Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
S’ka rritje pagash e pensionesh nė korrik
» Dėrguar mė: 02/07/2013 - 06:46
Lajme te ngjashme
INSTAT: Eksportet, nė qershor rritje me 8.1% krahasuar me njė vit mė parė
• Datë: Jul 30, 2014
Lorenc Rabeta

Rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik, duket se është lënë mënjanë. Burime nga Ministria e Financave konfirmuan për “Gazetën Shqiptare” se drafti i përgatitur për këtë qëllim nuk është ekzekutuar pas zgjedhjeve, ndërkohë që nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore gjithashtu bëhet me dije se nuk është marrë asnjë njoftim për rritjen e pensioneve. Rritja e pensioneve mbi 4 për qind dhe e rrogave rreth 5 për qind qe parashikuar të hynte në fuqi gjatë muajit korrik. Drafti parashikonte që pensionet në qytet të rriteshin rreth 4 për qind dhe ato në fshat rriten mbi 5 për qind. Rritje do të shënonin edhe pagat në administratën publike, të cilat do të shtoheshin me një mesatare 5 për qind me pagat minimale që do të përfitonin rritjen më të lartë. Sipas skemës së Ministrisë së Financave, paga minimale nga 21 mijë lekë do të shkonte 22 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 5 %. Paga mesatare që tani është 51.3 mijë lekë do të arrinte në 52. 8 mijë lekë duke shënuar një rritje prej 3%.
Qeveria
Ndërkohë që duket se me të gjitha gjasat do të jetë parlamenti i ri, ai që do të vendosë mbi këtë rritje të paralajmëruar nga qeveria aktuale. Dhe me një parlament tashmë të dominuar nga të majtët, të cilët nuk janë shprehur gjatë fushatës elektorale për rritje pagash e pensionesh, fati i këtij premtimi mbetet pezull. Përmbushja e këtij premtimi të bërë pak përpara zgjedhjeve, bëhet edhe më i vështirë po t’u referohemi treguesve buxhetorë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet fiskale gjatë katër muajve të parë të vitit janë rritur me 9.8%, ndërsa të ardhurat vetëm 0.3%. Në këto kushte deficiti buxhetor është dyfishuar në raport me katër muajt e parë të vitit 2012, boshllëk që është financuar kryesisht përmes huamarrjes së brendshme. Vetëm para pak ditësh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, bëri apel për kujdes ndaj borxhit publik, duke artikuluar nevojën për përcaktimin e një tavani të ri për huanë qeveritare. Sipas Bankës së Shqipërisë, situata aktuale e shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore është materializuar në një deficit buxhetor rreth 2 herë më të lartë se në katër muajt e parë të vitit të kaluar.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.