Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura 2013, 1009 maturantė mbetės
» Dėrguar mė: 30/05/2013 - 07:05
Lajme te ngjashme
Drejtori i shkollės: Maturanten e vetėhelmuar e dėrguam me taksi nė spital
• Datë: Oct 31, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit kanë mbetur rreth 1009 maturantë, emrat e të cilëve po spastrohen nga lista e kandidatëve që kanë plotësuar Formularin A1, pasi ata nuk do mund të hyjnë në procesin e Maturës Shtetërore, i cili starton këtë të premte. Kështu, nga 46 mijë maturantë që kanë plotësuar Formularin A1, nesër në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të hyjnë vetëm 45 mijë, pasi rreth 2% e tyre nuk kanë mundur që të marrin vitin. Kjo gjë është deklaruar nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), Alfons Harizaj, sipas të cilit kjo shifër nuk është shqetësuese, pasi është gati e njëjtë me vitin e shkuar.
Mbetësit
Nga 46 mijë maturantë, rreth 1 mijë prej tyre nuk mund të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore, pasi kanë rezultuar mbetës në një ose në më shumë lëndë. "Nga drejtoritë arsimore në mbarë vendin na kanë ardhur listat e maturantëve mbetës në këtë vit shkollor, ku rezulton se janë mbetës rreth 1009 nxënës në rang vendi. Nuk është një shifër e lartë, kaq kanë qenë përafërsisht edhe vitin e shkuar. Ka nisur puna për pastrimin e emrave të tyre nga lista e maturantëve që kanë plotësuar Formularin A1", -sqaroi për Gazetën, Alfons Harizaj, drejtori i AKP-së. Sipas specialistëve të arsimit, këta maturantë mbetës kanë mundësi që në muajin gusht të japin provimin e lëndëve ku kanë rezultuar mbetës dhe nëse e marrin provimin, u jepet e drejta që të hyjnë në sezonin e vjeshtës të Maturës Shtetërore në muajin shtator. Ndërkohë që konkurrimi për të fituar të drejtën e studimit në universitete u mbetet për vitin e ardhshëm. Kjo procedurë ndiqet vetëm për maturantët që kanë rezultuar mbetës në jo më shumë se dy lëndë vjetore, pasi nëse ka nxënës që nuk kanë marrë tri lëndë, atëherë ata duhet të përsërisin vitin. Po ashtu, në sezonin e vjeshtës të Maturës Shtetërore, i cili pritet të zhvillohet në muajin shtator, kanë të drejtë të hyjnë edhe ata kandidatë që nuk do arrijnë të marrin rezultate pozitive në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili do zhvillohet më 31 maj, dhe atë të Matematikës, që do zhvillohet më 14 qershor. Ndërsa ata maturantë që janë vlerësuar me notë jokaluese në më shumë se tri provime, janë të detyruar që të përsërisin vitin. Por sipas specialistëve, numri më i madh i maturantëve është mbetës në një dhe dy lëndë, pra që nuk e kanë të detyruar të përsërisin vitin.
Provimet
Nesër më 31 maj starton procesi i Maturës Shtetërore, me provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Hartimi i testeve ka nisur, pasi që prej ditës së shtunë është bërë ngujimi i specialistëve që do bëjnë përzgjedhjen e pyetjeve për këtë provim. Sipas AKP-së, këtij provimi do t'i nënshtrohen rreth 45 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Specialistët shtojnë më tej se maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që gjatë periudhës përgatitore dhe të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit të tekstit, pasi testi do të përmbajë edhe pyetje rreth tërësisë së veprës. Rreth 60 për qind e pyetjeve të testit i përkasin lëndës së letërsisë, ndërsa pjesa tjetër rreth gjuhës.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.