Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
“Vendosa dy flamuj tė PD-sė nė shtėpi, mė kėrcėnuan me vdekje”
» Dėrguar mė: 15/06/2013 - 07:02
Aurora Koromani

Më shpëtove një herë, por mos kujto se do të më shpëtosh më, se je i vdekur”... Ky është mesazhi që ka ardhur në drejtim të 27-vjeçarit nga Kukësi me banim në periferi të kryeqytetit. Bëhet fjalë për Shukri Domin, i cili prej afro një muaji ndihet i kërcënuar për shkak të një mesazhi që ka marrë në telefon. 27-vjeçari me banim në Kamëz, denoncon në “Gazetën Shqiptare” mesazhin që ka marrë para pak ditësh dhe në të njëjtën kohë kërkon mbrojtje nga autoritetet e policisë. “Kam bërë denoncim në polici, pres që situata ime të marrë zgjidhje. Kam frikë për jetën time...”, - rrëfen Domi. Ai dyshon se e gjithë ngjarja ka ardhur pas vendosjes së dy flamujve të Partisë Demokratike mbi shtëpinë e tij. Aktualisht, forcat e policisë pohojnë se kanë marrë një deklaratë të të riut dhe se po punojnë për zbardhjen e kësaj çështjeje.
Kur ka lindur e gjithë kjo histori?
Ka qenë mbrëmja e datës 25 maj, kur unë dola nga shtëpia për të parë një ndeshje futbolli. Isha duke ecur dhe pak metra larg lokalit, trotuari ishte zënë nga disa fëmijë dhe disa gra. Unë, për të mos u hyrë në mes, kalova në asfalt dhe pastaj hipa sërish në trotuar. Në këtë moment, dëgjova një zhurmë të tme-rrshme të një makine tip “Lunch”, me targa italiane, ngjyrë e zezë, e cila po vinte në drejtimin tim e për pak hipi në trotuar. Shpëtova për qime. Nuk i kushtova rëndësi, sepse kujtova se mos kishin pirë, por u shqetësova shumë kur më erdhi mesazhi kërcënues në telefon.
Po kërcënimin, kur e keni marrë?
Ka qenë data 8 qershor kur në celular më erdhi një mesazh kërcënues.
Çfarë thuhej në mesazh?
“O Shukri, o kuksian i qelbur, do t’i q... robt. Më shpëtove një herë, por mos kujto se do të shpëtosh më, se je i vdekur, nuk ke nga shkon. Do të të vras, do të të shkatërroj me gjithë familjen”. Pas këtij mesazhi, unë ndihem i kërcënuar, por më tepër frikë kam për familjen time. Prandaj, kërkoj që policia ta marrë seriozisht kërcënimin që më është bërë. Unë ndihem i kërcënuar.
Keni bërë denoncim në polici?
Po, kam bërë fillimisht një deklaratë, për kërcënimin që më bënë me SMS-në. Por, para disa ditësh, rreth 20 metra larg shtëpisë, ishin dy persona që po më ruanin, dhe për këtë arsye në datën 11 qershor shkova sërish në polici. Më thanë se do merren me rastin tim. Unë tani kam frikë, se personi ose personat që më dërguan mesazhin, s’do më kërcënojnë më, por do kalojnë direkt në veprime.
Ju, keni ndonjë dyshim se kush mund ta ketë bërë një gjë të tillë dhe pse?
Unë nuk kam asnjë dyshim tek askush. Nuk kam asnjë konflikt, as personal, as familja ime. E vetmja gjë që unë dyshoj, besoj se mund të jetë për shkak të dy flamujve të Partisë Demokratike që unë kam vënë mbi shtëpi. Nuk kam asnjë bindje politike, i kam vënë se më thanë të tjerët dhe i vura. I vendosa në datën 24 maj, dhe në datën 25 tentuan të më shtypnin me makinë. Kjo besoj se duhet të jetë.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.