Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Interneti, UNICEF: Fėmijėt, tė rrezikuar nga pornografia
» Dėrguar mė: 06/02/2013 - 03:40
Lajme te ngjashme
Vite larg televizionit pėr tė rritur fėmijėt, mė kanė ftuar tė rikthehem
• Datë: Sep 10, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Përhapja në masë e internetit po kthehet në një rrezik për fëmijët, pasi rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po përdoren edhe nga persona që abuzojnë me ta. Konstatimi është bërë nga ekspertë ndërkombëtarë gjatë një konference mbi sigurinë e fëmijëve nga përdorimi i internetit. Ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri tha se interneti po përdoret gjithnjë e më shumë për të abuzuar me të miturit, ndërsa përdorimi i shpeshtë i tij cenon edhe privatësinë. Edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, thanë se legjislacioni shqiptar duhet të jetë më i efektshëm në luftën ndaj abuzimeve me fëmijët në internet. Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë fushë, ambasadorët kërkuan nga qeveria që të marrë masa për të rritur sigurinë nga rrjetet sociale. Sipas tyre, duhen masa të menjëhershme për të minimizuar risqet që vijnë nga ana e errët e internetit.
Interneti&Siguria
Avancimi i teknologjisë po e përball shoqërinë me sfida të reja. Në krye të këtyre sfidave është mbrojtja e fëmijëve nga interneti dhe nga rreziku që sjell ky rrjet i ri komunikimi për pornografinë me të mitur. Gjatë konferencës për sigurinë e fëmijëve nga interneti, ambasadori i UNICEF në vendin tonë, Detlef Palm, tha: "Një pjesë e fëmijëve kanë gjetur forma të reja komunikimi në internet. Është e domosdoshme të survejohet përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale e faqeve që instalohen aty. Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet t'i kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve. Edhe Qeveria shqiptare është pjesë e deklaratës së nënshkruar për dënimin dhe çuarjen para drejtësisë së personave që përdorin këto rrjete dhe kanë në dorë pornografinë e fëmijëve". Sipas ambasadorit Arvizu, mbrojtja e fëmijëve në internet përbën një nga sfidat kryesore të avancimit të teknologjisë, përpos përfitimeve që vijnë si rrjedhojë e përdorimit të mjeteve të informimit. Duhet të sigurohemi që fëmijët të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e pasurimit me informacionin që lejon interneti, por duhet t'i largojmë nga përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme për ta. Janë çështje tepër të rëndësishme për çdo qeveri. Të rrisim filtrimin e programeve në shkolla. Do mbështesim këtë fushatë ndërgjegjësimi dhe të gjithë aktorët e përfshirë",- deklaroi ambasadori Arvizu. Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi theksoi se interneti i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë është një nga prioritetet e Bashkimin Europian. "Interneti mund të jetë një vend shumë i rëndësishëm për fëmijët, ai hap një botë të madhe me shumë mundësi. Fëmijët duhet të kuptojnë çfarë do të thotë privatësia, edhe pse kjo është e rëndësishme. Këto mundësi sjellin të mira, por gjithashtu përbëjnë sfida të mëdha. Është e rëndësishme të përdoren disa politika të caktuara. Profilet e fëmijëve në rrjetet sociale duhet të kenë masa, në mënyrë që të kenë kontroll prindëror", - u shpreh ambasadori Sequi. Numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Sipas ministrit të Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo, rreth 60 për qind e popullsisë në Shqipëri janë përdorues të internetit. Mosha që i frekuenton më shpesh rrjetet sociale është ajo nën 24 vjeç, ndërsa rreth 6 % e përdoruesve janë të moshës nga 13-15 vjeç. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se janë trajnuar në të gjithë vendin 2 mijë mësues të informatikës, si dhe janë udhëzuar drejtorët e shkollave për përdorimin e internetit. Gjithashtu duhet një bashkëpunim më i ngushtë dhe mbështetje që fëmijët të jenë të sigurt për përdorimin e internetit.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.