Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
"Jetojmė me vdekjen, pimė ujė dhe thithim ajėr tė ndotur"
» Dėrguar mė: 08/02/2013 - 04:34
Xhemil Beharaj

Rreth 3 mijë banorë të fshatit Kallm në rrethin e Fierit jetojnë për çdo ditë me vdekjen. Përveç mungesës së investimeve për ndërtimin e rrugës e furnizimin me ujë të pijshëm, ata përballen me ndotjen masive të zonës. Prej vitesh pinë ujë të ndotur nga nafta që e marrin nga puset e tyre, thithin ajër të ndotur nga gazrat që shoqërojnë nxjerrjen e naftës, nga gropat ekologjike ku derdhet naftë dhe lëndë të tjera toksike. Ndonëse kanë ngritur zërin herë pas here, askush nuk merr masa për rehabilitimin e kësaj zone. Sipas banorëve, ndotësja më e madhe është kompania kanadeze "Bankers Petrolium", ndërsa shpërthimet nëntokësore vazhdojnë t'u dëmtojnë banesat që i kanë ngritur me mundë dhe djersë. Nisur nga situata e krijuar, dje dhjetëra banorë të fshatit Kallm u hodhën sërish në protestë dhe bllokuan për tri orë mjetet e tonazhit të rëndë të kompanisë së huaj. "Sapo hap dritaret në mëngjes të mbyt era e rëndë e gazit, që del me naftën bruto. Del nga shtëpia, rruga është me baltë në dimër, dhe me shumë pluhur në verë. Edhe pse është shtruar, ajo është e prishur nga kalimi orë e pa orë i makinave të tonazhit të rëndë që përdorin firmat e huaja dhe ato të vendit në këtë zonë naftëmbajtëse. Në dalje të fshatit është një gropë ekologjike ku firma "Bankers" derdh mbetjet e naftës bruto, por edhe kimikate që ata përdorin për trajtimin e puseve për të rritur kapacitetin nxjerrës të naftës. Në hyrje të fshatit ka grumbuj stërmëdhenj dhe-rash të ndotur, dhe sapo del dielli, avujt që dalin prej tyre na bëjnë që të na lotojnë sytë. Është ferr të jetosh këtu", thotë Fatmiri, njëri nga banorët e Kallmit. Ndërsa, banorë të tjerë shprehen se edhe ndotja akustike është shumë e lartë. "Mbrëmje për mbrëmje na uturijnë veshët. Zhurma e mjeteve dhe zhurma e shpërthimeve na çmendin fare. Fëmijët sëmuren përditë, por askush nuk do t'ia dijë për ne. Rruga e fshatit që lidhet me autostradën është gjithë gropa dhe ndonëse është 3 km e gjatë, na duhet 30 minuta për ta kaluar atë", shprehet Arjani, banues në Kallm. Sipas banorëve, përfaqësues të kompanisë "Bankers" vetëm bëjnë premtime boshe. Ata kërcënojnë se për çdo ditë do të protestojnë derisa të zgjidhen problemet e tyre. Ndërsa, kryekomunari i Mbrostarit, Gëzim Dhima pohon se firma "Bankers" i paguan taksat që detyrohet, por nuk bën investime. "Banorët kanë shumë të drejtë për të gjitha shqe-tësimet që ngrenë. Shteti duhet të ndërhyjë me investime", thotë Dhima.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.