dy të rinjtë duke dashur të tregojnë forcën kanë debatuar mes tyre, fillimisht duke ofenduar njëri-tjetrin në prani të më shumë se 50 personave e më pas autori i krimit ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar mbi Martin Shtjefnin. Nga sherri ka mbetur i plagosur edhe 24-vjeçari Ëngjëll Nika. Menjëherë pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja.
POLICIA
Blutë e Lezhës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ngritur edhe postblloqe të shumta, por autori i krimit ka mundur të largohet, duke përfituar nga errësira dhe njohja e mirë e zonës. Policia ka shoqëruar pothuajse të gjithë personat që kanë qënë të pranishëm në lokal, për të zbardhur ngjarjen. Sipas dëshmive, viktima dhe autori i krimit kanë qënë të ulur në dy tavolina të ndryshme. Ndërkaq, pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e vrasjes, 26-vjeçarin Mariglen Përgjini. Mësohet se hetimit dhe kërkimeve për gjetjen e autorit i është bashkuar edhe një grup i gatshëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Në orët e vona të së enjtes, policia ka arrestuar në ambientet e Spitalit të Lezhës Ëngjëll Nikën dhe 36-vjeçarin Anton Toni nga Balldreni, pasi akuzohen për moskallëzim krimi. Këta dy shtetas kanë qënë të pranishëm në lokal në kohën e krimit, por e kanë fshehur këtë fakt. Pas hetimeve rezultoi se Ëngjëll Nika, i cili ishte paraqitur në spital me një plumb në këmbë, ishte plagosur pikërisht gjatë ngjarjes. Ndërkohë po procedohet në gjendje të lirë vëllai i viktimës, Petrit Shtjefni 42 vjeç, i cili pasi ka mësuar mbi vrasjen e vëllait të tij, ka mbërritur pak minuta më vonë në spitalin e Lezhës, ku edhe ishte dërguar viktima. Ndërsa ai duke dyshuar se bluzat e bardha nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur vëllait të tij, ka qëlluar me grusht në krye të detyrës infermierin e urgjencës Arben Marku.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.