Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Kriteri gjinor, KQZ gjobit me 14 mln lekė PD, PS dhe LSI
» Dėrguar mė: 12/05/2013 - 13:45
Lajme te ngjashme
Ndėrtim pa leje, bashkia gjobit policinė
• Datë: Jul 26, 2014


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbledhur dje pasdite, ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve të partive politike të regjistruara për zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu janë miratuar listat e 12 partive, mes tyre dhe të dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Gjatë shqyrtimit të listave të kandidatëve KQZ ka vërejtur se partitë kryesore PD, PS por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë plotësuar kriterin gjinor të përfaqësimit në disa qarqe duke i gjobitur ato. Sipas KQZ, Partia Socialiste nuk ka respektuar kriterin gjinor, pra përfaqësimin e grave në qarqe si: Gjirokastër, Elbasan, Durrës, Kukës, Dibër, prandaj është vendosur për të sanksioni administrativ prej 6 milionë lekë gjobë. Po kështu edhe Partia Demokratike nuk ka përmbushur kriterin e përfaqësimit gjinor në Elbasan, Kukës, Dibër, Berat, duke e gjobitur me 4 milionë lekë. Po kështu është gjobitur edhe LSI për mos plotësimin e kuotës së përfaqësimit të grave në Berat Kukës, Durrës dhe Gjirokastër. Në bazë të nenit 67, pika 6 dhe 7 të Kodit Elektoral, sanksionohet se "për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t'i përkasë secilës gjini. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore, KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi". Konkretisht, neni 175, pika 1, 2 dhe 3 e Kodit parashikon se "mospërmbushja nga ana e subjektit zgjedhor e detyrimeve të parashikuara në pikën 6 të nenit 67 të këtij Kodi, në lidhje me përbërjen e listës, dënohet nga KQZ-ja me gjobë 1 000 000 lekë në rastin e zgjedhjeve për Kuvendin dhe 50 000 lekë në rastin e e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor, si dhe sanksionin plotësues, sipas pikës 2 të këtij neni. Kur ndaj një subjekti zgjedhor është konstatuar shkelja, KQZ-ja zbaton si sanksion plotësues zëvendësimin e çdo vakance në listën e subjektit, në zonën ku është konstatuar shkelja, me kandidatët vijues në listë nga gjinia më pak e përfaqësuar deri në plotësimin e kuotës gjinore. Në rast se KQZ-ja vendos aplikimin e këtij sanksioni, përjashtimi i pikës 2 të nenit 164 nuk zbatohet dhe vakanca plotësohet sipas kësaj pike. Sanksionet e përcaktuara në këtë nen vendosen për çdo zonë zgjedhore ku konstatohet shkelja", - sanksionohet në Kodin Elektoral.
REFUZIMI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin: "Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 17 parti politike të cilat kishin paraqitur listat shumëemërore miratoi listat shumëemërore të 14 partive politike ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 3 parti politike. KQZ vendosi të kthejë për plotësim të deklaratës për vendet sipas kuotës ligjore listat shumëemërore për 2 parti politike, Partia Lëvizja Shqipëria e Re dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë.

KODI ZGJEDHOR / NENI 175

Sanksionet në lidhje me barazinë gjinore
1. Mospërmbushja nga ana e subjektit zgjedhor e detyrimeve të parashikuara në pikën 6 të nenit 67 të këtij Kodi, në lidhje me përbërjen e listës, dënohet nga KQZ-ja me gjobë 1 000 000 lekë në rastin e zgjedhjeve për Kuvendin dhe 50 000 lekë në rastin e e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor, si dhe sanksionin plotësues, sipas pikës 2 të këtij neni.

2. Kur ndaj një subjekti zgjedhor është konstatuar shkelja, KQZ-ja zbaton si sanksion plotësues zëvendësimin e çdo vakance në listën e subjektit, në zonën ku është konstatuar shkelja, me kandidatët vijues në listë nga gjinia më pak e përfaqësuar deri në plotësimin e kuotës gjinore. Në rast se KQZ-ja vendos aplikimin e këtij sanksioni, përjashtimi i pikës 2 të nenit 164 nuk zbatohet dhe vakanca plotësohet sipas kësaj pike.

3. Sanksionet e përcaktuara në këtë nen vendosen për çdo zonë zgjedhore ku konstatohet shkelja.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.