Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Shqiptari i arratisur grabiti bankėn
» Dėrguar mė: 19/05/2013 - 15:18
Lajme te ngjashme
"Pesha e kohės sonė po e drobit shqiptarin!"
• Datë: Sep 14, 2014


Admir Murataj, një prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, dyshohet të jetë autor i grabitjes së një banke po në shtetin fqinj. Policia greke bëri me dije se Murataj është identifikuar si një nga grabitësit e bankës në Larisa. Ai dyshohet gjithashtu se, në bashkëpunim me Ermal Litën, arritën të grabisnin me armë një supermarket në Peristeri. Ndërkaq, mbi supet e shqiptarit Murataj policia greke ka ngritur dhe një sërë akuzash të tjera. Ai dyshohet të jetë në kërkim për grabitjen e disa shtëpive dhe bankave, si dhe të ketë marrë pjesë në 6 shpërthime me eksploziv të bankomateve në qytete të ndryshme në Greqi. Sipas informacioneve të uniformave blu, Murataj bënte pjesë në një bandë kriminale, e cila nuk ka kursyer as forcat e policisë, duke qëlluar në drejtim të tyre. Admir Murataj, në krimet e tij, sipas policisë, kishte bashkëpunëtor Klement Calën, një tjetër shqiptar. Murataj është një nga shqiptarët që mundi të arratisej nga burgu i Trikalas, së bashku me të dënuar të tjerë, të cilët krijuan trazira duke lënë të plagosur dhe dy gardianë. Të arratisurit nga burgu dyshohet të jenë përfshirë në krime të rënda, të regjistruara së fundmi në Greqi.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.