Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Arkitektura dhe Mjekėsia, anglishte tė detyrueshme
» Dėrguar mė: 09/04/2013 - 06:47
Ermelinda Hoxhaj

Mbrojtja e anglishtes, e cila ka filluar të implementohet në universitetet tona këto dy vitet e fundit, ka ngjallë shumë pakënaqësi sidomos për efektet financiare që ka tek xhepat e studentëve. Këtë problem e kanë ringritur studentët e Arkitekturës, të cilët nuk ishin vënë në dijeni nga drejtuesit e fakultetit se Ligji i Arsimit të Lartë i detyronte edhe ata që kanë studime 5-vjeçare dhe në përfundim pajisen me një diplomë të integruar, për të mbrojtur gjuhën angleze përpara se të japin diplomën. Janë me dhjetëra studentë, të cilët kanë mbyllur kontrollin e parë e të dytë të diplomës, por që e kanë të pamundur të përfundojnë mbrojtjen, për arsye se nuk kanë certifikatën e gjuhës angleze. Dhe kjo sipas tyre, për neglizhencë të drejtuesve të fakultetit, që nuk i ka informuar në kohë. Veç kostove financiare për mbrojtjen e gjuhës angleze, studentëve dhe familjeve të tyre u shtohen edhe kosto të tjera, pasi për t'u pregatitur për testin e anglishtes, ata duhet të bëjnë kurse private, kostoja e të cilave shkon deri në 400-500 euro. "Kemi mbyllur kontrollin e dytë, por nuk arrijmë dot të diplomohemi për arsye se duhet të mbrojmë anglishten. Dhe këtë njoftim na e kanë bërë vetëm pak ditë më parë, duke na detyruar të 'braktisim' diplomën dhe të nisim kurset për gjuhën angleze. Nga rektorati i Politeknikut jemi informuar se data e provimit për anglishten këtë muaj do ishte në 20 prill, por ne e kemi të pamundur që të futemi në testim, pasi jemi të papërgatitur. Ne që nuk jemi shumë mirë në anglisht, duhet të futemi në kurse private, veç kostos prej 65 euro që kushton testi, duhen edhe 400 euro për kurset, gjë që rëndon shumë për buxhetet tona", - sqaron një student i Arkitekturës. Sipas specialistëve në Departamentin e Gjuhëve të Huaja pranë Politeknikut, ky provim do të jetë "online" dhe do të zhvillohet në kompjuter, ndërkohë që niveli që duhet të arrijnë studentët e Arkitekturës është A2, i cili njihet si një nivel bazik i njohjes së gjuhës angleze. Specialistët sqarojnë se ambientet ku do zhvillohet testimi vetëm këtë muaj do jetë pa kamera sigurie, pasi më pas në këto ambiente me kërkesë të kompanisë së huaj që ka certifikuar Politeknikun për testin e Toeic do të pajisen me kamera. Sipas Albano Zhapajt, shef i Kurikulave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, veç Arkitekturës, mbrojtjen e gjuhës angleze duhet ta bëjnë edhe studentët e Mjekësisë, pasi edhe ata kanë diplomë të integruar, e cila ligjërisht është e barazvlefshme me master shkencor. "Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë, diploma e integruar pesëvjeçare është e barazvlefshme me dip-lomën e studimeve master shkencor, ndaj studentët e Arkitekturës edhe të Mjekësisë në vitin e fundit, pra në mbyllje të studimeve pesë-vjeçare, duhet që të bëjnë mbrojtjen e gjuhës angleze", - ka sqaruar Zhapaj, specialisti i MASH.
Anglishtja
Të gjithë ata që duan të ndjekin studimet master apo dhe ato doktorale duhet t'i bëjnë mirë llogaritë, pasi prej vitit 2011 këtyre studimeve të specializuara u kërkohet anglishte e certifikuar si kusht për t'u diplomuar. Mbrojtja e anglishtes ka një kosto të lartë financiare për xhepat e studentëve. Mesatarisht, një studenti i duhen 500 euro për t'u futur në testim. Toefl dhe Toeic janë dy testet që kanë zgjedhur të mbrojnë më tepër studentët shqiptarë. Pas diskutimit akademik për nivelin e mbroj-tjes së anglishtes, u arrit të gjendej një e mesme që edhe studentët të mbeteshin disi të kënaqur. Kështu u ul niveli i mbrojtjes së anglishtes në atë bazik, pra A2, por kjo për Universitetin e Tiranës. Pasi në Universitetin Politeknik për Masterin Shkencor, niveli i anglishtes që kërkohet është B2, që është dy shkallë më lartë vështirësie.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.