Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
SHBA: Raport urgjent nė orėn 3 tė mėngjesit pėr ‘anėtarin e KQZ’
» Dėrguar mė: 17/04/2013 - 06:52


Në adresën elektronike të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, me orën tonë, ka mbërritur një e-mail i Departamentit amerikan të Shtetit, që kërkonte sqarime të hollësishme mbi situatën politike në vendin tonë, veçanërisht për pritshmëritë pas votimit në Kuvend të kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Lajmi u bë publik nga vetë Sekretari politik i ambasadës, Xhei Porter, gjatë një takimi me studentë. Ai bëri të ditur se interesi i Departamentit të Shtetit, që drejtohet nga John Kerry, për çështje me ndjeshmeri të lartë, është i madh, sa herë ka ngjarje me rendësi. Duke mos komentuar më tej përmbajtjen e raportit që u nis drejt Uashingtonit përmes postes elektronike, Porter, theksoi se në interesin e SHBA, por edhe të vetë shqiptarëve, mbetet organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Në lidhje me e-mail që u përmend, që u mor sot (dje) në mëngjes në orën 03:00, ne marrim e-mail si ky gjithmonë, pra sa herë Shqipëria përmendet në kryetitujt e gazetave ndërkombëtare, për një sërë çështjesh. Situata nuk është e veçantë për shkak të asaj që ndodhi në Parlament dje (padje). E-mail si ky ka përherë sa herë Shqipëria shfaqet në tituj gazetash. Ajo që mund të garantoj është që synimet tona nuk kanë ndryshuar që nga hera kur Sekretarja Klinton vizitoi Parlamentin shqiptar dhe iu kërkoi politikanëve shqiptarë që të siguronin që Shqipëria të ketë zgjedhje të drejta e të barabarta”, - sqaroi Porter.
ARVIZU
Pas votimit në Kuvend, të kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili ndoqi ‘live’ punimet e seancës plenare. Në një mesazh të dërguar me sms në emisionin “Opinion”, të gazetarit, Blendi Fevziu në Tv Klan, Arvizu theksoi se SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se votimi në parlament nuk e ka rritur besimin tek procesi elektoral. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Palët duhet të bëjnë hapa të tillë që të rrisin besimin e votuesve te procesi zgjedhor. Votimi i sotëm (pardjeshëm) në Kuvend nuk e bëri këtë,” thuhej në mesazhin e Arvizut. Më herë, në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan, i pyetur nëse PD-ja po e kapërcente vijën e kuqe duke ndryshuar rregullat e lojës për shkarkimin e një anëtari të KQZ-së tha mes të tjerash se “nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar”, - deklaroi Arvizu.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.