Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Vidhte kishat e banesat nė Dropull,prangoset 42-vjeēari nga Patosi
» Dėrguar mė: 24/01/2013 - 03:26


GJIROKASTËR - Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa kishave dhe banesave në Dropullin e Sipërm. Bëhet fjalë për Artan Muçmatajn nga Patosi, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se Muçmataj u prangos, pasi mëngjesin e së martës ka vjedhur me thyerje arkën ku mbahen lekët që hedhin besimtarët në kishën e fshatit Likomil. Po këtë ditë, 42-vjeçari ka bastisur kampin e fëmijëve të Mitropolisë në këtë fshat, ku ka marrë një pompë uji, kabllo elektrike dhe enë kuzhine. Gjithashtu, në orët e para të mëngjesit të së martës, ai ka vjedhur në fshatin Llovinë banesën e shtetasit K.B., ku ka marrë dy pompa që shërbejnë për spërkatje dhe disa enë prej bakri. Sipas burimeve të mësipërme, mëngjesin e së martës 42-vjeçari nga Patosi ka vjedhur në fshatin Llovinë banesën e shtetasit V.P, ku ka marrë materiale ndërtimi, hekur dhe enë prej bakri. Artan Muçmataj ka tentuar të hyjë në këtë banesë, por është diktuar nga i zoti i banesës, i cili ka lajmëruar policinë. Pas dy orë kërkimesh, efektivat blu kanë mundur të kapin hajdutin, ndërsa kanë sekuestruar sendet dhe materialet e vjedhura në kishë dhe në banesa. Hetuesit e çështjes sqarojnë se 42-vjeçari ka punuar më parë si bari në disa fshatra të Komunës Dropulli i Sipërm dhe së fundi merrej me mbledhjen e hekurishteve dhe shitjen e tyre për skrap. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se gjatë periudhës 2011-2012, Muçmataj ka vjedhur arkat e disa kishave të vogla në fshatrat e Dropullit të Sipërm.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.