Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura Shtetėrore, mbetėsit shans tė dytė nė shtator
» Dėrguar mė: 11/07/2013 - 07:09
Lajme te ngjashme
Rritja e tarifave, PD: Rama po u pakėson ēdo ditė shanset studentėve shqiptarė
• Datë: Oct 27, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Ministria e Arsimit publikon datat dhe detajet për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit, provimet do të zhvillohen në muajin shtator, duke nisur në datë 17 me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe mbyllen me provimin e lëndëve me zgjedhje në datë 21 shtator. Maturantët mbetës, numri i të cilave deri më tani pa dalë ende rezultatet e provimeve me zgjedhje ka arritur në mbi 4400 maturantë do të kenë një shans të dytë për të dhënë provimet e maturës. Udhëzimi përcakton se në këtë sesion të dytë të Maturës Shtetërore 2013 kanë të drejtë të hyjnë të gjithë kandidatët që nuk kanë marrë të gjitha provimet e maturës në fazën e parë, por kanë të drejtë të hynë edhe ata kandidatë që kanë mbaruar jashtë vendit si dhe ata që kanë mbaruar para vitit 2013.
Datat&Provimet
Provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2013 do të startojnë më provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më datë 17 shtator, dy ditë më pas do të jetë provimi i Matematikës, pra më 19 shtator dhe provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 21 shtator. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa do të jenë me përgjigje alternative dhe do vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do jenë me zhvillim dhe do vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë nga 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe do vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë. Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 3 orë. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, provimet e maturës në sesionin e vjeshtës nisin në orën 9:00, ndërkohë që kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hynë në orën 10:00.
Kriteret
e kandidatëve
Në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2013 janë përcaktuar katër kategori që do të mund të marrin pjesë në provime. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, në këtë sesion provimesh kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore, si dhe maturantët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2012-2013 dhe arrijnë t'i shlyejnë detyrimet në datat 4 dhe 6 shtator 2013. Për këta kandidatë është i vlefshëm Formulari A1 për dhënien e provimeve në këtë fazë të dytë. Të drejtë për të dhënë provimet e maturës në shtator kanë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2013, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar Formularin A1Z. Ndërkohë që një tjetër kategori janë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur nga MASH. Për maturantët që kanë mbaruar jashtë dhe ata që kanë mbaruar para 2013-ës, për të dhënë provimet e ma-turës duhet të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që i cakton DAR/ZA e vendbanimit. Për këto dy kategori plotësimi i Formularit A1Z do të bëhet nga datat 2 deri në 11 shtator 2013. Numri i kandidatëve pjesëmarrës në këto provime pritet të jetë mbi 5 mijë, pasi sipas të dhënave zyrtare, në të gjitha shkollat e mesme të vendit kanë mbetur 1009 maturantë, të cilat nuk arritën të merrnin dot vitin pasi kishin mbetur në një apo dy lëndë. Po ashtu nga rezultatet e dy provimeve të detyruara kanë rezultuar mbetës rreth 3400 kandidatë, më saktësisht 1178 kanë ngelur në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë si dhe 2241 kanë ngelur në Matematikë.
Administrimi
i provimeve
Në udhëzimin e ministrit urdhërohet që provimet të zhvillohen të përqendruara në drejtoritë arsimore rajonale. ZA Tropojë, ZA Lushnje dhe ZA Sarandë i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. ZA Delvinë e zhvillon provimin në qytetin e Sarandës. Drejtori i DAR-së, brenda datës 9 shtator 2013, njofton zyrtarisht AKP-në për mjediset ku do të zhvillohen provimet. Në ato drejtori arsimore ku rezulton se numri i maturantëve është më i madh se 500, mund të përdoren 2 mjedise.
Pagesat shtesë
Udhëzimi i datës 9 korrik 2013 i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj në dispozitat e fundit përcakton se, të gjithë punonjësit që angazhohen jashtë kohës normale të punës në procesin e administrimit dhe të vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2013, duhet të paguhen sipas akteve nënligjore në fuqi. Po ashtu duhet që institucionet përkatëse të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, hotelit dhe ushqimit të specialistëve të përfshirë në këtë proces.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.