Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Kavajė, vritet nė atentat 33-vjeēari Ervis Tafaruēi
» Dėrguar mė: 28/05/2013 - 07:10
Lajme te ngjashme
Intervista e Shulkut nga dhomat e zhveshjes, njė provė e fortė
• Datë: Oct 22, 2014
Klodiana Haxhiaj

Një 33-vjeçar nga Dur rësi u ekzekutua pasditen e djeshme në një atentat mafioz në zonën e Malit të Robit. Ervis Tafaruçi ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi” me targa AA 933 GE” nga Durrësi në drejtim të Kavajës, kur u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona që po lëviznin me një automjet tip fuoristradë. Viktima ka mundur të lëvizë për 200 metra nën breshërinë e plumbave dhe më pas ka mbetur i vrarë. Burime zyrtare nga dikasteri i rendit bëjnë me dije se 33-vjeçari me origjinë nga Shijaku dhe banues në Durrës ishte person me precedentë penalë dhe ishte i kërkuar nga Interpoli për trafik droge. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, dyshohet se Tafaruçi mund të jetë ekzekutuar për prishje të pazareve të drogës.
VRASJA
Rreth orës 17:00, Ervis Qarri (Tafaruçi), banues në qytetin e Durrësit ishte duke udhëtuar në aksin Durrës-Tiranë, kur është ndjekur nga pas nga një fuoristradë me ngjyrë të zezë. Mësohet se fuoristrada e ka ndjekur përgjatë rrugës dytësore, ndërsa i vetëm 33-vjeçari ka udhëtuar përgjatë rrugës nacionale. Rreth 200 metra pranë rrethrrotullimit të Malit të Robit (në udhëtim e sipër), autovetura me të cilën po udhëtonte Qarri është qëlluar me breshëri kallashnikovi. I përfshirë nga paniku, 33-vjeçari ka ndaluar makinën e tij në mes të rrugës nacionale. Në këtë moment, autorët e krimit i janë afruar sërish dhe e kanë qëlluar atë me kallash. Për pasojë, Ervis Qarri ka mbetur i vdekur me 4 plumba në trup. Pasi janë bindur se 33-vjeçari kishte vdekur, dy personat që i bënë atentat janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ekspertët kriminalistikë pohojnë se automjeti i vrasësve mund të ketë hyrë në zonën turistike të Golemit përgjatë bregut të detit, por edhe mund të jetë kthyer në Durrës përgjatë rrugës nacionale. Inspektorët e krimeve kanë mbledhur në vendngjarje një numër të madh gëzhojash, në një gjatësi rruge prej 200 metrash, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar automjetin në të cilin ndodhi krimi. Trupi i 33-vjeçarit është dërguar në morg, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë krehjen e të gjithë zonës.
HETIMET
Burime nga grupi hetimor shprehen se Ervis Bashkim Qarri ka qenë person i skeduar nga policia. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për trafik droge. Sipas hetuesve të çështjes, në korrik të vitit 2009, Ervis Qarri së bashku me Indrit Shtrazën dhe Ervis Kasën tentuan të vrisnin shtetasin maqedonas Besnik Kulla. Mësohet se për këtë ngjarje, Qarri ishte dënuar me dy vjet dhe pas kryerjes së dënimit, ai ka ndërruar mbiemrin nga Qarri në Tafaruçi. Ndërsa më 28 mars të vitit 2011, Ervisi u arrestua nën akuzën se i vuri flakën makinës tip “Renault Clio” të një studenteje. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 28 marsit, pranë komisariatit nr.2 në kryeqytet. Pavarësisht precedentëve të ndryshëm kriminalë, hetuesit pohojnë se Ervis Qarri mund të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës. Kjo për faktin se viktima ndonëse i papunë, njihej si një person që shpenzonte shumë para. Policia po heton intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.