Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Rama: Nė shtator nis shembja e ndėrtimeve abuzive nė bregdet
» Dėrguar mė: 09/08/2013 - 07:47
Lajme te ngjashme
Universitetet, fituesit shpallen nė 16 shtator
• Datë: Sep 13, 2014
Mesha e shenjtė nė 21 shtator, Bashkia jep 50 mijė euro pėr altarin
• Datë: Sep 11, 2014
Darina Tanushi

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama paralajmëroi dje, përmes tre statuseve në ‘Tëitter’, se në shtator do të nisë një operacion i gjerë për ndërtimet abuzive në bregdet. Ai u kërkoi të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzues me parullën “Stop Rrënimit”. “Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye! “Stop Rrënimit”, shkroi dje, Rama në rrjetin social, “Tëitter” e “Facebook”. Më tej, kryeministri i ri vijon; “Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”. Kreu socialist u drejtohet shqiptarëve me fjalët: “Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqëroheni me “Stop Rrënimit”. Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i kushtoi një takim të veçantë çështjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Ai thirri në këtë takim, të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave që lidhen me detin, ku kërkoi që të ndalet urgjentisht hovi i ndërtimeve pa leje në zonat turistike. “Kjo gjendje alarmante ndërtimesh pa leje në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm si pasojë dhe e këtij vakuumi në periudhën e ndërrimit të qeverive. Në kushtet në të cilat flasim nuk kemi justifikim të bëjmë sehir, duhet të veprojmë të hedhim në tokë të gjitha ndërtimet që janë në zhvillim e sipër dhe të ndalim këtë dallgë që dëmton prona private dhe prona shteti”, u shpreh Rama në këtë tryezë. Sipas Ramës, bregdeti është pasuri për gjeneratat që vijnë, ndaj është detyrim i brezave sot ta ruajnë. Rama kërkoi që deri në shtator të kryhet një aksion në mbarë vendin për moslejimin e asnjë gardhi apo guri në plazh dhe prishjen e çdo ndërtimi pa leje të sapo nisur. Kreu i PS kërkoi që çdo person që cenon detin të dalë para drejtësisë. “Është aksion 2–mujor që të ndalojmë çdo karabina që po ngrihet tani, çdo hedhje gurësh në det jo vetëm duhet të zhbëhet, por ata që kanë cënuar detin duhet t’u çohen organeve të prokurorisë”, deklaroi në këtë takim, kryeministri i zgjedhur. Nga ana e tyre krerët e bashkive të zonave të bregdetit si Vlora, Durrësi, deklaruan se duhet rishikuar ligji i ndërtimeve dhe ai i legalizimeve që bien ndesh në disa pika me njëri-tjerrin.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.