Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Ndryshimet, rritet tarifa e shkollimit nė universitete
» Dėrguar mė: 29/07/2013 - 06:33
Lajme te ngjashme
"Heqja e fashės 300 kWh", Berisha: Ēmimi i energjisė do rritet me 71%
• Datë: Oct 23, 2014
Ola Mitre

Të gjithë ata nxënës të rinj që do të fillojnë studimet në vitin akademik 2013-2014, do t'ju duhet që për të njëjtin program studimi të paguajnë më tepër se një vit më parë. Kjo, pasi tarifat e shkollimit të miratuara nga Këshilli i Ministrave kanë pësuar rritje. Ky ndryshim vihet re qoftë për Universitetin e Tiranës, ashtu edhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë publik në rrethe. Ndërsa ajo që bie më tepër në sy është diferenca shumë herë më e madhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kështu, nëse për degët e Fakultetit Histori-Filologji të UT-së vitin e kaluar paguhej 22 995 lekë për programin e parë dhe 103 345 lekë për programin e integruar, këtë vit akademik, ata që do të zgjedhin të studiojnë në një nga këto degë, duhet të paguajnë përkatësisht 23 915 lekë për të parin dhe 107 479 lekë për të dytin. Sa u takon programeve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, vitin e kaluar paguhej 17 241 lekë për programin e parë dhe 188 323 lekë për programet e integruara të ciklit të dytë. Ndërkohë që këtë vit, këto pagesa shkojnë në 17 930 lekë për të parin dhe 195 856 lekë për të dytin. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, tarifat e vitit të kaluar ishin përkatësisht 17 241 lekë për programin e parë dhe 125 491 për programin e integruar të ciklit të dytë të studimeve, ndërsa këtë vit ato shkojnë në 17 930 dhe 130 510 lekë për secilin prej tyre. E njëjta situatë vihet re edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku vitin e kaluar paguhej 34 503 lekë për programin e parë dhe 103 345 lekë për të integruarin. Ndërsa këtë vit këto vlera shkojnë në 35 883 lekë dhe 107 479 lekë. Edhe Fakulteti Ekonomik nuk i ka shpëtuar rritjes së tarifave të shkollimit për këtë vit akademik, ku do të paguhet 29 888 lekë për programin e parë dhe 83 052 lekë për programin e integruar të ciklit të dytë. Ndërkohë që, vitin e kaluar për degët e këtij fakulteti është paguar 28 738 lekë dhe 79857 për të integruarin. Në fakt, rritja vihet re në çdo universitet, fakultet apo degë të çdo qyteti, ndërsa Gazeta është munduar të sjellë disa krahasime për degët më kryesore që u takojnë universiteteve të kryqytetit. Ndërkohë që, sipas VKM-së së miratuar, kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013-2014, si dhe studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre apo jetimët, përjashtohen nga tarifa shkollore. Nga ky përjashtim fitojnë edhe jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore, dhe ata që vijnë nga "familje në nevojë", fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.