Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Gjykata, 40 ditė burg pėr biznesmenin Ajdin Sejdia
» Dėrguar mė: 17/04/2013 - 06:26
Matilda Tota

Nuk jam unë ai që kërkohet dhe nuk kam mashtruar askënd, as një bankë siç ju po thoni". Kështu ka pohuar para trupës gjykuese dhe prokurorit, biznesmeni kosovar Ajdin Sejdia, 62 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për "Mashtrim bankar" për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sejdia është arrestuar mbrëmjen e së dielës në pikëkalimin kufitar të Morinës në Kukës, teksa kalonte nga Kosova drejt Shqipërisë. Dje është zhvilluar edhe seanca për masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit dhe Gjykata e Kukësit vendosi ta lërë në burg, në një afat kohor prej 40 ditësh, deri në ekstradimin e tij drejt Arabisë. Mësohet se menjëherë pas arrestimit, Sejdia ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj edhe është shoqëruar për në Urgjencën e Spitalit të Kukësit. Pas vlerësimit të gjendjes së tij, mjekët e kanë shtruar 62-vjeçarin në repartin e patologjisë për shkak të hipertensionit arterial si dhe dhimbjeve të paqëndrueshme të gjoksit. Ai ka qëndruar afro 24 orë në spital dhe pas përmirësimit të gjendjes është dërguar në dhomat e paraburgimit.
ARRESTIMI
Biznesmeni i njohur nga Kosova ka qënë duke udhëtuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë kalimit në doganën shqiptare, sistemi TIMS ka sinjalizuar 62-vjeçarin, çka ka bërë që policia të verifikojë personin në fjalë. Pas verifikimit, ka rezultuar se Ajdin Sejdia ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi akuzohet për "Mashtrim bankar". Menjëherë 62-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Kukësit. Blutë e Kukësit nuk kanë dhënë shumë detaje rreth personit të tij, pasi ai kërkohet nga Interpoli, por ky emër nuk është i panjohur edhe për shqiptarët. Ajdin Sejdiu është një personazh i njohur për mashtrimet e tij, që zënë fill me skemat piramidale, me mashtrime në shuma të mëdha parash drejt shtetasve të ndryshëm edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri u bë i njohur me kompaninë e tij "Iliria Holding" për faktin se do të ndërtonte një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa gropa që u hap mori emrin e tij, gropë e cila u kthye në vatër prostitucioni dhe drogë për disa vite rresht.
MASA E SIGURISE
40 ditë burg ka qenë masa e arrestit për shtetasin kosovar Ajdin Sejdia dhënë nga Gjykata Kukës, derisa të bëhen të gjitha procedurat për ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Rreth 15 minuta ka zgjatur seanca në ngarkim të 62-vjeçarit, ndërsa ka qënë krejtësisht formale. Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, Ilir Nerguti, seanca ishte një proces i thjeshtë, formal. "Ky i sotmi ishte një proces i thjeshtë dhe ne nuk e hetojmë më tej këtë çështje. Deri në ekstradimin e tij për llogari të Interpolit ne na duhet të bëjmë mbrojtje formale sipas rregullave dhe Kodit Penal shqiptar", u shpreh Nerguti. Sipas tij, në çastin që i është komunikuar masa, Sejdiu ka qenë i qetë dhe ka pohuar shumë thjesht para trupës gjykuese dhe prokuroritë se nuk është ai që kërkohet dhe se nuk ka mashtruar askënd. Mësohet se Ajdin Sejdiu ka kërkuar që të mbrohet në vijim nga avokati Shefqet Dizdari.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.