Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Drejtori i Shėrbimeve tė Transportit Rrugor: Gati aplikimi i patentave me pikė
» Dėrguar mė: 17/05/2013 - 07:09
Lajme te ngjashme
Korrupsioni, pranga drejtorit tė Mjedisit
• Datë: Sep 30, 2014


Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sistemi i patentave me pikë është shumë pranë aplikimit. Sipas drejtorit të këtij institucioni projekti ka hyrë pothuajse në fazën përfundimtare dhe pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave mbi penalitetet. Në një intervistë Pinari shpjegoi se në ç’fazë është projekti për pikëzimin e patentave të qarkullimit rrugor, si dhe si do të funksionojë ky projekt. “Për realizimin e këtij projekti është bërë përpunimi i të dhënave të lejeve të drejtimit të arkivuara që para viteve 1990 dhe deri në ditën e sotme dhe është bërë dixhitalizimi i dosjeve të afro 634 mijë shtetasve të pajisur me leje drejtimi”, bëri të ditur Pinari. “Dixhitalizimi i të gjitha lejeve të drejtimit dhe përurimi i një dite më parë i “E-patenta” i hap rrugën jetësimit të patentës me pikë”, theksoi drejtori i DPSHTRR, duke shtuar se njëri prej moduleve të dixhitalizimit, ai i 7-ti përmban pikërisht informacionin e nevojshëm për realizimin total të kësaj nisme, ndërsa pritet vetëm VKM-ja e Qeverisë mbi penalitetet që do përfshijnë këto lloj patentash”, theksoi Pinari.
Sipas tij, nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët. “Aplikimi i patentave me pikë është parashikuar që të realizohet me lejet e qarkullimit aktual, pra qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë për leje të tjera qarkullimi, por do të vijojnë me lejen aktuale, ndërsa pikëzimi do realizohet automatikisht në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave”, theksoi Pinari.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.