Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Raporti i ISHP-sė: Tirana, me ajėr tė rrezikshėm pėr jetėn
» Dėrguar mė: 07/03/2013 - 06:55
Lajme te ngjashme
“Raporti i BB”, Basha: Rama po pėrvetėson reformat tona
• Datë: Oct 30, 2014
Raporti i BB: Pėrmirėsohen lehtėsirat pėr biznesin
• Datë: Oct 29, 2014
Serbi-Shqipėri, MPJ dorėzon nė Kuvend raportin: Ja hapat tona
• Datë: Oct 29, 2014
“Dhuna nė Beograd”, Klosi: Mbrojtja nga Diskriminimi s’reagoi. Baraku: Gati raporti
• Datë: Oct 29, 2014
Raporti i OBSH: 10 mijė persona tė prekur nga Ebola
• Datë: Oct 27, 2014
Ola Mitre

Edhe pse ka një përmirësim të përm bajtjes së grimcave në ajër krahasuar me vitin 2011, Tirana vazhdon të mbetet një qytet me ajër të rrezikshëm për jetën në qendrën e saj". Ky është përfundimi që del nga raporti i Institutit të Shëndetit Publik, në lidhje me cilësinë e ajrit në kryeqytet për vitin 2012. Po sipas këtij raporti, vërehet edhe një fenomen karakteristik lidhur me përmbajtjen e grimcave të imta në ajrin urban të Tiranës. "Përmbajtja e grimcave PM 2.5 dhe PM 1 është praktikisht e njëllojtë në qendër të qytetit dhe në periferi të tij. Kjo thekson gravitetin e problemit të grimcave të imta në ajrin urban, dhe vendos studiuesit e vendimmarrësit para detyrash jo të lehta për të luftuar ndotjen e ajrit në të ardhmen", thuhet në raport. Sa u takon tendencave stinore, cilësia e ajrit në dimër është më e rënduar se në stinën e verës e të pranverës. "Në dimër, ndotjes së shkarkuar nga makinat i shtohet edhe ndotja e shkarkuar nga djegia e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo ndotje në përgjithësi mbetet mbi qytet, kur ajri në lartësinë rreth 80-100 m është më i ngrohtë se ajri në nivelin e tokës. Në verë drita e diellit reagon me ndotjen e shkarkuar prej makinave. Ky veprim rezulton në rritjen e përmbajtjes së ozonit në nivelin e sipërfaqes së tokës", sqarohet në raport.
Matjet
Matjet për cilësinë e ajrit janë bërë për disa përbërës të rrezikshëm për shëndetin, që janë: benzeni, dyoksidi i azotit, dyoksidi i squfurit, ozoni apo grimcat e imta të pluhurit PM 10 dhe PM 2.5 mikron, ndërkohë që monitorimi është kryer me dy stacione automatike me funksionim të vazhdueshëm dhe me dy fushata dyjavore, secila me tuba difuze. Sipas matjeve rezulton se "Stacioni i Tiranës qendër" ka një ulje të shprehur të PM 10 e të PM 2.5 në ajër në krahasim me vitin 2011, në masën 20-30 për qind. Por sipas raportit, ndonëse përmbajtja e grimcave të imta (PM 10/ PM 2.5) në qendrën e qytetit ka shënuar një ulje të konsiderueshme gjatë vitit 2012 në krahasim me vitin 2011 kryesisht për efekt të normalizimit të trafikut, nuk janë ulur aspak gazet ozon O3 e dyoksid i azotit NO2. Ajo çka vihet re nga të dhënat e ndryshme është fakti se zona e "21 Dhjetorit" është më e ndotura se çdo zonë tjetër në kryeqytet. Në relacionin e plotë të ISHP-së, renditen edhe një sërë problemesh që mund të shkaktojnë ndotësit e ndryshëm të ajrit në shëndetin e çdo qytetari, duke filluar që nga mosfurnizimi i organizmit me oksigjen, inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, reduktimi i funksionimit të mushkërive, kolla, irritimi i hundëve dhe syve etj. Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, thirrja e specialistëve është veçse marrja e masave të nevojshme për reduktimin e tyre.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.