Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Ekspozohet thesari i rrallė, me objekte tė 1800-ės
» Dėrguar mė: 19/08/2013 - 17:31
Lajme te ngjashme
‘Thesari’, hetim urdhrave pėr asgjėsimin e lekėve
• Datë: Aug 29, 2014
Konfindustria: Vjedhja e Thesarit, dėshtimi i fundit i BSH
• Datë: Aug 26, 2014
Thoma Nika

SARANDE -Ekspozitat pasojnë njëra- tjetrën në këto ditë gushti në qytetin e Sarandës, duke ndjekin ritmin dhe ecurinë e sezonit veror. Në fillim të këtij muaji, galerisë "Art Saranda" iu shtua ekspozita vetjake e piktorit Nikollaq Dhima. Ka qenë mbledhësi i antikuareve Petrit Myrtaj, që ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e vizitorëve, pushuesve dhe vendasve me çeljen e të parës ekspozitë të antikuareve. E çelur buzë shëtitores, e mbështetur nga bashkia e qytetit dhe mundësuar në mjediset e Muzeut të Traditës, ekspozita e antikuareve ka pasur vizitorë të shumtë, duke u vlerësuar si e veçantë në llojin e vet.
Petrit Myrtaj, një mbledhës dhe transportues i materialeve për skrap, me objektet 10-vjeçare të kulturës materiale popullore që ka grumbulluar, ka treguar se është një pasionant pas tyre dhe një gjurmues i mirë i antikuareve të trevës së jugut, për të cilat ka shpenzuar një pjesë të mirë të të ardhurave të siguruara nga puna e tij e përditshme. Ai tregon se prej kohësh i mbante ato në shtëpi, por këtë verë vendosi që të njohë me to edhe publikun, falë mbështetjes së bashkisë me sallën e ekspozitës në Muzeun e Traditës. "U desh një punë e kujdesshme dhe profesionale përzgjedhëse dhe me kritere për ekspozimin e tyre", - thotë drejtori i galerisë, Lefter Çeko. "Kemi bërë një kategorizim të fushave që përfaqësojnë këto antikuare dhe grupimin e tillë të objekteve që ia lehtëson perceptimin e ekspozitës çdo vizitori", - shprehet ai. Brenda ekspozitës gjen të organizuara më vete kategorinë e objekteve të punës, objekte shtëpie, objekte zbukurimi dhe objekte që kanë shërbyer për qëllime mbrojtëse. Në grupimin e parë janë ekspozuar plugu i parmendës, zigjet e pallanxat, makinat qepëse, kazanët e rakisë dhe gërshërët e qethjes së bagëtive, këmborët e zilet e tyre, si dhe mastrapatë e verës e të ujit. Në një grupim tjetër janë ekspozuar sinitë e sahanët, me tërë larminë e tyre. Ndër objektet e zbukurimit kanë zënë vend rripa mesi, toka etj. Mjaft interesante për të ndjekur evoluimin e objekteve të ndriçimit në breza, është grupimi që nis nga stralli e eshka, tek fotia, llamba, feneri e mbajtësja e qiririt. Ndërsa objektet e përdorura për qëllime mbrojtjeje, nisin nga gëzhoja e fishekut të hershëm e deri tek topi me gjyle guri, i ekspozuar në hyrje të ndërtesës së muzeut të Traditës, ku prej natës së mbrëmshme është ndalur shikimi i çdo kalimtari në shëtitore. Pavarësisht nga dallimet dhe veçoritë që kanë, ato të gjitha, - që nuk janë pak, por 340 objekte, - përfaqësojnë vlera dhe dëshmi të kulturës materiale të popullit të trevës jugore të vendit. "Edhe me këtë ekspozitë antikuaresh, ne si Bashki, që jemi institucion mbështetës, - u shpreh në përurim kryebashkiaku Stefan Çipa, - tregojmë se nuk është thjesht një slogan ajo që themi se, për çlodhjen e të gjithë atyre që preferojnë Sarandën, u takon vendasve e sidomos administruesve të qytetit të lodhen e të krijojnë sa më shumë variacion". E gjithë lëvizja artistike e forcave lokale krijuese dhe e atyre që mundësohet me elitën e artit dhe skenës kombëtare, bëhen organikisht pjesë e ofertës turistike të Sarandës së kësaj vere.
