Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Pse adoleshentėt duhet tė punojnė gjatė pushimeve?
» Dėrguar mė: 05/06/2013 - 09:29
Lajme te ngjashme
Rregullat martesore tė cilat duhet tė thyhen
• Datë: Oct 29, 2014
PSE S'DUHET TĖ KETĖ KUPTIM PSHERĖTIMA
• Datë: Oct 27, 2014
M.Sc. Ervisa Lula

Si t’i bëjmë adoleshentët më të përgjegjshëm duke i angazhuar në veprimtari e punë të ndryshme? Adoleshentët dhe fëmijët mësohen shpesh me gjëra të përgatitura nga pjesa tjetër më e rritur në familje, që kryesisht janë prindërit. Duke i pasur gjithmonë gjërat gati dhe të përgatitura e të siguruara nga prindërit, ata bëhen dembelë, dhe jo vetëm kaq, por nuk arrijnë të mësojnë qartë koncepte të cilat janë më shumë sesa të domosdoshme. Jeta e sotme është një jetë e vështirë, e cila i vë prindërit shpesh në dilema dhe në zgjedhje në të cilat nuk mund të arrijnë gjithnjë më të mirën. Një shkollim i mirë, rroba të reja, shoqërimi i tyre për në shkollë, vetë shkolla private apo publike, ushqimet, veprimtaritë e ndryshme që ofrohen etj. Në mes të gjithë këtij kaosi zgjedhjesh qëndron çelësi magjik që quhet “para”. Për t’i fituar ato duhet shumë mund e djersë, duhet një punë e mirë, duhet një vullnet i fortë, duhet të lodhesh... Kur lekët vijnë shumë thjesht në xhepin e të riut pa e ditur madje edhe sa i është dashur prindit për t’i fituar, atëherë është më e lehtë edhe të abuzohet. Këtu nuk e kam fjalën thjesht për shpenzimet jetike apo për kërkesa që janë mëse normale, por edhe për ato kërkesa të cilat të lënë shpesh gojëhapur dhe nuk i përkasin shtresës sociale ku familja e tyre bën pjesë.
INFORMACIONI
Adoleshentët së pari duhet të kenë të qarta mundësitë që mund të kenë dhe ato shërbime apo kërkesa që mund të plotësohen prej prindërve të tyre në bazë të të ardhurave që ata kanë. Duhet që prindërit t’i diskutojnë tema të tilla me fëmijët e tyre, duke iu shpjeguar hapur gjithçka, pa e vrarë mendjen se çfarë kanë shokët apo shoqet dhe pa arritur në absurditete të tilla siç janë marrja e lekëve borxh apo kredi për t’i blerë fëmijës adoleshent celular. Nëse të tilla zgjedhje konsiderohen prej prindërve thjesht si sakrifica në mënyrë që fëmija të ndihet i barabartë me bashkëmoshatarët e tjerë, atëherë për këtë gabim duhet të mbajnë përgjegjësi. Një edukim i tillë bën që fëmija juaj të mos arrijë asnjëherë të ketë një koncept të qartë për lekët dhe të mos krijojë dot një raport të mirë me to. Kjo nuk mbaron me kaq. Ka raste kur këto pasoja bëhen më serioze dhe i shoqërojnë përgjatë gjithë jetës. Për të evituar të tilla gabime dhe për t’i bërë adoleshentët më produktivë e më të përgjegjshëm, një alternativë shumë e mirë është t’i vendosim në kushte pune. Periudha e pushimeve po afron e ku ka më mirë sesa të shfrytëzojmë pikërisht këtë kohë. Në bazë të preferencave dhe talentit që kanë ata mund të merren me diçka përgjatë pushimeve, pasi nuk kanë impenjimet e shkollës dhe kanë më tepër kohë të lirë. Punët verore madje këshillohen edhe nga ata që quhen këshillues karriere, që të bëhen për disa arsye, për arsye eksperience, përfitimi monetar dhe edukimi me jetën reale.
ALTERNATIVAT
Adoleshentët mund të merren me veprimtari të tilla si: - Të kujdesen për shtëpinë dhe prindërit; në këmbim mund t’i shpërblejnë me diçka. - Të shpërndajnë broshura. Shumë biznese janë të interesuara të reklamojnë produktet e tyre nëpërmjet broshurave. - Të punojnë nëpër biblioteka duke pasur edhe kontakt më të afërt me librat, gjë e cila do t’i ndihmonte që edhe të lexonin më shumë duke marrë informacione në fusha të ndryshme. - Të ndihmojnë prindërit e tyre nëse kanë biznese private, në piceri apo lokale. Kjo do të shërbente edhe për afrimin më shumë të të dyja palëve, prindërve me adoleshentët. - Të punojnë në qendra interneti. Kjo do t’i ndihmonte të mësonin edhe më shumë për sitet dhe programet kompjuterike, gjë e cila do t’iu shërbente edhe në të ardhmen. Ka një pafundësi alternativash që adoleshentët të zgjedhin për t’u marrë, e rëndësishme është t’i nxisim ata shpesh edhe duke i shpërblyer, duke iu dhënë një edukatë të mirë pune. Kjo do t’i bëjë edhe më të mirë dhe do e bëjë jetën e tyre më të thjeshtë kur të përplasen me të gjitha sfidat e të papriturat që ajo sjell.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.