Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
ODIHR zbarkon nė Tiranė, Svoboda: Zgjedhje tė lira
» Dėrguar mė: 11/03/2013 - 13:27
Lajme te ngjashme
FMN sot nė Tiranė, pėr BSH e buxhetin
• Datë: Aug 26, 2014


Kreu i grupit parlamentar të socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda u sugjeron partive politike në Shqipëri që t’u japin fund problemeve me zgjedhjet e kontestuara. Ndërkohë që në Shqipëri e pikërisht në Tiranë janë rritur tonet e fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, nga ndërkombëtarët janë shpeshtuar thirrjet për mirëkuptim e konsensus mes palëve politike. Gjatë një interviste për “Albanian Screen”, Svoboda tha se përsëritja në qershor e këtij skenari negativ, pra zgjedhjeve të kontestuara, do të ishte katastrofë për Shqipërinë. “Shqipëria duhet të bëjë tani zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër, përndryshe shtyrja përsëri e çeljes së negociatave do të ishte një katastrofë për Shqipërinë, - tha Svoboda. “Unë mendoj se të gjithë drejtuesit politikë duhet të punojnë së bashku që këto zgjedhje të jenë të lira e korrekte. Kjo është shumë e rëndësishme në radhë të parë për vetë qytetarët shqiptarë, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë, sepse kemi një vlerësim të madh për qytetarët shqiptarë, të cilët meritojnë një politikë më të mirë”, - tha kreu i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian. Rëndësia e përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit është theksuar disa herë edhe nga Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle. Ai ka bërë thirrje disa herë që të mbahen zgjedhje të suksesshme, të cilat konsiderohen si një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë. “Është thelbësore që liderët politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standardet ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve përballë shqiptarëve, - është shprehur Fyle, më herët. - Kur bëhet fjalë për zgjedhjet është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në axhendë evropiane shumë shpejt pas zgjedhjeve”, - ka thënë Fyle.
MISIONI I ODIHR
Një mision vlerësimi i ODIHR-it mbërrin sot në Tiranë, për të vëzhguar nga afër përgatitjet parazgjedhore. Me ftesë të misionit tonë të përhershëm në OSBE, një ekip vlerësues i ODIHR, “Needs Assesment Mission” do të qëndrojë në Tiranë nga data 11 deri 14 mars, për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Pas takimeve në Tiranë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj. Ministria e Jashtme sqaroi dje, se: “Sipas rregullave të procedurës së Organizatës OSBE, ODIHR-i është ftuar me notë verbale (në dhjetor 2012) të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 në Shqipëri. Kjo ftesë është bërë menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës”.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.