Koleksionisti
Rreth të 60-ave, me trup mesatar e të imët. Në mjediset e shtëpisë së tij, njëra nga dhomat është kthyer në një muze të rrallë etnokulturor. Aty mund të numërohen rreth 700 relike dhe objekte të trashëgimisë etnokulturore të popullit tonë. Për to Petriti na thotë se i janë dashur mbi 15 vjet punë pasiononte dhe e lodhshme për t'i grumbulluar, duke qenë tregtar skrapi. Ai thotë se kur ndesh në relike të tilla, të gjitha të punuara në bronz dhe bakër, nuk i tregton për skrap. "Kam menduar se kanë një vlerë që shkon drejt zhdukjes, dhe po u zhdukën nuk i gjen dot më", - thotë ai. Deri dje ai i mbante ato në një kat të vilës së tij dykatëshe. Por duke i vënë, siç thotë ai, në dy palë çelësa e në katër palë sy. Mjediset që në hyrje janë të siguruara me dopjo derë. Na thotë se ka qenë disa herë i kërcënuar nga grabitës dhe këto tentativa kanë ardhur pas kërkesave të tregtarëve të ndryshëm për të blerë relike, me qëllim vendosjen në lokalet e tyre tregtare. Refuzimi i prerë i Petritit ka bërë që ata të provojnë t'i marrin me anë të grabitjes, por nuk ia kanë dalë.
Ai shpreson që pas botimit të këtij shkrimi, te dikush, donator apo institucion qoftë, të mund të zgjohet interes dhe të mund të realizojë ngritjen e muzeut, nga më të rrallët në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme mundi dhe pasioni i tij kanë prekur një stad të ri. Ai guxoi t'i 'zhburgosë' objektet e veta antikuare dhe të ofrojë një ekspozitë për publikun dhe pushuesit.
"Mosha" e antikuareve
Në ekspozitën e tij, të çelur mbrëmjen e djeshme në Muzeun e Traditës të Bashkisë Sarandë, gjen mjete luftarake, kuzhine, argëtimi e jetese që nga koha e Turqisë. Ai tregon një shpatë luftarake e cila mban të stampuar vitin 1821, më tej një këmborë e kohës së Ali Pashës, pastaj pushkë e pistoleta të periudhës së Tanzimatit. Ai merr në dorë nga rafti mjetet e gjahut në periudha të ndryshme dhe thotë: "Mos harroni që i kam grumbulluar në gjithë Shqipërinë, në krahina të ndryshme të saj".
Për topin që zë vend në hyrje të muzeut, që ka shërbyer si zyrë dogane ku ka shërbyer edhe Naim Frashëri, Petriti thotë se është një top artilerie. Duke shpjeguar historinë e tij, tregon se është gjetur në det, në nënujin e Jonit nga peshkatarët dhe u shit për skrap e përfundoi një ditë në tregun ku ai është pjesë. "Unë e restaurova, - thotë ai, - siç e shihni, dhe u zbulua gjatë pastrimit se mban firmën 'Uzina Milano'. Mendoni të ishte shkrirë, për ku ishte nisur, a nuk do ishte një krim ndaj vlerave të kulturës shqiptare?", pyet Petriti, i kënaqur që e shpëtoi këtë objekt luftarak me vlera historike nga tjetërsimi i pagjurmë.
I ndjerë mirë brenda hobit të vet, Petriti thotë se, po të kishte një fond lekësh dhe një mjedis, do të ngrinte një muze privat që të funksiononte e të vihej tërë vitin në shërbim të publikut, për t'u njohur me vlerat që këto relike mbartin, por shprehet i kënaqur që hë për hë u gjet kjo mundësi ekspozimi, falë mbështetjes nga ana e Bashkisë dhe Kryetarit Çipa.
Pyetjes nëse e ka menduar ndonjëherë shitjen e tyre, Petriti i përgjigjet duke shtuar se "edhe mund t'i shes, por vetëm në një dorë".
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.