Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
16 mijė zgjedhės pa adresė rrezikojnė tė mos votojnė
» Dėrguar mė: 15/05/2013 - 06:59
Enkelejda Skėnderasi

Rreth 16 mijë persona në Korçë rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak të mungesës së adresës së saktë të vendbanimit të tyre. Nga verifikimet e bëra në listat e zgjedhësve të bashkisë së këtij qyteti ka rezultuar se janë ende 16 mijë persona, emigrantë apo edhe qytetarë, të cilët kanë ndryshuar vendbanim dhe nuk kanë të përcaktuar adresën e saktë të vendndodhjes së tyre. Kështu, këta persona, edhe pse janë të regjistruar në gjendjen civile, nuk rezultojnë të kenë një adresë zgjedhore të identifikuar. Burime zyrtare nga Bashkia e Korçës pohojnë se fillimisht kanë qenë 20.000 persona që nuk kanë pasur një adresë të saktë banimi, por më vonë, falë punës intensive të punonjësve të zyrës së gjendjes civile në Korçë, ky numër u reduktua në 16.000. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", nënkryetari i bashkisë së qytetit juglindor, Sotiraq Filo thotë se shifrat alarmante të adresave të gabuara të qytetarëve janë problematikë e trashëguar nga zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, këta zgjedhës rrezikojnë të mos votojnë, pasi nuk mund të informohen në lidhje me qendrën e votimit. Ndërkohë, mësohet se janë 44 persona me moshë mbi 100 vjeç, të cilët sipas udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë grumbulluar në një qendër të veçantë, dhe për personat që janë gjallë do të ndiqet procedura sipas kodit zgjedhor.
Z.Filo, si paraqitet situata e listave të votuesve në Bashkinë e Korçës në lidhje me problematika të caktuara sa u takon dublimeve dhe votimit të personave mbi 100 vjeç?
Në lidhje me listat e votuesve, nga ana e zyrës së gjendjes civile pranë Bashkisë Korçë është bërë puna paraprake për rregullimin e problematikës që kanë pasur deri tani këto lista. Në lidhje me personat mbi moshën 100 vjeç, kanë qenë 44 persona në listë, të cilët aktualisht janë bllokuar. Pas udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, këta persona janë grumbulluar në një qendër të veçantë bllokimi. Ndërkohë, për të mundësuar votimin e këtyre personave, flasim për ata që janë gjallë, do të veprohet dhe do ndiqet procedura në bazë të kodit zgjedhor. Në lidhje me dublikimet, në listën e zgjedhësve të Bashkisë Korçë kanë qenë 350 raste të tilla, të cilat janë korrigjuar nga zyra e gjendjes civile.
Po për sa i përket problematikës së votuesve pa adresë, sa është numri i tyre në këtë Bashki?
Kjo është një tjetër problematikë që ka të bëjë me listat e zgjedhësve, ka të bëjë me personat që nuk e kanë të përcaktuar adresën e tyre të banimit. Në listat e votuesve të Bashkisë Korçë kanë qenë rreth 20 mijë persona që kishin këtë problem. Zyra e gjendjes civile ka bërë një punë intensive në terren me grupet e verifikimit, dhe është bërë i mundur verifikimi i adresave për rreth 4 mijë persona. Aktualisht janë 16 mijë zgjedhës në këtë bashki që nuk kanë adresë. Kjo është një problematikë e trashëguar nga zgjedhjet e kaluara, dhe pavarësisht punës që ka bërë dhe bën zyra e gjendjes civile, numri i lartë i zgjedhësve pa adresë në Korçë është shumë i lartë.
Sa shqetësues është një fakt i tillë dhe a mund të votojnë këta persona që nuk rezultojnë të kenë një adresë zgjedhore të identifikuar?
Sigurisht që kjo është shqetësuese. Nuk kemi një statistikë si bashki, se sa nga këta votues marrin pjesë në proceset zgjedhore. Për sa kohë që nuk kanë një adresë të saktë banimi, kuptohet që nuk marrin dot informacione, për shembull të themi, njoftimin që u bëhet zgje-dhësve në bazë të kodit ligjor, në lidhje me qendrën e votimit se ku do të votojnë. Ky njoftim, këtyre zgjedhësve nuk u shkon për aq kohë sa nuk dinë ku është adresa e tyre e banimit.
Sa është numri total i zgjedhësve në Bashkinë e Korçës?
Janë mbi 70 mijë votues. Sigurisht, zyra e gjendjes civile ka bërë gati listat e votuesve, por siç edhe e thashë, problematika më e madhe, e cila është e mbartur nga zgjedhjet e vitit 2011, është ajo e votuesve pa adresë.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.