Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Farmacistė ‘me shumicė’, Jaupllari: Ulni kuotat
» Dėrguar mė: 15/05/2013 - 06:57
Lajme te ngjashme
Mjekė, dentistė e farmacistė, si tė fitoni 135 kredite nė 1 muaj
• Datë: Sep 16, 2014
Farmacistėt, dalin kreditet, ja kush rrezikon licencėn
• Datë: Sep 13, 2014
Ola Mitre

Numri i lartë i farma cistëve mbetës në Provimin e Shtetit ka sjellë reagimin e presidentit të Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari. Sipas tij, shkaku kryesor i rezultateve të dobëta vjen nga numri i madh i pranimit të studentëve në universitete e kryesisht në ato private. Për këtë arsye, Jaupllari ka kërkuar rritje të barrierave seleksionuese dhe ulje të numrit të pranimeve të reja në këtë degë. “Rezultatet kanë treguar se 52,2% e të testuarve nuk kanë marrë minimumin e pikëve. Në total, nga 245 farmacistë që iu nënshtruan provimit, 211 prej tyre vinin nga universitetet private në vend. Rezultatet tregojnë që niveli i studentëve që vijnë nga universitetet private është shumë i dobët. Ka aq shumë universitete private, sa me farmacistët që do mbarojnë këto universitete do furnizojmë të gjithë Evropën dhe të gjithë botën. Ka aq shumë farmacistë, sa vetëm çdokush nga çdo pallat do të ketë farmaci nesër”, - u shpreh Jaupllari. Gjithashtu, presidenti i Urdhrit të Farmacistit kërkoi ndryshim të pragut të pikëve në Provimin e Shtetit, si një mënyrë kjo për të nxjerrë farmacistë më cilësorë. “Kërkojmë edhe më tepër, ndryshimin e pragut të Provimit të Shtetit, të shkojë nga 50 pikë në 70 pikë, apo vendosjen e penalltisë, që të bëhet një skualifikim i saktë dhe të rritet cilësia e studentëve që mbarojnë universitetet për farmaci”, - tha Jaupllari.
Kuotat
Të nxjerrësh një shifër të saktë për pranimet në universitetet private është pothuajse e pamundur. Ndërkohë që, sa u takon pranimeve në universitetin shtetëror, ky numër të paktën në tre vitet e fundit nuk ka pësuar ndryshime. Kështu, si për vitin akademik 2010-2011, 2011-2012 dhe për atë 2012-2013, ka pasur numër të njëjtë pranimesh. Për të tre vitet janë miratuar 120 kuota të reja për degën Farmaci, ndërsa ende nuk janë miratuar kuotat e vitit të ri akademik 2013-2014. Për ministrin e Shëndetësisë, Halim Kosova, numri i farmacive është shumë i lartë, ndaj dhe ka paralajmëruar seleksionim të tyre. Sipas tij, do të bëhet një kontroll i imtësishëm në lidhje me plotësimin e kritereve të cilësisë, si dhe kushtet që ato ofrojnë.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.