Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Kualifikimi i mėsuesve, provimi mė 27 prill
» Dėrguar mė: 19/02/2013 - 06:43
Lajme te ngjashme
Provimi i shtetit, AKP: Starton mė 17 nėntor
• Datë: Oct 31, 2014
Provimi i praktikės, mbi 10% e infermierėve, mbetės
• Datë: Oct 27, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Mësuesit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të kualifikimit për rritje page në mbyllje të muajit prill. Rezultatet pozitive të këtij provimi kushtëzojnë rritjen e pagës sipas vjetërsisë së punës nga 5, në 10 dhe 20 për qind, për të gjithë arsimtarët që marrin pjesë në këtë testim. Shtohen kategoritë që do të konkurrojnë për shtesat mbi pagë. Për të mos rrezikuar hyrjen në provim, mësuesit duhet të plotësojnë formularin dhe ta dorëzojnë brenda datës 20 shkurt.
UDHEZIMI
Zbardhen rregullat e reja për provimin e kualifikimit të arsimtarëve për 2013-ën. Ministria e Arsimit ka miratuar tashmë rregulloren me procedurat e reja që do të ndiqen nga të gjithë mësuesit që duan të konkurrojnë për të fituar shtesën mbi pagë për 2013-ën. “Provimet me shkrim për shkallët e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2012-2013 do të zhvillohen më datë 27 prill, ora 10-12.30, në kryeqytet, në mjedise të planifikuara nga Komisioni i Kualifikimit të Mësuesve”, citohet në udhëzimin e miratuar nga MASH në mbyllje të javës së shkuar. Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë shpallur programet e kualifikimit për të gjitha profilet lëndore, në të cilat detajohen temat dhe përgatitjet që mësuesit duhet të kryejnë për provimin përfundimtar të muajit prill. Këto programe gjenden të detajuara në faqen zyrtare të Institutit të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar www.izha. edu.al. Për të marrë pjesë në këto provime, mësuesit duhet të përmbushin një sërë kushtesh, ku thelbësore është plotësimi i formularëve të aplikimit në afatet e përcaktuara. Në rregulloren e provimeve, përcaktohet se kandidatët për provimet e kualifikimit duhet të plotësojnë formularët e aplikimit për të marrë pjesë në provimin final duke dorëzuar edhe “portofolat profesionale” sipas profileve lëndore përkatëse, brenda datës 20 shkurt 2013. Listat e kandidatëve për provimet e kualifikimit, së bashku me vlerësimet e portofolit, i harton Drejtoria Arsimore brenda datës 15 mars 2013, të cilat publikohen në vende të dukshme. Nëpërmjet kësaj liste arsimtarët mund të mësojnë nëse plotësojnë kushtet për të hyrë në provim ose jo. Udhëzimi i MASH, përcakton se: “Mbështetur në rezultatet përfundimtare të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit Rajonal në MASH do të përgatisë dhe dërgojë në drejtoritë arsimore të rretheve përkatëse shkresën për shtesën e pagës”. Në bazë të kategorizimit sipas shkallëve të kualifikimit, shtesa në pagë për mësuesin që fiton shkallën e tretë është plus 5 për qind, për të dytën plus 10 për qind dhe për të parën plus 20 për qind. Rregullorja e provimeve të këtij viti parashikon një sërë ndryshimesh sa u takon vlerësimeve që do marrin mësuesit para hyrjes në provim, teksa janë shtuar edhe kategoritë që do të lejohen të aplikojnë për shkallët e kualifikimit. Në rast se mësuesit gjatë 2012-ës, kanë ndjekur aktivitete ku janë pajisur me kredite, këto të fundit do të vlerësohen me pikë dhe do t’i ndihmojnë ata që të sigurojnë rezultat më të lartë në vlerësimin përfundimtar. Kualifikimi në arsimin parauniversitar edhe për këtë vit do të bëhet nëpërmjet portofolit personal të zhvillimit profesional të mësuesve dhe provimeve përkatëse. Kualifikimi i mësuesve në sistemin Arsimor Parauniversitar do të drejtohet dhe monitorohet nga Komisioni i Kualifikimit të Mësuesve, në përbërje të të cilit janë pesë anëtarë. Vlerësimi nis pikërisht që nga portofoli profesional, ku arsimtarët që nuk do të marrin pikët minimale në këtë fazë nuk do të futet në testim. Po kështu, arsimtarët që do të kenë në portofolin e tyre profesional dëshmi të gjuhëve të huaja, dëshmi të studimeve pasuniversitare, si dhe njohuri mbi kompjuterin, do të futen me pikë shtesë në testim.
Ndëshkimi
Në ditën e provimit kandidatit nuk i lejohet të marrë ose të japë informacion ose kopje nga një kandidat tjetër, të komunikojë, të bëjë komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit, të mbajë celular ose mjet tjetër të teknologjisë së komunikimit, të plotësojë testin me laps, të shkruajë në fletën e provimit ndonjë shënim tjetër përveç atyre që kërkon testi, të ketë me vete materiale të tjera si libra, fletore, fletë të bardha etj., të ndërrojë vendin e paracaktuar. Në varësi të shkeljeve kandidati përjashtohet nga provimi dhe nuk përfiton kualifikimin. Ndërkohë që, në raste të caktuara mund t’i ulen edhe pikët e provimit. Kandidatët që nuk marrin kategorinë e kualifikimit si masë disiplinore, kanë të drejtë të aplikojnë për kualifikim jo më parë se dy vjet.
Kategoritë
Në rregulloren e kualifikimit detajohet se “kandidatët për kualifikim janë të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe atyre private që zotërojnë një diplomë mësuesie, sipas kritereve të parashikuara në nenin 57 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. Të drejtë për të marrë pjesë në këtë provim kanë edhe të gjithë ata arsimtarë që nuk kanë diplomë mësuesie, por janë me arsim të lartë e japin lëndët profesionale në shkollat e arsimit të mesëm të lartë kur kanë kontratë individuale pune. Do të japin këtë provim edhe ata mësues pa diplomë mësuesie, që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e muzikës, të arteve pamore ose të kërcimit. Gjithashtu, procedurave të kualifikimit u nënshtrohen edhe kandidatët, të cilët deri më 31 dhjetor 2012, plotësojnë kushtet e mëposhtme për vjetërsinë e punës në arsim: Të paktën 5 vjet për kategorinë e kualifikimit (kategorinë) ‘mësues i kualifikuar’ për shkallën e tretë. Të paktën 10 vjet për kategorinë ‘mësues specialist’ dhe të paktën 5 vjet pas marrjes së kategorisë ‘mësues i kualifikuar’, për shkallën e dytë, si dhe të paktën 20 vjet për kategorinë e kualifikimit ‘mësues mjeshtër’ dhe të paktën 10 vjet pas marrjes së kategorisë ‘mësues specialist’ për shkallën e parë. Ndërkohë që, duke nisur nga viti 2014 e në vazhdim, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit edhe mësuesit të cilët kanë grumbulluar të paktën tre kredite në një vit kalendarik. Ndërsa punonjësit mësimorë që kanë mospërputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit, kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende. Nëse një kandidat nuk merr pjesë në kualifikim ose nuk kualifikohet, ka të drejtë të marrë pjesë në çdo vit pasardhës.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.