Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Gjenerali publikon historinė e ushtrisė shqiptare
» Dėrguar mė: 11/01/2013 - 20:45
Lajme te ngjashme
Gjenerali nė burgun 302, dalin vendimet e gjykatės
• Datë: Nov 25, 2014


Botohet në Kroaci, në gjuhën angleze, një histori e plotë e ushtrisë shqiptare që ka për autor gjeneralin e njohur Pëllumb Qazimi, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zagreb. Me librin "Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)", i cili filloi si disertacion doktorature në Departamentin e Historisë të Universitetit të Zagrebit, Pëllumb Qazimi ofron për lexuesit perëndimorë një vështrim kuptimplotë në historinë ushtarake dhe zhvillimin social e politik të një qosheje ende relativisht pak të njohur të Evropës dhe Ballkanit. Në këtë vepër tërësore, autori bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë së shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor, ecurisë së zhvillimit institucional të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1991, shkruan profesori i njohur kroat Ivo Goldstein, në parathënien e librit të Pëllumb Qazimit, botuar për herë të parë në Kroaci në gjuhën angleze. Ndërsa prof. Aleksandar Stip?evi?, albanolog kroat thotë se "Ky libër do të jetë i dobishëm për ata shqiptarë që nuk e njohin mirë të kaluarën ushtarake të vendit të tyre dhe shumë më tepër për ne, të huajt, të cilët shpesh harrojmë rolin që kanë luajtur shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë". Autori mbështetet në një numër të konsiderueshëm burimesh, në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe, për të demonstruar dhe mbështetur tezën e tij themelore - fillimi i traditave institucionale ushtarake shqiptare mund të datohet vetëm që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912-ën. Duke sintetizuar me kujdes këtë material të madh burimesh, autori në mënyrë kritike dhe të mprehtë paraqet ngjarje dhe zhvillime të një periudhe që përfshin Pavarësinë e Shqipërisë, dy Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, vendosjen e diktaturave komuniste në Evropën Lindore, dhe në fund rivendosjen e pavarësisë. Për një lexues më profesionist vlera e vërtetë e librit "Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)" është numri i madh i burimeve, kryesisht shqiptare, që shumë rrallë janë trajtuar në literaturën e huaj që ka si subjekt Shqipërinë. Këndvështrimi i Pëllumb Qazimit është se historia e ushtrisë shqiptare nuk mund të vlerësohet e pavarur; ajo është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit, me politikat, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Ashtu sikundër të rëndësishme për zhvillimin e shtetit shqiptar deri në vitet '90 të shekullit të kaluar kanë qenë ndikimi i influencave të huaja; italiane, britanike, amerikane, jugosllave dhe sovjetike. Autori shmang kurthet e tërheqjes nga thjeshtimi dhe mitizimi ndaj këtij aspekti dhe ofron një pasqyrë unike të kualifikuar socio-politike të një çështje shumë të ndërlikuar.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.