Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
"Kujtimet e Kazanovės", nė shqip, libri qė skandalizoi Kishėn Katolike
» Dėrguar mė: 26/04/2013 - 06:52


I konsideruar si skandaloz nga kleri i krishterë perëndimor katolik e protestant, pasi nxjerr në pah shumë 'cene' të shoqërisë së lartë të Evropës së krishterë perëndimore të shekullit të 18, "Kujtimet e Kazanovës" të Giacomo Girolamo Casanova-s vijnë në gjuhën shqipe.
Një nga librat më të shitur në perëndim për gati dy shekuj, ai sot hidhet në treg në të gjitha libraritë e vendit nën siglën e Shtëpisë Botuese 'HELGA's Secrets' me përkthim të Nikolla Langores dhe redaktim të Alfred Cakos. Ai i kishte munguar rafteve të bibliotekave tona, por më në fund do të shijohet edhe në gjuhën e bukur shqipe. Ashtu si shumë libra të tjerë me vlera të mëdha informuese e artistike, 'Kujtimet e Kazanovës' plotëson një boshllëk që ka ekzistuar për shoqërinë evropiane në periudhën e humanizmit dhe postiluminimit. Ky libër, pavarësisht toneve erotike, por aspak vulgare që trajton, duhet parë si një libër kompleks që tregon me një stil të përsosur historinë evropiane e më gjerë, trajton në mënyrë filozofike njeriun dhe jetën, flet për religjionin, shoqërinë e lartë aristokratike, kodet zakonore, marrëdhëniet ekonomike, shtresëzimin shoqëror, aktivitetin financiar e bankar, marrëdhëniet ndërshtetërore, pozitat e dy gjinive në ambientin familjar e administrativ, etj. Meqenëse gjuha e përdorur është e një stili shumë etik e familjar, ky libër mund të lexohet nga të gjitha moshat duke nxjerrë në pah vlerat artistike narrative të autorit. Ashtu siç ishte 'Mein Kampf-i' Hitlerit një nga librat më të shitur i të njëjtës shtëpi botuese para një viti, edhe ky libër voluminoz i sjellë në shqip nga 'HELGA's Secrets' sigurisht që do të jetë një e qëlluar në shenjë për këtë vit.
Kazanova, i lindur si Giacomo Girolamo Casanova (2 prill 1725-4 qershor 1798), më vonë i vetëquajtur si Jacques Casanova de Seingalt, ka qenë një udhëtar aventurier dhe shkrimtar i shquar Italian. Libri i tij 'Kujtimet e Kazanovës' është një autobiografi e padyshimtë e tij, vepër e cila është parë si një nga burimet e vërteta të normave zakonore dhe jetës shoqërore europiano-perëndimore përgjatë shekullit të 18.
Kazanova ka qenë, gjithashtu, mik me Gëten e Mozartin. Gjatë luftës 7- vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili. Femrat që punonin në këtë fabrikë ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet.
Vitet e fundit të jetës Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Waldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73-vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecias nga Napoleoni. Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante 'Kujtimet', këtë margaritar të rrallë e kaq të famshëm të shkruar në periudhën e humanizmit, të cilin shtëpia jonë botuese, 'HELGA's SECRETS' po e sjell të plotë në gjuhën shqipe me shumë seriozitet e krenari, duke qëndruar si deri tani vetëm në fushën e 'nonfiction book'.
Kazanova pati studiuar për prift, njihte jurisprudencën, ishte një violinist shumë i mirë, ishte përkthyesi i Iliadës së Homerit në tre volume në gjuhën italiane, si dhe ishte një mjek i talentuar. Gjithashtu, ai do të bëhej i famshëm si gruar, për shkak të marrëdhënieve të tij të shumta me gra të të gjitha shtresave, aq sa emri i tij sot është bërë sinonim i çdo feministi të shquar dhe kjo pjesë e aventurave të tij, sot, në të folurën e përditshme popullore duket se e ka eklipsuar gjithë dimensionin tjetër të tij të shumanshëm, të komplikuar e shpesh herë të paparashikueshëm.
Shpirti i tij i aventurierit duket në duelet e shumta me shemrat e tij për shkak të marrëdhënieve me gratë, në burgosjet e herë pas hershme dhe dëbimet si i 'non grata' nga territoret e shteteve të ndryshme, në udhëtimet e gjata, në mashtrimet - shpesh herë thjesht e vetëm për kënaqësi - dhe në aventurat me lojërat e kumarit.
Dorëshkrimi origjinal i 'Kujtime' u ruajt prej të afërmve të tij derisa ato ju shitën botuesit francez F.A.Brockhaus dhe së pari ato u botuan me një variant të shkurtuar në gjermanisht, rreth vitit 1822 e pastaj në frëngjisht. Gjatë Luftës së II Botërore dorëshkrimi mezi mbijetoi në Leipzig gjatë bombardimeve të aleatëve.
'Kujtimet' janë të përkthyera në mbi njëzet gjuhë të ndryshme të botës. Ato u botuan të plota, ashtu si edhe varianti që ne po paraqesim në shqip, vetëm në vitin 1960, në frëngjisht. Dorëshkrimet sot ndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Francës. Kazanova, shprehja e fundit e të cilit para se të ndërronte jetë ishte se 'ai kishte rrojtur si një filozof dhe po vdiste si një i krishterë', do të debatonte publikisht me Volterin mbi çështjen e religjionit me të cilën Volteri sillej me shumë skepticizëm. Gjithashtu, Kazanova ka qenë i drithëruar si kumarxhi dhe u përpoq të fuste edhe lotaritë kombëtare pranë shumë sundimtarëve të kohës, me qëllime përfitimi.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.