Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura 2013, zbardhet Formulari A2
» Dėrguar mė: 21/07/2013 - 23:47
Lajme te ngjashme
Matura 2014, Mehmeti: Raporti, kontradiktor
• Datë: Nov 25, 2014
Ola Mitre

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar Formularin A2, i cili mund të plotësohet nga të gjithë ata maturantë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare. Në formularin e këtij viti, kandidatët për institucionet publike të arsimit të lartë mund të përzgjedhin midis 334 degëve, të cilat janë të shpërndara sipas universiteteve në të gjithë vendin. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit janë shtuar 31 degë, ndërkohë që ashtu siç është publikuar edhe më parë, në vitin akademik 2013-2014 do të pranohen 31 mijë studentë të rinj. Ndonëse AKP-ja nuk ka publikuar udhëzuesin e plotë për mënyrën e plotësimit, nga informacionet paraprake është bërë e ditur se ashtu si edhe vitin e kaluar Formulari A2 do të plotësohet online. Ky është viti i dytë, në të cilin aplikohet kjo formë plotësimi dhe ashtu si edhe vjet mendohet që maturantët do të mund të asistohen nga një mbikëqyrës, që mund të jetë mësuesi kujdestar. Po ashtu, maturantit do t'i duhet të përzgjedhë 10 degë të preferuara, ndërsa renditja do të bëhet sipas programit të studimit që ai dëshiron më tepër.
Pikët mesatare
Para disa ditësh, përmes një udhëzimi të publikuar në faqen e AKP-së u përcaktua se maturantët do të kenë afat deri në datën 24 korrik për plotësimin e pikëve mesatare. "Nisur nga kërkesat e DAR/ZA-ve dhe disa drejtorive të shkollave të mesme të vendit për shtyrje të afatit të përfundimit të procesit të regjistrimit në sistemin informatik të pikëve mesatare (apo notave mesatare), maturantëve /kandidatë, njoftojmë se: Afati i përfundimit të këtij procesi do të shtyhet deri ditën e mërkurë, datë 24.07.2013, ora 16.00", thuhej në udhëzim.
Pagesa
Çdo maturant që dëshiron të konkurrojë në garën e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik fillimisht duhet të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të Formularit A2, e cila këtë vit është 2000 lekë. Kjo pagesë mund të kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë. Fatura për arkëtim për këtë pagesë duhet të shkarkohet nga faqja online e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Me këtë mandat pagese maturanti paraqitet në shkollën e tij, e dorëzon atë dhe sigurohet që përfaqësuesja e shkollës të hedhë në sistem pikët apo notën mesatare të viteve të gjimnazit. Vetëm pas kryerjes së këtij procesi kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online Formularin A2 për Maturën Shtetërore 2013. Data e plotësimit të tij ende nuk është përcaktuar, ndërsa këto ditë pritet edhe udhëzimi i plotë. Maturantët që nuk kanë shlyer pagesën përkatëse e që për rrjedhojë nuk kanë në sistem pikët mesatare, nuk lejohen nga sistemi informatik që të plotësojnë online Formularin A2. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.