Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Berisha: Rama, terror me listat e kandidatėve
» Dėrguar mė: 18/03/2013 - 00:57
Lajme te ngjashme
Berisha: Rama e poshtėroi popullin njėsoj si Ramizi, hapi muze shtetėror pėr Enverin
• Datë: Nov 25, 2014
Berisha: 4 mijė mėsues hiqen nga puna, pagat ulen me 6%
• Datë: Nov 20, 2014
Ish-Kryeministri Sali BERISHA: Protesta, Pėr t’u marrė shembull
• Datë: Nov 19, 2014
Buxheti ’15, Berisha: Nė funksion tė shtetit policor
• Datë: Nov 17, 2014
2005-2009, all scandals of “Berisha” government
• Datë: Jun 07, 2009


Kryeministri Berisha i ka dhënë dje afat PS-së deri në 23 qershor për të votuar 3 ligjet e cilësuara si të integrimit. Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë, duke folur edhe për programin e PD-së, për punësimin pas 23 qershorit, u shpreh edhe për një reformë të thellë të tregut të punës. “Ne kemi hedhur disa baza, në 4 vitet që vijnë do ndërtojmë ndërtesën e kësaj reforme që do e bëjë më të mbrojtur nga kriza ekonominë shqiptare. Shtylla e tretë më kryesore ku ne bazojmë punimin është integrimit në BE. Së pari, statusit i vendit kandidat. 23 qershori po afron. Gjer më 23 qershor ne jemi të gatshëm të mbledhim parlamentin vetëm për të votuar ato 3 ligje. Por në rast se pala tjetër me një vullnet të sëmurë vijon dhe insiston bllokimin e tyre, ne në afatin më të parë ligjor do të thërrasim referendumin dhe unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarët do të zhbllokojnë dhe do i japin përgjigje më të mirë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat”, theksoi kreu i qeverisë. Ai tha më pas se PD do ta prezantojë programin e saj të ardhshëm qeverisës përmes tavolinave me grupet e interesit, ku do shqyrtohet çdo element i programit, ndërsa sqaroi se nuk do bëhet viktimë e debatit politik me PS. “Deri më 31 maj do të ketë takime intensive, komunikimi është rrugë kryesore, edhe tryezat e rrumbullakëta. Nuk më ka ra pasioni për debatet as për mitingjet, por zgjedhjet janë një festë e madhe dhe jo gjithnjë festat festohen në të njëjtën mënyrë. Risi janë konventat, një seri konventash që do të finalizojnë programet madhore të PD deri në konventën e fitores”, deklaroi kryeministri.
Listat e kandidatëve
Kryeministri Berisha akuzoi dje kreun e PS-së, Edi Rama, se po i përdor listat e kandidatëve për deputetë, për të bërë terror në PS. Por ndërkohë nuk sqaroi asgjë rreth kandidatëve të PD-së.
“As dhe socialisti i fundit, më i largët dhe me i afërt nuk ka parë të mblidhet një forum i PD për të përcaktuar siç është rendi dhe rregulli, qoftë dhe një kandidat. Unë nuk hyj tek emrat. Nuk them se kreu i PS apo PD nuk ka peshën e tij në emërimin e kandidaturave, por përdorimi i kandidaturave për terror partiak nuk është demokratik. Nuk po bëhet lista, por po zhbëhet lista. Unë nuk them se nuk kam fjalën time me peshë për përcaktimin e listave, por nëse unë njërin e marr dhe e shoqëroj dhe them ‘Eureka’, kurse të tjerëve u them ‘prisni sa të vijë Asambleja Kombëtare’ këtë as ati shpirtëror i Edi Ramës nuk e ka bërë ndonjëherë. Ky është terror, mekanizmi i zhbërjes së listës”, - theksoi Berisha. Lidhur me takimin e kreut të opozitës në Dibër, Berisha tha se Rama u tregoi dibranëve përralla. “Sa u takon përrallave që u tha dibranëve, tregoi se nuk ka njohuritë me elementare entogrupore të vendit. Është një lloj sharlatanizmi politik, qesharak dhe kaq”, tha Berisha.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.